Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Intervista

“Shqiptarët luajtën me zemër e guxim!” – Intervistë me humoristin Gilles Bellatre

Kryesisht humor, ama doja të tregoja që populli shqiptar është i këndshëm e meriton të njihet

Nga Adela Kolea
28 Qershor 2016
Në Intervista

Publiku shqiptar e njohu humoristin Gilles Bellatre kryesisht nëpërmjet videove të tij zbavitëse, të cilat mishërojnë personazhin shqiptar me gjestet, gjuhën, zakonet, me shfaqjen e disa elementeve të kulturës shqiptare. E gjitha kjo, përgjatë Euro 2016-ës dhe ai i vlerësoi mjaft ato.
T
ë tilla video rezultuan tejet efikase, ndonëse kuptohet që një video interneti nuk është e njëjtë me një video televizive.
Zgjodh
ëm t’i drejtonim atij disa pyetje për ALBANIA NEWS.

 

– Mirëdita Gilles dhe faleminderit që më mundësuat këtë intervistë.

Faleminderit juve, Adela.

– Si për fillim, a mund të prezantoheni me pak fjalë? Kush fshihet pas emrit Gilles Bellatre?
Prezantohem: unë jam Gilles Bellatre, një djalë i ri 29 vjeçar, student në vitin e 9-të e të parafundit në Fakultetin e Mjekësisë në Nice.
Por, Gilles Bellatre
është në fakt personazhi im. Një personazh humoristik, krejtësisht autoironik. Në të vërtetë, unë quhem Andi e këtu ndryshon çështja.

– Cila është vendlindja juaj? A ktheheni shpesh atje?
Unë kam lindur në Shqipëri, me saktësisht në qytetin e Fierit. Kam kaluar një pjesë të vogël të fëmijërisë sime aty.
Ka pak koh
ë që nuk kam shkuar më.

– Si arritët në këtë aventurë të bukur, në shfaqjen e videove komike në internet?Ju vetë i shkruani tekstet e videove dhe u zgjidhni tematikat?
Po, bëj gjithçka vetë: shkrimin, realizimin, montazhin. Kam mësuar vetë për këtë dhe kjo është veçse kënaqësi për mua.

Gilles Bellatre

Ju keni shfaqur video të shumta humoristike por, ne shqiptarët e njohëm personazhin tuaj, kryesisht nëpërmjet videove mbi Kombëtaren Shqiptare të Futbollit  dhe tifozët e saj përgjatë Euro 2016-ës.
Shqiptar
ë të shumtë kanë pyetur veten se nga vini ju: nëse jeni një francez që njeh gjuhën shqipe, zakonet e traditat shqiptare, apo, nëse jeni një shqiptar që jeton në Francë. Për këtë nuk kishte qartësi në fakt, ngaqë ju keni mishëruar më së miri personazhin tuaj shqiptar, të cilit i flisni edhe gjuhën.

–
Ç’mesazh shpresoni të përcillni mbi shqiptarët nëpërmjet videove tuaja?
Unë përgatis shumë video, ky është pasioni im i mirëfilltë.
Prej k
ëtu, në Euro 2016-ën, Shqipëria, në një grup me Francën.
Me lindi dëshira të përgatisja një video mbi këtë vend të këndshëm, të cilin, pak të huaj e njohin, fatkeqësisht.
B
ëhet fjalë kryesisht për humor, por doja të tregoja gjithashtu që ai shqiptar, është  një popull tërheqës, që meriton të njihet.
Por gjithsesi,
është gjithçka për zbavitje mbi të gjitha!

Gilles Bellatre

– A jeni i kënaqur për rezultatin e arritur me videot?
Kam mbetur shumë i befasur për mahnitjen që ka shkaktuar kjo video. Kam marrë shumë mesazhe mbështetjeje dhe kjo më ka sjellë mjaft kënaqësi.  Shumë shqiptarë kanë gjetur veten në brendësinë e videos.

– Çfarë mendoni mbi cilësinë e paraqitjes së Kombëtares Shqiptare në Euro 2016?
Më pëlqeu shumë ekipi i futbollit shqiptar. Unë me ta u njoha përgjatë këtij Evropiani, ashtu sikurse edhe shumë të tjerëve u ndodhi kjo gjë dhe qe një befasi mjaft e bukur! Ata lanë një përshtypje shumë të mirë këtu, sepse  luajtën si një ekip, që të njëmbëdhjetët të bashkuar, me shumë zemër e guxim.
Dhe, besom
ëni, shumë njerëz këtu donin t’i shihnin që të kualifikoheshin, pikërisht për këtë arsye. Ata luajtën një Evropian të parë për ta, shumë të mirë.

 Gilles Bellatre

– Si e përfytyroni të ardhmen tuaj, si mjek apo si aktor?
E ardhmja ime do të jetë si mjek. Megjithatë, nëse nga ana tjetër, do të bëhesha pak e nga pak aktor, kjo do të ishte një diçka e shtuar.

– A keni menduar të shkoni në Shqipëri me pushime këtë verë?
– Po, do t
ë përpiqem të shkoj këtë verë.

– Faleminderit për realizimin e kësaj interviste ekskluzive për ALBANIA NEWS në Itali.
Vazhdim të këndshëm!
Faleminderit juve për intervistën.
Ditën e mirë Adela!

– Ditën e mirë, Andi!


Artikulli origjinal në frengjisht është publikuar më datë 28 qershor 2016 në ALBANIA NEWS me titull “Croyez- moi, beaucoup de gens voulaient voir les Albanais se qualifier!”. Gilles Bellatre

Croyez- moi, beaucoup de gens voulaient voir les Albanais se qualifier!

Argumenta të trajtuar: Kombëtarja shqiptare
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Statua di Enver Hoxha

Da piccino nella svolta dell’Albania

3 Shkurt 2023
Richiamare Bene Valbona Jakova

Il richiamo alla vita nelle poesie di Valbona Jakova

1 Shkurt 2023

Librat më të fundit

Sviluppare l’identità culturale

Sviluppare l’identità culturale

Janar 2022
Albana Canollari-Baze
Sapienza
9786202949873
The Guard and The King

The Guard and The King

Nëntor 2021
Brunilda Begaj
Daria Torresan
9798769417351
I giorni dolci

I giorni dolci

Tetor 2022
Silvia Iside
9798356641794
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}