Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Intervista

Justina Aliaj – denoncuesit e mi… më përqafojnë

Nga Raimonda Dervishi Shundi
25 Korrik 2016
Në Intervista

Justina Aliaj

U takuam shpesh për kafet tona të intervistës dhe teksa ndodhitë i linin vend njëra-tjetrës, e bukura Justin transformohej në copëza kujtimesh ku personazhin e kisha aty, të pa censuruar, të pakompromentuar, të pashfaqur, me pasionin dhe dritën që i fekste në atë orë të natës-mëngjes. Tashmë kafeja jonë ishte rrëfimi i filmit të jetës së saj, dhe Justi këtu ndjehet nën trysninë e periudhës përkatëse. Marroset kur flet për fëmijërinë, e mrekullueshme kur nis rrugëtimin e pasioneve, e ngrirë në rrëfimin e 20-vjeçares “armike”. E ftohtë për ata që e përfshinë. Krenare për fëmijët. Me dritë për ata që e përkrahën dhe mirnjohje pa fund!  

Mbetur ne mendjen e Shqiptareve si kengetarja aktore se ciles festivali i 11-te ne Rtsh i ngriu buzeqeshjen e suksesit per tju kthyer pas disa dekadash. Do te ishte ftesa e Teatrit Kombetar per shfaqjen “Tartufi” te Molier me regji nga Erion Kame qe e solli ne skenen magjiplote. Pak muaj me pas nis puna me regjisorin Stefan Capaliku ne dramen „20 vjet, 2 jave dhe 2 dite”  Dhe se fundmi recitali  „Justina show“ ne skenen e Teatrit te Operas e Baletit, tamam ne ate auditor ku u godit edhe festivali aq i perfolur nga shqiptaret,  i 11-ti.  

Ne kete rrefim do te shohim nje Justin ndryshe ku  nostalgjia kaperthehet me te sotmen.  E trishtuara me sfidat e rradhes. Ballafaqimet me koleget denoncues, paqtimi i heshtur.

“Festivalin e 11-të edhe të dua ta harroj … ma kujtonë të tjerët„

Aliaj – Për denoncuesit e mi, nuk ndjej as urrejtje, as dashuri, veçse e lumtur që nuk ika nga kjo botë pa i njohur

A keni mundur t’ia largoni vetes shijen e hidhur të  mendimit të Festivalit të 11-te?

Është  e  pamundur. Është njësh me qënien time! Siç e mbart zemra ngado qe shkoj, ashtu është edhe Festivali i 11-të.  Madje edhe të dua, nuk më lenë njërëzit që më rrethojnë pa ma kujtuar, ja…siç po bëni edhe ju në intervistën tuaj. Muzika, melodia e të famshmit festival i 11-të ishte si një foshnje që dha shenja që do të rritej shëndetshëm e bukur. Do ta risnim në këmbët e veta ashtu si rrënjët e pemës të kapërthyera e të bëra njësh në tokën e vet. E them këtë sepse vetëm ne, të gjithë ne pra që e lindëm atë festival, vumë vulën tonë duke e pagëzuar me emër dhe mbiemër “Festivali i 11”. Unë besoj në jetën dhe përjetësinë: foshnja, muzika, avangardia e muzikes Shqiptare që u pagëzua me emrin “Festivali i 11„ të jetojë në kujtesën e një populli. Më së miri kjo ka dhënë dhe edhe do të vazhdojë të jetë prova me brezat që janë dhe do të vijnë  duke i kënduar këngët tona.
E megjithatë, ndodh që e shtyj, e largoj, mundohem ta mohoj, ta fsheh, ta harroj nëpër vatrat e tjera të trurit sepse ngadonjeherë më merr frymën, më tmerron.

Denoncuesit tuaj ishin kolegët; si ishte përditshmëria me to pasi i dinit emtrat e tyre?

As urrejtje, as dashuri, veçse e lumtur që nuk ika nga kjo botë pa i njohur ata që vazhdojnë edhe sot të më puthin me “mall”, “respekt” e “dashuri”. Por t’ju them të drejtën e shpirtit, tek flas me ta, shpesh fytyra ime ngel në mënyrë habitore. “Përse?” do të thoni ju – sepse unë gjatë gjithë kalvarit tim të pasojave të rënda e peripecive që kalova, nuk më zhdukën brendinë time, potencialin tim shpirtëror, atë talent që ma ka fal i madhi Zot e që personalisht nuk kam aspak të drejtë të krenohem, sinqerisht sepse  nuk e linda unë talentin në mua; është vepër e dikujt tjetër. Pra unë mundohem me ekzaktësi e sa më bukur dhe maksimalisht me punu.  Ato nuk mundën që me ma heq mua e me ia bashkangjit atyre dhe ato e dinë mirë këtë. Emri që unë i kam vënë këtyre njerëzve jo normal është: mjeranë, që fatkeqësisht kane në dorë jetë njerëzish dhe guxojne të prekin dhuratat e Zotit. Ai ështe duke na pare. Atij ju nuk i fshiheni dot.

Sa prej tyre ju kanë kërkuar ndjesë?

…Vetëm 2.

Sa ju kane bere keq?

Shumë, nuk i numëroj dot. Ardhtë dita t’i harrojë, do me thene të më lënë të qetë. Mbase edhe kështu.

Cilat ishin këngët që këndonit pas rehablitimit?

Pas 18 vitesh nga Festivali i 11-të, për të parën herë në ekran jam shfaqur me këngën “Mall për Vendlindjen”. Tish Daija është vula për këtë balade të paharruar. Oh sa histori ka kjo këngë, por unë sot  po kam dëshirë me nderuar disa nga ata muzikantë që më janë aq të dashur e i jam aq mirënjohëse. I ndjeri dhe i paharrueshmi Alqi Kareco, që e zbukuroi aq mrekullisht këngën me orkestracionin e tij dhe lëvizjet brilante të gishtave te tij në pjano. Alqi më ka ngjethur shpirtin sa herë me menyrën se si ai e konceptoi baladën. (shpesh muzikantët e quajnë këngën “Mall për Vendlindjen” si balada klasike Shqiptare). I talentuari Gugash Balena, violina e se cilit tingëllon si e një virtuozi të vërtetë, i pavdekshëm në introduksionet e këngës dhe që për hirin e së vërtetës dua ta them sinqerisht se ngado që e dëgjoj këngën time të kënduar, (apo edhe mua vetë kur mundohen me më shoqëruar alternativa të ndryshme orkestracioni për këtë baladë) askënd e askush nuk e dëgjova të tingëllojë si violina e Gugash Balenës së vitit 90’ kur edhe u inçizua. Faleminderit Gugash. Tish Daija është legjendë në muzikën Shqiptare dhe personalisht i jam pafundësisht mirënjohëse. E quaj për krenari që jam pjesë e karrierës muzikore të së madhit Daija.

Keni thënë se i jeni rishfaqur publikut vetëm me këngët popullore pasi jua ndaluan muziken e lehte, me cilat?

Po. Kënga e parë popullore që jam shfaqur në publik ishte kanga shkodrane “ Ala emnin s’ta kam xanë”

Në karrierën time artistike, kënga popullore është e ngjitur si mishi me thuan. E pra unë edhe sot dëshiroj me e falenderue deri në kup të qiellit bylbylin, krenarinë e qytetit tim dhe zotnin e Shkodrës, Bik Ndonja. (Sigurisht edhe kjo kangë ka të kaluemen e vet të idhët e të bukur, por për një herë tjetër).

Cigarja te pihej nga femrat ne rinine tende ishte tabu, si e keni nisur?

Një shoqe në fakultet ma pati dhënë një cigare me e djeg si kot medemek hmmm… Mbas pak kohësh, nuk ishte më medemek por për dreq të këtij vesi ajo u bë domosdoshmëri. Ju lutem te gjithëve që lexoni këto rreshta dhe që e pini atë: mos më bëni me rrejt, por ma jepni këtë dreq të drejte (hahaha). Ironia qëndroi në faktin se ajo shoqja që më dha cigaren për “sport„ nuk e piu kurrë, vetëm sa ma lëshoi mua në dorë.  Më vjen mirë që më pyetët pasi unë po dëshiroj me tanë loçkën e shpirtit me ju ndihmue juve të gjithë cigare-tymosesit se unë arrita më në fund ta le nëpërmjet një mjekimi i cili ma hoqi përfundimisht dëshirën dhe tymin nga mushkëritë e mia. Kam vite që tashmë jam pa të dhe shuuumë më e qetë.

Ishte Tartufi ai që ju solli në Teatrin Kombëtar?

Jo, nuk ishte Tartufi që më solli. Ishte drejtori i teatrit kombëtar që më solli të interpretoj në teater me pjesën e Tartufit, ku une pata rolin e të mrekullueshmes zonjën Pernelë, rol i cili më bëri të prek kënaqësinë e profesionit tim të shtrenjtë përfshirë skenen time. E dashuroj Pernelen (personazhin) dhe kam dhënë gjithçka që ky rol të ishte dinjitoz me gjithë çmendurinë e personazhit të cilit unë luaja. Kam punuar në çdo detaj siç edhe kam mënyrën time të të punuarit me tekstin, deri te kostumi, ngjyra blu të cilën ai përfundimisht mori, apo vogëlsira të shumta pa e lodhur lexuesin tim.

Aktrimi eshte nje profesion i cili duhet ushtruar; pas sa vitesh pushim e përqafuat ate dhe a e patët të vështirë ringjitjen në skenë?

Aspak… gjithçka nisi ku e kisha lënë.

A do të bënit sërisht atë që bëtë në 91’, pra të largoheshit nga Shqipëria?

Po.

Rubini (djali) është i pari student Shqiptar i cili pati mundësinë të studiojë në një nga shkollat më dinjitoze “Juilliard School” në New York. Ju jetuat me të; si ishte e përditshmja e Justit atje?

Rubini jeton në New York që në vitin 1996  pasi e ëma e tij e kishte lënë atdheun që femijët e saj të studionin në shkollat më të mira të mundshme, as më pak e as më shume, veç aq sa meritionin, pra sipas talentit të tyre.

Si arriti gjer atje, në një shkollë aq të njohur? Nuk ka se si të bëhet më thjeshtë; Rubini ka studiuar për violonçel në shkollën „Kongresi i Përmetit“. Kur ishte 15 vjeç e la Shqipërinë dhe u vendos në Bruksel. Aty studioi vetëm një vit, sepse pas një viti në Bruksel konkuroi në konservatorin „Richard Strauss“ në Mynih ku dhe fitoi konkursin,  por u desh vetëm një vit në këtë konservator dhe e la për të gjetur një shkollë akoma më të mirë. Duke qenë se në parimin tim është krejtësisht e qartësueme se talenti fiton, nuk bëra asgje tjetër veçse e dërgova djalin me konkurue me më të talentuarit që studiojnë në këtë shkollë. Djalin tim nuk e pyeten se „A ke të dënuar në familje?“. Më kënaq shumë që im bir është studenti i parë Shqipëtar i diplomuar në atë shkollë. Sot Rubini vazhdon të punojë në New York. Është edhe kompozitor. Pasioni i tij më i madh nuk është vetëm violonçeli, por edhe muzika Jazz. Ai kompozon dhe luan vetë, por kompozimet e tij luen edhe nga orkestra të tjera të New Yorkut.

Si niste dita juaj, tashme pa profesionin karikues?

Me të mirat dhe të mundimshmet e një njeriu që është larguar nga atdheu për një jetë më të mirë për të gjithë familjen. Kam jetuar një lumturi që vetëm shpirti im e di. Kohën që shkoja me takue shumë shpesh djalin në shkollë  në „West 66” rrugë në Manhatan. Karshi shkollës së djalit ishte një librari „Barney and Nobels“. Unë shkoja në atë librari me libra përpara dhe rrija me orë të tëra dhe prisja tim bir. Zgjidhja disa libra që preferoja, ngjitesha në katin më të lartë dhe për orë e orë shfletoja librat duke pirë kafe. Nuk shkëputesha prej asaj kafe-biblioteke derisa vinte djali, e pastaj bisedat tona nuk mbaronin. Kohë lumturie kur shpesh djali me shokët bënin koncerte nëpër shtëpitë e shokëve të tij. Ishte një mrekulli, sepse kthehej në një koncert të vertetë, me spektatorë të shumtë si unë, prindër dhe miq. Përsa i përket jetës sime artisike, ishte e rrallë – fare e rrallë, cfilitëse, e mundimshme, sepse unë vetëm mendoja, aspiroja, sepse nuk kisha buxhet për të realizuar ëndrrën time. Një vit e gjysëm kam studiuar Anglisht. Kam kënduar në shumë koncerte. Në një kabare kam realizuar show-un tim ku kam kënduar në shtatë gjuhë. Por teatri më mungonte shumë. Ishte shumë e vështirë ta lëvroje. Kam interpretuar në Off-Broadway tragjedinë e Euripidit “Gratë Trojane” ku interpretova rolin e mbretëreshes Hekub. Në teatrin e famshëm “La Mamma” kam interpretuar rolin mashkullor të Homerit, tek vepra “Nobodysees”.

Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme në një teatër të madh në aspektin artistik gjithmonë. Në këtë rol unë kam folur Anglisht, Frëngjisht dhe mërmërisja Shqip, pasi nuk ma lejonte regjia. Kam patur edhe nje bashkëpunim më Timo Fllokon në një film, por në një rast të dytë do t‘i risjell konkretish për ju.

Cila ishte fjala në Shqip të cilën e mërmërisje pa ju dëgjuar regjia?

“O Zot”

A ju mungoi ndopak Shqipëria?

Po, padyshim. Nostalgjia është e pazëvendësueshme, madje arrija deri aty sa thosha “Edhe era, a thua vjen nga Shqipëria?” …por jeta qënka e çuditshme. Dua të them se më mungonte atdheu im, po kur vija këtu ne Shqipëri, më mungonte ai qe lash pas.

Çfarë po bën Flonja Kodheli (e bija) nga ato që ju nuk mundet dot?

Flonja ka shumë më shumë nga ato që unë i ëndërroja t’i kisha, nga ato që mu mohuan, nga ajo ndërprerje artificiale që mu bë. Flonja ka lirinë e zgjedhjes dhe te rrefuzimit të ofertave profesionale. Do ta quaja “lluks” në kohën timë këtë që Flonja e ka sot.

Profesionalisht, Flonja sa ka nga Justi përveç konfidencialitetit me kameran apo qetësinë e veprimit?

Më vjen mirë Monda që ma thua, e vertet që Flonjën e karakterizon një qetësi e dukshme skenike që të mban pezull deri në momentin e finalizimit të shfaqjes. Kjo qetësi për të zbuluar personazhin pak nga pak deri në fund të veprës e bën të veçante dhe më bën krenare.

Çfarë kujtoni nga femijëria?

Koha më e artë e jetës sime është fëmijëria, e pasur me jetë, me dashuri në familje, aktivitete të pafundme. Mbaj mënd 6 vjeç kam mësuar notin duke kënduar këngët Shkodrane. Kamë qënë shumë kurreshtare, intuitive. Mamaja më bërtiste sepse merrja çarçafët e shtëpise dhe luaja teatër “Borëbardhën”. Lojërat e preferua si “Kush pozon më bukur”, teatri… e çapkënllëqe pa fund. Ndërsa Shiroka ka qenë nostalgjia më e madhe për mua.

Cili ka qenë afër jush kur të tjerët u zhdukën?

Përulem përpara emrit të madh të Dritëro Agollit, Sadijes – gruas, fisnikes së tij – e cila çdo gjë që kishte në dorë, kërkonte të më lançonte e të mënjanonte pengesat që më dilnin pafundësisht. Sadija ka organizuar koncertin tim recial të parë me poezite e Ali Podrimës e të ndjerit Ndoc Gjetja. Ishte iniciativa e kësaj gruaje të lartë që punoi si bleta për të më kënaqur mua profesionalisht. Me këtë recital ne shëtitëm nëpër Shqipëri dhe Zvicër. Kjo ishte hera ime e parë që dola jashtë shtetit.

Emra të tjerë të cilët kanë qenë tek unë në momentet më të vështira të jetës sime dhe janë gdhendur në të tërën time janë: shpëtimtari im (kështu i them) Bilal Parruca, ish kryetari i komiteti ekzekutiv të Shkodrës. Viktor Gjika, Bardhyl Zekja – këto më hapën derën në ato kohë të ftohta.

Midis këngës dhe teatrit, si do të ishte peshorja e preferencave?

Është e thjeshtë – janë dy masa në barazpeshë ku secila anë kerkon të marrë peshën e tjetrës.

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Fabrizio Gatti

La storia di un bambino albanese nella periferia di Milano

25 Janar 2023
Gentiana Minga

Tempi che sono…la recensione del libro di Gentiana Minga

24 Janar 2023

Librat më të fundit

Poesie che cadono dal cielo

Poesie che cadono dal cielo

Nëntor 2021
Riccardo Attardo
Gruppo Albatros
9788830647510
Sognando le stelle dello sport

Sognando le stelle dello sport

Janar 2021
Agim Gruda
9798697047583
Dio si declina sul gelsomino

Dio si declina sul gelsomino

Korrik 2021
Shqiponja Axhami Trota
Besa Muci
9788836291717
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}