Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Intervista

Gjurmë të folklorit shqiptar në të përditshmen e veshjeve tona nga stilistët Kujta e Meri

Intervistë me stilistët kosovarë, Kujta & Meri

Adela Kolea
2 Dhjetor 2016
Në Intervista

Kujtim Berisha ka lindur më 11 korrik 1970 në qytetin e Gjakovës, Republika e Kosovës.
Dizajner profesionist, talent me p
ërvojë të gjatë.

Ky talent i është shfaqur që në moshën 10 – vjeçare.  Kujta, së bashku me vëllezërit e tij, në fillim të viteve  80-të, hap atelienë e parë me prodhim të vogël e të kufizuar veshjesh por, me cilësi të lartë për ish-tregun jugosllav. Ky sukses i arritur me ritme të shpejta, e çon Kujton drejt ndërmarrjes së nismës për prodhimin e veshjeve akoma edhe më të sofistikuara e me cilësi të lartë.

Në vitin 1990 Kujta themelon firmën e tij vetjake për  krijim e prodhim veshjesh për femra.  Ai e përqafoi suksesin në këtë fushë, kryesisht falë traditës së tij familjare, ndërsa në vitin 1991, njihet me Merin dhe bashkojnë talentet, prirjet, idetë e tyre krijuese – duke qenë i pranishëm gjithnjë në veprimtarinë e tyre syri i rreptë e kërkues,  kritik e profesional i Kujtos –  ide, të cilat pasurojnë  krijimtarinë e tyre dhe e çojnë atë drejt  suksesit të dukshëm ndaj realizimit të një stili veshjesh për femra elegant e madhështor njëkohësisht.

Persona publikë në mbarë trojet shqiptare nisen t’i drejtohen me kërkesa për veshjet e tyre, Ateliesë K&M, pasi vlerësuan veçantinë e krijimeve të tyre që di t’i vërë në dukje e t’u japë madhështi linjave të trupit femëror.

Lara Montanaro, Balerina e Teatrit Alla Scala të Milanos
Lara Montanaro, Balerina e Teatrit Alla Scala të Milanos

Një nga ëndrrat e Kujtos e Merit, qe pikërisht që krijimet e tyre të shtegtonin e të kalonin kufijtë e Kosovës, Shqipërisë  dhe t’i afroheshin Milanos, kryeqendrës së modës italiane e asaj botërore e kështu ndodhi.

Ata u ftuan të paraqesin krijimet e tyre në Milano Fashion Week 2009, ku korrën mjaft  sukses e u mirëpriten nga mediat, nga kritikë arti, gazetarë e kronistë mode.

Për ta shkruan mjaft media italiane dhe  krijimet e tyre u  vlerësuan e u zgjodhën për t’u veshur nga persona publikë e artistë italianë.
Veshjet e tyre, Kujta & Meri i ekspozuan n
ë vijim edhe në Kosovë, Frankfurt, Zyrih, Tiranë, Palermo, Acireale,(Itali).

Ndërthurja  e  materialeve e ngjyrave, që gjen hapësirë në modelet e punuara me shije e profesionalitet të lartë, të shtyn menjëherë të mendosh që krijimet K&M, janë  veçse fryt i shpirtit të një dizajneri të talentuar e profesionist.

www.kujtameri.com

Aspekti etnografik i një popullsie, përbën veçantinë e atij populli.
Është gjithnjë burim kënaqësie e kureshtie vëzhgimi i tij.
modele_kujta_meri Nën këtë aspekt, përtej studimit të mënyrës së jetesës – në rastin e popullit tonë, atij shqiptar – që në kohët më të lashta, përveç vërejtjes së aspektit gjuhësor e dialekteve apo idiomave krahinore, muzikës folklorike, përbërjes së bërthamës së familjes shqiptare, rolit të secilit nga pjesëtarët e familjes, bashkëjetesës familjare, mënyrës së ndërtimit të banesave nga njëra trevë në tjetrën, duke filluar që nga materialet e përdorura për ndërtim, apo nga format e strukturat e banesave, nga mobilimi i tyre, nga specialitetet e ndryshme të gatimit nga një zonë në tjetrën, një rol shumë të rëndësishëm e zënë veshjet popullore tradicionale shqiptare.

Ne kemi veshje të mrekullueshme popullore, nga një krahinë në tjetrën. Ato përbëhen nga materiale, modele, forma, qëndisma, prerje nga më të ndryshmet. U janë përshtatur si në materiale copash, ashtu edhe në modele, klimës sipas zonave, si veshje më të lehta e të holla, apo më të rënda – çdo zonë shquhet për veçantitë  e saj në qendisma, aksesorë, zbukurime e detaje nga më të imtat, që përbëjnë veçantinë e kulturës së saj materiale, përse jo, edhe patriotike, kombëtare apo shpirtërore – dhe sipas eventit apo kontekstit ku përdoreshin, ato janë të ndara në mënyrë të hollësishme. Në veshje të së përditshmes, apo të ceremonive, të punës etj. Këtu përbëjnë dallim modeli, ngjyra, materiali i copës etj.

Sot këto kostume popullore riprodhohen me mjeshtëri, pasi ato të hershmet origjinale tashmë janë në zhdukje.
Kuptohet që me kalimin e kohës, origjinalet që ruhen nga personat apo institucionet përkatëse e muzetë, si trashëgimi e vyer e që kërkojnë kushte absolutisht të kujdesshme për ruajtjen, fillojnë e konsumohen, ndaj me çdo kusht tradita vazhdohet jo vetëm me mirëmbajtjen e tyre por, dhe me riprodhimin.

modele_kujta_meri Më parë, edhe terminologjia e përkufizimit të këtyre krijuesve e punuesve ishte pa dyshim tjetër.
Duke nënkuptuar këta zejtarë, krijues veshjesh, kishim të bënim me rrobaqepës, me qëndistarë – këta të fundit, përse jo, duke pasur parasysh materialet e ndryshme të qëndismave, ku mund të bënte pjesë dhe fija e floririt apo argjendit, ndërthureshin në profesion e ishin njëkohësisht edhe punues të filigranës apo argjendarë – ndërsa sot, me globalizmin e terminologjinë e përbashkët, të njësuar anembanë botës, ata quhen “stilistë” apo “fashion designer”.

Në Shqipëri e Kosovë kemi shumë të tillë, të aftë në profesionin e tyre. Secili, me tiparet karakteristike vetjake në punime e krijime.

Sot, në ALBANIA NEWS, kemi të ftuar çiftin Kujta e Meri Berisha, dy stilistë kosovarë.

Arsyeja, për të cilën na tërhoqi veçanërisht komunikimi me ta, është kjo që vijon:
Ata realizojnë – përveç linjës klasike e moderne, të zakonshme të krijimeve të tyre –  krijime veshjesh të së përditshmes sonë, moderne, të cilat mbajnë në vetvete elemente apo detaje nga veshjet tona popullore e tradicionale.

Veshje të së përditshmes sonë, kombinuar me një element, me një qëndismë, me një detaj të “rrëmbyer” apo shkëputur nga veshje popullore shqiptare e trevave të ndryshme dhe përshtatur në veshjen e ditës.

Atëherë mbi një këmishë burrash mund të gjesh një palë spaleta me simbolin e flamurit shqiptar, mbi një bluze grash, qëndisma që riprodhojnë  detaje të marra nga këmisha apo jelekë të kostumeve popullore etj. Këto, nga treva të ndryshme.

Përfitojmë nga rasti për t’u drejtuar disa pyetje e për të bashkëndarë komunikimin tonë me lexuesit tanë në Shqipëri, Kosovë, Itali e kudo prej nga na ndjekin.


modele_kujta_meri Intervista.

Përshëndetje Kujta e Meri. Mirë se vini në ALBANIA NEWS.
Ju stilizoni ekskluzivisht veshje femërore?

Në përgjithësi stilizojmë veshje Haute Couture për femra dhe fustane nusesh, Wedding Dresses.
Por, edhe veshje për meshkuj, për raste të veçanta, duke konsideruar faktin se profili im i punës është i specializuar në Haute Couture.

Si ka qenë përgjithësisht rezultati i kësaj ndërthurjeje dyshe profesionale?


Kur dy persona i lidh dashuria dhe pasioni për një qëllim të përbashkët, nuk ka gjë më të vlefshme se kjo. Nëse do të na jepej mundësia e të jetuarit të një jete të dytë, jemi të sigurt se do të zgjidhnim të njëjtin rrugëtim të përbashkët.
Së bashku ndihemi shumë të plotësuar, përfshirë edhe aspektin profesional.

Në duetin tuaj krijues, cilat janë pikat më spikatëse të krijimtarisë së njërit e cilat, ato të tjetrës?

Meri: Kujta është ai që zotëron dhunti të mirëfilltë e talent në këtë fushë. Kjo është një gjë e rrallë dhe pak stilistë në botë mund të kenë fatin për një talent si ai i Kujtos, mund t’i numërosh me gishta.

Më tej, ështe diçka më vete ajo që është e lidhur me vështirësitë qe ai ka hasur  për të realizuar ëndrrën e tij në këtë profesion.
Ndaj Kujta është nr.1 jo vetëm në firmën tonë por, të tillë unë e konsideroj atë edhe në nivel botëror.
Ndërsa unë, Meri, në fashion jam nxënësja e Kujtos.

Por, kemi ndërthurur talentet e dhuntitë tona në mënyrë të përsosur. Unë jam administruese e firmës dhe në skice jam më e aftë se Kujta.
Ai i futet idesë së tij në realizim dhe nuk dëshiron të humbasë asnjë sekondë kur ideja sapo i ka lindur. Fillon punën dhe – edhe nëse ka kaluar mesnata – drita e tij mbi tavolinën e punës, nuk fiket.  Ajo vazhdon të mbetet e ndezur.

Miriam Cani
Miriam Cani

Aktualisht me çfarë po merreni?

Aktualisht jemi duke punuar si stilistë të spektaklit “Dance With Me”, Albania. Gjendemi aty në një bashkëpunim me Vera Grabockën, ku me gojën plot e me dorë në zemër, mund të them që ajo është ikonë e kulturës shqiptare.

Jemi shumë të lumtur të punojmë me të e stafin e saj. Ajo di të vlerësojë talentet e vërteta dhe t’u ofrojë vendin që ata meritojnë.
Veprimtaria jonë në “Dance With Me” konsiston në faktin e përgatitjes nga ana jonë, në një periudhë rreth 4 mujore, të 40 veshjeve për çdo jave, veshje këto për personazhet vip e balerinët, shoqëruesit e tyre.

Valbona Selimllari vishet çdo javë të spektaklit nga krijimet tona. Me raste, vishet me krijimet tona edhe Alketa Vejsiu.

Të integrosh elemente të folklorit tonë, në veshje normale ditore apo mbrëmjeje, kjo përbën një zgjedhje të guximshme. Si ju lindi ideja e krijimit të veshjeve të tilla?

Elementet bazë të veshjeve folklorike shqiptare, përmbajnë një veçanti e art më vete. Për të rigjallëruar traditën tonë dhe për ta ndërthurur me kohët moderne që po jetojmë, ne kemi ditur, falë talentit tonë, se çfarë detajesh të marrim nga ato e t’i përshtasim mbi veshjet e sotme, ato të së përditshmes sonë pra.

Dihet që klasikja është e pashmangshme.
Ama, i ndërthurim me mjeshtëri të gjitha elementet bashkë dhe arrijmë të realizojmë një fantazi të bukur edhe në realitet.

Projekte të reja?

Hapja e showroom-it në Prishtinë.
Menjëherë pas spektaklit “Dance With Me”, fillojmë me brendësinë  e objektit.

kujta_meri_modele

Argumenta të trajtuar: Prishtinë
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Lucia Esposito 1

Intervista a Lucia Esposito. «Ho voluto rendere Ershela immortale, eterna»

5 Maj 2025
Nertila

Nertila Ljarja: “L’uomo che non doveva mai morire, un libro per comprendere meglio l’Albania”

30 Prill 2025

Librat më të fundit

Il Muro

Il Muro

Janar 2023
Selma Dino
Europa Edizioni
9791220134255
La valle dei bambini perduti

La valle dei bambini perduti

Tetor 2022
Artur Nuraj
Marsilio
9788829711239
Giustizia

Giustizia

Nëntor 2022
Eltjon Bida
PubMe
9791254582398
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali