Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Intervista

Shqiptarja e famshme në Majami Ema Koja: Unë, stilistja e VIP-ave amerikanë

Anila Kadija
17 Janar 2011
Në Intervista

Sot dua t’ju prezantoj me Ema Koja, zonja pas Ema Savahl Design. Specializuar në copa unike pikturuar me dorë, Ema transformon pëlhura mëndafshi në art të ëmbël, të veshur me rruaza dhe kristale Swarovski.

Ema, me elegancën tënde, të kujton pikërisht volejbollisten e të rejave të Dinamos. Cili është sekreti i formës tënde të shkëlqyer?

Them se është meritë e fizikut tim, trashëguar edhe nga prindërit e mi, Vangjel e Sanije Koja, të dy sportistë, por në veçanti, nga babai im, ish-trajneri i Kombëtares së Vojlebollit për meshkuj, i cili më ka ushqyer gjithmonë dashurinë për sportin. Ishte mësuar t’u thoshte lojtarëve të tij: “Sporti është si arti. Ai nis si pasion dhe po shkoi mirë, kthehet në profesion”. Për mua, këto fjalë janë një busull orientuese që më ka drejtuar kudo. Çdo gjë lidhur me talentin tim e kam filluar si pasion e pastaj është kthyer në profesion. Ndodhi me sportin e më vonë, me modën.

Nuk e keni harruar asnjëherë sportin?

Unë kam mbetur gjithmonë në brendësi pasuesja e skuadrës, por jeta ka të papriturat e saj… Është si ai lumi që në një moment të caktuar, ndryshon drejtim e derdhet në një det tjetër. Sot, unë jam gjithmonë ajo pasuesja entuziaste, energjike, por e një tjetër skuadre, asaj të modës!

Ngjan ndopak sporti me artin?

Do të thoja se në jetën time ata kanë ndjekur gjithmonë njëri-tjetrin. Konkretizim, krijimtari, energji, janë emërues të përbashkët i këtij binomi për të cilin më flet ti. Jam bazuar në atë çka quhet talent e sidomos në besimin te vetvetja. Deri në momentin që talenti im shfaqej në sport, unë e kultivova atë me energji e stërvitje të vazhdueshme. Gjatë emigracionit tim në Itali, luaja me skuadrën e volejbollit të qytetit të Monopolit, Bari…

Si iu futët krijimeve stilistike?

Më ka pëlqyer gjithmonë moda. Krijoja veshje për veten time, modele të ndryshme që i kopjoja nga revistat e kohës, kam punuar edhe në qendra të rëndësishme tregtare të qytetit të Barit, si dhe për Blu Marin apo Off Limit. Kisha një lloj sintonie me ambientin e modës. Veshjet më mahnitnin. Për mua, ato ishin si veshjet e Hirushes, një ëndërr e artë në sirtar! Folëm në mënyrë figurative për lumin e jetës që ndryshon drejtim dhe, në njëfarë mënyre më ndodhi e njëjta gjë edhe mua. Pata një aksident në një nga ndeshjet e volejbollit me Monopolin, më doli shpatulla, kështu që isha e detyruar të rrija për një periudhë të gjatë pushim. A ke parasysh lojtarin kur vritet që pret në stol? Edhe për mua do të ishte ashtu, për fat të keq, për shumë kohë!

A mund të priste energjia e Emës në atë stol?

Jo. Përfitova nga rasti për t’u nisur në një udhëtim të gjatë turistik. Kështu, duke shëtitur nëpër botë, do të më vinte ndonjë ide tjetër! Bëj shaka… Doja vetëm të merresha me diçka që ta shfrytëzoja kohën në mënyre të dobishme. Ndoqa një itinerar të gjatë: Tunizi, Spanjë, Helsinki, Nju Jork. Kapa një rast fluturimthi për të mos pritur asnjë çast në atë stol për të cilin folëm. Më mahnitën ngjyrat e këtyre vendeve, shija… Me një fjalë, po më hapte krahët një ekzistencë tjetër, pa patur një ide të qartë se ç’do të bëja. Kur u mbaruan lekët, se, kur mbarojnë pushimet, mbarojnë edhe lekët, fillova të punoja. Çfarëdolloj pune… pa asnjë pretendim. Kush ka kaluar vitet e para në një vend të huaj, e di mirë… E rëndësishme është që dollarët ishin frut i djersës sime. Ky udhëtim përfundoi në Majami, ku më pëlqeu pa masë klima dhe natyra. Aty ndjeva ajrin të kishte erën e luleve, qielli më dukej më blu. Ndoshta ju duket absurde, por ndodhi si ajo dashuria me shikim të parë. Mendova për një çast: “Këtu më pëlqen, ndoshta do të gjej atë që kërkoj prej kohësh… ja ku është vendi idal ku dua të jetoj!”.

I kishit idetë të qarta?

Jo, aspak! Kisha vetëm një dëshirë: Të qëndroja në atë vend! Kështu, fillova të kërkoja punë. Duke më ndihmuar fiziku im, gjuhët e huaja që dija dhe mënyra e komunikimit, që nuk ka ndryshuar edhe sot, gjeta punë si shitëse në një dyqan të Majamit ku shiteshin veshje të firmave të viteve ‘60. Në duart e mia çdo ditë kalonin veshjet e atyre viteve, të stilistëve Emilio Puçi, Kristian Dior, Chanel… etj. Në dyqan kisha edhe dy makina qepëse të vjetra. Një ditë më lindi një ide e “çmendur”… Fillova t’i modifikoja veshjet sipas fantazisë time e t’i ekspozoja në vitrinën e dyqanit! Kam prishur me dhjetëra veshje derisa diçka dilte si doja unë.

Funksionoi ideja?

Sigurisht! Ishte hapi im i parë i suksesshëm. Filluan të vinin shumë modele, si Elena Kristensen, Linda Evanxhelista etj. që luanin mëndsh mbas atyre trasformimeve që u bëja veshjeve të viteve ‘60. Arrita deri aty sa pronari i dyqanit më la dorë të lirë e më propozoi një përqindje për çdo veshje të modifikuar dhe të shitur. Pa e kuptuar as unë vetë, kisha krijuar një stil, atë të transformimit të një veshjeje të modës së kaluar, në një model tërheqës, origjinal, që u përshtatej viteve 2000. Po hapej kështu ai sirtari ku ishte talenti im i dytë, arti. Mos harroni se po flasim për vitin 1994…

Po fillonin të qartësoheshin edhe idetë në këtë kohë?

Më pëlqente shumë ajo punë e fillova të përdorja pasionin. Kërkesat u rritën. Përgatita kostume baleti që do të përdoreshin natën e Krishtlindjeve në Klubin “Mango”, shumë i njohur dhe i frekuentuar në Majami. Aty vura të gjithë krijmtarinë time dhe rezultati qe i suksesshëm. Me fitimet e mbledhura pak nga pak, bleva makinën e parë qepëse profesionale, të cilën e kam edhe sot. Fillova të krijoj, por në dyqan shpesh më mungonte lënda e parë, metrazhe të ngjashme me veshjet e viteve ‘60. Besoj se e keni parasysh… përdoreshin dizenjo lulesh e vështirë ta gjeje atë metrazh në dyqanet e metrazheve në Majami. Duhet të furnizohesha në Nju Jork, por kjo gjë kushtonte kohë dhe lekë. Këtu më lindi ideja e pikturës mbi copë. Fillova t’i zëvendësoja vetë metrazhet, duke pikturuar vetë nëpër copa të thjeshta.

Kështu lindi linja e parë e stilit Ema?

Janë gjithmonë hapat e para, por nuk mund të rrija e të prisja në atë dyqan antikuariati, në mënyrë pasive. Që talentin tim ta njihnin dhe dyqanet e tjera, duhet të lëvizja. Kështu, si ajo sportistja energjike që zgjohej tek unë kur ishte nevoja, vesha patinat, mora në dorë valixhen time me lule ku kisha vizatimet e krijmtarisë sime dhe fillova të prezantoja në çdo dyqan krijimet e mia. Kur e mendoj sot me ç’guxim jam futur në dyqanet më me zë, pa patur asnjë lloj emocioni, më vjen të buzëqesh. Ndodh që, kur nuk frekuenton modën e lartë, ambientet luksose, nuk të bën përshtypje të hysh në portën e tyre kryesore, sepse nganjëherë as nuk e di se cila është e çfarë përfaqëson ajo, pa patur asnjë ndrojtje dhe asnjë problem. Mendon: “Të dalë ku të dalë, unë po provoj një herë, s’kam ç’humbas!”. Ndoshta ne shqiptarët kemi shumë kurajo…

Ishe akoma “turiste” në Majami?

Isha klandestine. Realiteti nuk mohohet… duhet të bëja patjetër diçka për të ekulibruar gjendjen time si emigrante. Amerika është vendi i demokracisë absolute, por që respekton rregullat dhe unë duhet t’i respektoja se kisha në mend të jetoja e të punoja në atë vend. Kështu, mora një bursë studimi sepse shkolla do të më ndihmonte me rregullat e qëndrimit. Punoja gjithë ditën e shkoja në shkollë, çdo darkë, pesë orë. Paraqitja në leksione ishte e detyrueshme.

Ocean One Studio që e para shkallë e karrierës tënde?

Kjo qe një nga studiot më të mira të modës amerikane. Filluan me një kërkesë të vogël, u vunë edhe çmimet vetë 60-70 dollar për veshje, që shiteshin menjëherë sepse unë krijoja diçka që mund ta vishte çdokush, derisa puna u rrit aq sa unë nuk e përballoja dot më vetëm. Tanimë, punoja për shumë dyqane të tjera dhe kërkesat ishin dhjetëfishuar. Në këtë moment, punësova rrobaqepsen e parë, një emigrante kolumbiane. Karriera ime po merrte një rrugë të qartë, isha entuziaste.

Po Eden Krash, kush është?

Eshtë një grup vajzash që këndonin dhe bënë videon e parë të tyren të veshura me një bluzë-top, të dizenjuar nga unë, në formën e fluturës. Patëm sukses të dyja palët. Ato u afirmuan e u bënë shumë të njohura në muzikën e grupeve amerikane dhe unë pata një kërkesë të jashtëzakonshme në shitjen e atij modeli, të cilin e emërtova “flutura”, në gjuhën shqipe. Maraja Keri ishte një kliente tjetër e rregullt e asaj linje.

Më vonë, Paris Hilton. Kam lexuar në librin e saj mbi veshjet e tua. Ajo ka veshur 18 copë, që i ka demonstruar në shumë raste mondane, duke thënë: “Këto modele i kam krijuar unë!”. Si ka mundësi?

Eshtë e vërtetë! Ajo thoshte ashtu, përvetësonte stilin e dikujt tjetër, por unë kisha nuhatje tregtie, nuk kishte rëndësi komenti i saj, kishte rëndësi reklama që po u bënte veshjeve të mia. Po flasim për linjën e dytë të quajtur “HAND PAIENTEDT”. E di si funksionon me VIP-at kur veshin ndonjë gjë të re? Janë si ekspozitë mode; të gjithë e kërkojnë atë veshje, se duan të imitojnë guston e dikujt që është dikushi! Nuk u gabova edhe në këtë rast. Pata një kërkesë të madhe për atë linjë nga dyqanet. Lili Kim, një tjetër artiste, më ka bërë një reklamë të madhe në të gjithë botën në koncertet e saj.

Kështu merr formë profesioni i stilistes?

Dolën Linja SAVARET, Linja INGLISH GARDEN, Linja LUMINAR. Linja CASCADE dhe e fundit BUTTERFLY. Janë të gjitha të shpjeguara në sitin tim vvvvvv.emasavahl.com Çdo linjë ka karakteristikën e vet, si në stil, ashtu edhe në materialin e përdorur. Për shembull, diku piktura me dorë, diku shkëlqimi, diku kristale svarovski, diku gurë të çmuar rrjetë metalike platini…

Ema, shikoj te ti një person të realizuar, por që ka akoma një rrugë të gjatë përpara. Në përgjithësi, stilistët mendojnë t’u ushqejnë edhe fëmijëve të tyre pasionin për modën e krijmtarinë stilistike. Ti, ç’mendon?

Them se jeta më ka dhuruar çdo gjë të bukur që unë kam ëndërruar. Djali im, Kade, është akoma i vogël, e ka mendjen te futbolli me shokët dhe nuk insistoj sepse do ta gjejë vetë rrugën, me talentin që i ka dhënë natyra. Unë udhëtoj shumë. Përveç shteteve të Amerikës, tani kam kontakte shitjeje edhe Evropë, në Francë, Paris, Angli, Turqi, Itali etj. Dua të hyj edhe në Rusi. Nuk është e lehtë të bësh një jetë kaq në lëvizje, por ajo të shpërblen me shumë kënaqësi. Jam e re, fantazia ime do të vazhdojë akoma për shumë kohë, shpresoj!

Një pyetje të fundit: Përse aktiviteti juaj quhet Ema Savahl couture ?

Eshtë një bashkim i emrit tim me emrin e prindërve, pra, gjithmonë, familja ime. Ajo është busulla orientuese së cilës i dedikoj suksesin. Përshëndes Shqipërinë!

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Lucia Esposito 1

Intervista a Lucia Esposito. «Ho voluto rendere Ershela immortale, eterna»

5 Maj 2025
Nertila

Nertila Ljarja: “L’uomo che non doveva mai morire, un libro per comprendere meglio l’Albania”

30 Prill 2025

Librat më të fundit

Il condottiero inglorioso

Il condottiero inglorioso

Qershor 2024
Enton Bido
Calibano Editore
9791256190201
Traditional Balkan Music (Vol. 1)

Traditional Balkan Music (Vol. 1)

Prill 2023
Bardh Jakova
Matteo Facchini
Fondazione Pirozzi
9788894316629
Labirinti

Labirinti

Tetor 2024
Anila Dahriu
‎Kinetès
9791280910257
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali