Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Intervista

Eugert Zhupa, çiklisti profesionist që ëndërron një Giro d’Italia në Shqipëri

Në një intervistë për Albania News, Eugert Zhupa tregon mbi jetën e tij si çiklist profesionist. Gjithashtu jep disa këshilla si të zhvillohet ky sport ende jo fort i njohur në Shqipëri.

Fatjona Lamçe
3 Dhjetor 2018
Në Intervista

Kam intervistuar Eugert Zhupën, disa herë kampion i çiklizmit në Shqipëri dhe çiklisti i parë profesionist në historinë e çiklizmit shqiptar.

Këtë vit ai mori pjesë në Xhiron e Italisë (Giro d’Italia), ku ishte ndër protagonistët më aktivë, gjithmonë shumë luftarak dhe i gatshëm për të nisjen e radhës. I lindur në vitin 1990 në qytetin e Durrësit, në moshën 6 vjeçare u transferua në Reggio Emilia ku u rrit ai dhe pasioni i tij për çiklizmin. Patëm një bisedë ku folëm për shumë gjëra, çiklizëm – sigurisht – por edhe integrimin, Shqipërinë, emigracionin, identitetin.

Eugert Zhupa Ciclista Albanese 6

Zhupa, je çiklisti i parë profesionist në historinë e Shqipërisë. Nuk fitove kampionatin këtë vit, pasi theve dorën disa ditë para garës, por ke fituar pothuajse të gjitha ato të mëparshmet dhe je kampioni kombëtar me kronometër. Si është të jesh sundimtari i padiskutueshëm i çiklizmit shqiptar?

Çiklizmi në Shqipëri ndiqet pak dhe praktikohet nga shumë pak njerëz. Pa dyshim për ata pak që e ndjekin apo për të rinjtë që e praktikojnë unë jam një lloj shembulli dhe shumë prej tyre ëndërrojnë të marrin pjesë në garat ku unë po garoj. Në një farë kuptimi, unë po bëj historinë dhe kjo më ngazëllen sepse po realizoj atë që kam dashur që fëmijë. Gjatë viteve të para të karrierës e ndieja disi peshën e fitoreve të mia, më dukej vetja si të isha Garibaldi i çiklizmit shqiptar, tani po e kaloj atë fazë.

Megjithatë, është për të ardhur keq që njerëzit nuk interesohen shumë për çiklizmin, pasi duke e ditur sa këmbëngulës që jemi e se si realizojmë objektivat tona me vendosmëri, në këtë sport që është këmbë dhe lodhje, por mbi të gjitha kokë, Shqipëria mund të prodhojë talente të ndryshme.

Për sa i përket talenteve, a është duke lëvizur gjë në skenën shqiptare? Je në kontakt me Federatën?

Po, flas shpesh me Federatën dhe përpiqem të jap ndonjë ide si të angazhohet brezi i ri që po i afrohet çiklizmit. Shpeshherë nuk arrij të kuptohem kur i them Federatës pse është e nevojshme që të rinjtë të dërgohen jashtë vendit, në Itali ose në vende të tjera ku tradita e çiklizmit është më e gjallë, ku të rrisësh pasionin që vështirë të lindë në një kontekst ku ky lloj sporti praktikohet shumë pak. Por gjithsesi, dalëngadalë diçka po ndryshon, tashmë ka edhe vajza që praktikojnë sportin, dhe e konsideroj një sukses të madh. Ka ende shumë punë për t’u bërë për të përmirësuar skenën, por diçka po lëviz.

Eugert Zhupa Ciclista Albanese 4

Këtë verë, duke bërë xhirot e mia të zakonshme në Shqipërinë e Jugut, mendoja se sa bukur do të ishte nëse Giro d’Italia të bënte disa ndalesa edhe në Shqipëri. Edhe për turizmin do të ishte një nxitje e mirë.

Po, patjetër. Ia them gjithmonë Federatës që kjo rrugë duhet provuar. Edhe pse shpenzimet janë realisht shumë të larta, do të kishim një kthim të pabesueshëm të imazhit. Mund t’i tregojmë gjithë botës çfarë vendesh të bukura kemi pasi Giro d’Italia ndiqet në gjithë botën. Duhet të ketë në radhë të parë një vullnet politik për të adoptuar një strategji të tillë.

Mund t’i drejtonim një peticion Edi Ramës..

Pse jo?

Çfarë do të thotë të jesh një çiklist profesionist?

Fjalët e para që më vijnë në mendje janë sakrifica dhe lodhje. Çiklizmi është një sport shumë i vështirë, shumë i ndryshëm nga sportet e tjera. Është një sport që të merr gjithë jetën, nuk është vetëm stërvitje e vështirë, gara të vështira, gjithçka duhet t’i përshtatet qënies tuaj si çiklist profesionist: dieta, oraret, gjithçka. Në biçikletë jeni vetëm ju, nuk mund t’i kërkoni tjetër kujt t’ju zëvendësojë. Kur shkohet rreth Italisë janë 20 ditë Giro d’Italia ku jeni vetëm ju dhe biçikleta juaj. Nuk është një sport për njerëzit normalë.

Si ndodhi atëhere që në vend të ëndërroje të bëheshe i pasur dhe i famshëm duke luajtur futboll si gjithë të tjerët, ke zgjedhur këtë sport të çmendur me shumë sakrifica dhe dieta strikte?

Për pasion. Dhe i imi ka lindur që fëmijë, kur babai im, që punonte në Itali, më dërgoi një biçikletë me rrota. Isha dy vjeç dhe veç unë kisha një biçikletë në zonën ku jetonim. Kur shëtisja me të nëpër rrugë, të gjithë ma kërkonin. Pastaj fillova të ushtrohem me biçikletë në mënyra të ndryshme, dhe që aty lindi si pasion. Kur erdha në Itali, babai më mori për të luajtur futboll. Më pëlqente, por nuk ishte pasioni im. Insistoja me biçikletën, por babai nuk donte t’ja dinte derisa një ditë vumë një bast me të dhe një fqinj tonin: nëse do arrija të ngjitesha në maloren e shtëpisë sime me biçikletën e fqinjit,do të më regjistronte në një ekip çiklizmi. Kam bërë një përpjekje absurde, isha gati të hiqja dorë, por ia arrita. E gjithçka filloi aty.

Eugert Zhupa Ciclista Albanese 7

Ishe i vogël, në çfarë moshe fillove?

Isha 10 vjeç. Flija i lumtur me biçikletën në dhomë. Në fillim lëndohesha shpesh sepse nuk arrija të zgjidhja këpucët dhe rrëzohesha kaq shpesh sa isha gjithmonë i gjakosur. Erdhi një moment kur prindërit e mi donin t’ma hidhnin biçikletën, por i kërcënova që do largohesha nga shtëpia dhe aty e kuptuan se sa i fortë ishte pasioni im. Pastaj fillova të fitoj garat e para dhe babai im filloi të ngazëllehej. Tashmë shtëpia jonë është një lloj muzeu, trofe, medalje, foto.

Duke folur për babain tënd, më solle ndërmend diçka që pata lexuar në rubrikën tënde “Zhupa del Giorno” , një ditar i yti i Giro d’Italia që ke mbajtur në Bidon , një gjë e bukur që thua, kur flet për familjen ti shkruan: “Ndihem i privilegjuar në krahasim me babanë tim. Një ndjenjë që na bashkon të gjithë ne të ashtuquajturit gjenerata të dyta. Kam pasur rrugën e shtruar – thua ti, ndërsa çfarë do të thotë për babanë tënd, për prindërit tanë që mbërrijnë në një vend të huaj?

Ata filluan nga zeroja, nga udhëtimi në det ku shumë njerëz humbën jetën duke u përpjekur të mbërrinin në Itali, pastaj vetë mbërritja, gjetja e një pune, vetëm, pa askënd. Mos të harrojmë që shqiptarët nuk kanë pasur famë të mirë për një kohë të gjatë. Bënin një jetë të vështirë, të gjitha paratë që ata fitonin përpiqeshin t’i dërgonin në shtëpi në familje, argëtim jo e jo, vetëm punë. Ka qenë vërtet një periudhë shumë e vështirë, as nuk e imagjinoj dot. Ndërkohë unë kam ardhur pa probleme, me dokumenta, shkova në shkollë, fillova të bëja gara me biçikletë. Kam pasur një jetë si i privilegjuar. E vetmja gjë që duhej të vuaja ndonjëherë ishte racizmi . Mbaj mend që më thoni se shqiptarët janë të gjithë të njëjtë, me konotacion negativ dhe unë u përgjigjesha: “Epo unë do të jem shqiptari i parë për të cilin gazetat do flasin mirë”.

Në një intervistë kam lexuar, pyetje të cilën gati të gjithëve na është bërë: a ndihesh më shumë italian apo shqiptar? Çfarë bezdije. Unë nuk do të bëj këtë pyetje, do të bëj një më të vështirë: si arrin të gjesh një identitet tëndin në këtë gjë të përzier, duke e ditur që lindëm andej dhe jemi rritur këtu?

Për fat të keq njerëzit kudo ku shkojnë e shohin vendin e tyre sikur të ishte më i miri në botë, edhe në çiklizëm është pak a shumë e njëjta gje. E kuptoj që është më e vështirë për mua të gjej një ekip dhe të çaj përpara, ka shumë paragjykime dhe unë jam i pari shqiptar profesionist. Slogani “Së pari Italianët” vlen edhe në çiklizëm, për fat të keq. Megjithëse unë kam shtetësinë italiane dhe jam rritur këtu, mbetem gjithsesi shqiptar. Për ne është më e vështirë, në fund të fundit ne jemi në një vend që dëshirojmë ta konsiderojmë tonin, por kurrë nuk do të konsiderohemi italianë, ndoshta as fëmijët tanë. Por më jep më shumë kënaqësi kur arrij objektivat edhe pse duke u lodhur trefish në krahasim me të tjerët. Në jetë duhet të reagosh, nëse nuk i rebelohemi, nuk do të arrijmë kurrë gjë në jetë.

Kam një kureshtje personale: ti bën një punë “të pistë”, je një ndjekës në shërbim të kapitenit të ekipit ku bën pjesë, një figurë heroike (të paktën për mua), kur fazat janë shumë të gjata dhe duhet të punosh shumë për të çuar lart kapitenin ose kur merr arratinë dhe shtyn fort këmbët dhe kthesat nuk mbarojnë kurrë, çfarë mendon?

Sheh boshllëkun, vërtet. Mezi pret të presësh vijën e finishit. Nuk mban më, nuk e di ku je, çfarë po bën, sheh boshllëkun. Është një ndjenjë e çuditshme për t’u shpjeguar. Trupi ynë – kam zbuluar në vitet e fundit – është në gjendje të bëjë gjëra absurde. Problemi ngel koka, e cila gjithmonë duhet të jetë e lidhur me trupin.

Përfundon xhiron, 21 faza të gjata, disa që s’mbarojnë kurrë, çfarë ke ndjerë në xhiron e fundit? A ke menduar ndonjëherë të heqësh dorë? Dhe cila është gjëja më e bukur për turneun tënd?

Realisht në Romë jam përpjekur ta fitoj garën. Isha krenar për veten që arrita të mbaroj një xhiro për mua shumë të vështirë. Kam pasur një rol të veçantë këtë vit, kapiteni i ekipit tim ishte një sprinter dhe unë duhet të qëndroja me të. Në fazat ku unë mund të përpiqesha për fitoren e xhiros më duhej të qëndroja me sprinterin tim, jam ndjerë disi i penalizuar. Kur u përpoqa të bëja kursin tim, më erdhën disa ultimatume nga skuadra ime, kështu që ishte shumë e vështirë mendërisht. Kjo xhiro mund t’më jepte vërtet shumë, por më kanë frenuar.

“E ardhmja është e pasigurtë”, ke shkruar në një nga postimet e tua të fundit. Ku do të garosh vitin e ardhshëm? Dhe çfarë ëndërron për të ardhmen?

Qëllimi im është të marr pjesë në Olimpiadën 2020 me bluzën e Shqipërisë. Kështu që do të përpiqem të gjej një ekip që t’më mundësojë t’ia arrij këtij qëllimi. Ëndrra ime është të bëj një pjesë të Turneut të Italisë në Shqipëri dhe të fitoj atje e të gjithë t’më brohorasin. Për mua emocioni më i madh i jetës sime ishte kur turneu mbërriti në Reggio Emilia dhe aty ishin të gjithë njerëzit që prisnin për mua, unë jam rritur aty, jetoj aty, të gjithë më njohin. Ishte vërtet bukur. Ja, ëndërroj diçka të tillë, një ndalesë në Shqipëri të turneut, të fitoj në një triumfe flamujsh shqiptarë.

  • Eugert Zhupa në Facebook

Kjo intervistë është e disponueshme dhe në italisht me titullin “Eugert Zhupa, il ciclista professionista che sogna un Giro d’Italia in Albania”

Eugert Zhupa Ciclista Albanese 1

Nga redaksia

Make Home A Better Place Albanian DiasporaE njihni Programin “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”, financuar nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS), dhe mbështetur politikisht nga Ministria për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë (MAECI)?

Programi zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin – Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM) në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Diasporën Shqiptare, Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe AICS.

Synimi i këtij programi është të ndihmojë në angazhimin e Diasporës Shqiptare në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë. Shko te faqja e Programit

Argumenta të trajtuar: Diaspora Shqiptare
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Lucia Esposito 1

Intervista a Lucia Esposito. «Ho voluto rendere Ershela immortale, eterna»

5 Maj 2025
Nertila

Nertila Ljarja: “L’uomo che non doveva mai morire, un libro per comprendere meglio l’Albania”

30 Prill 2025

Librat më të fundit

Streghe

Streghe

Tetor 2023
Virgjil Muçi
Besa Muci
9788836290567
Milena insegnami la felicità

Milena insegnami la felicità

Tetor 2023
Megi Bulla
Fabbri Editori
9788891589613
I Giorni della Pace

I Giorni della Pace

Tetor 2022
Denata Ndreca
Scribo
9788885624993
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali