Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Intervista

EKSKLUZIVE\INTERVISTA: Shqipëria destinacion i plehrave toksike

Nga Albania News
8 Maj 2013
Në Intervista

Leonida Reitano: Ligji i plehrave një mënyrë për të mbuluar trafikun ilegal

Kanë kaluar vetëm dy javë nga firmosja e ligjit për importimin e plehrave nga Kryeminstri Sali Berisha. Në  një intervistë për Albanianews Presidenti i shoqatës së gazetarisë investigative në Itali Leonida Reitano, tregon prapaskenat që mund të fshihen pas këtij ligj. Ndër të tjera Reitano, thotë se ky ligj është një sinjal rreziku pasi do të bëhet import ilegal i mbetjeve toksike. Presidenti i AGI-t tregon se zbulimi i një të vërtete të tillë nuk do sillte ndonjë reagim nga opinioni publik italian, pasi Shqipëria konsiderohet si një vend i botës së tretë.

Gazetaria investigative është një realitet aktual? Ekziston akoma kjo lloj gazetarie?

Gazetaria investigative është sot më shumë se kurrë në majat e saj. Investigimet më të fundit Offshore Leaks për invazionin fiskal, ka treguar punën e një grupi investigativ shumë të specializuar.

Cilat janë rreziqet që i kanosen një gazetari që merr rolin e hetuesit?

Unë jam presidenti i shoqatës së parë të gazetarisë investigative në Itali. Ne trainojmë gazetarët për të bërë investigime të ndryshme. Rreziqet për kë gazetarët që kërkojnë të bëjnë gazetari investigative si të pavarur janë shumë të larta. Për këtë ne si shoqatë mësojmë gazetarët të kriptografojnë komunikimet e tyre dhe të ruajnë me kujdes të dhënat e mbledhura.

Dimë që keni fituar një çmim gazetaresk për investigimin e mbetjeve të përpunueshme. Mund të na tregoni pak më shumë për të?

Një nga hulumtimet e fundit që kemi bërë është Toxic Europe, me të cilin kemi fituar edhe një çmim në Itali dhe jemi përzgjedhur disa herë në çmime ndërkombëtare. Toxic Europe është një investigim që është marrë me trafikun ilegal të plehrave midis Italisë dhe Rumanisë. Unë kam qenë konsulent i anës investigative duke iu treguar gazetarëve disa teknika me të cilën do të mund të përfundonin këtë kërkim gazetaresk.

Cilat janë shtetet ku përfundojnë plehrat toksike dhe ato jo toksike aktualisht?

Shtetet ku përfundojnë plehrat (toksike dhe jo) janë ato që kanë hyrë së fundmi në Bashkimin Europian. Por edhe ato shtete si Shqipëria apo Somalia ku Italia ka influencë politike dhe kulturore. Mora shembull Italinë
sepse për të mund të flas më me kompetencë.

Vetëm dy javë më parë Kryeministri shqiptar ka firmosur vendimin për importimin e plehrave. Duke ditur problemet e Shqipërisë me plehrat, ju mendoni se do të jetë në gjendje të përballohet trafiku i tyre?

Mendoj se vënia në fuqi e atij ligji do të mbulojë vetëm lëvizjet ilegale te plehrave. Do të jetë një pretekst për t’iu hapur rrugë një sërë operacionesh spekulativë dhe kriminal. Italia nuk arrin dot të kontrollojë trafikun e jashtëligjshëm në territorin e saj, imagjinoni jashtë vendit.

A mund të krahasohet Shqipëria me Rumaninë si destinacion i plehrave?

Shqipëria nuk është ende pjesë e BE-së dhe kontrollet në doganat Shqiptare janë shumë të dobëta. Për këtë fakt importimi i “mallrave” nuk bëhet ashtu siç duhet. Po të vihen re lidhjet historike midis Shqipërisë dhe Italisë,  Shqipëria rrezikon të kthehet në një kosh gjigant plehrash.

Cilat janë rreziqet për qytetarët? Plehrat janë toksike apo lehtësisht të  përpunueshme?

Trafiku i plehrave më i vështirë për tu përpunuar është ai i plehrave me nivel të lartë toksikimi. Duke parë që Shqipëria shihet nga Italia si një vend I botës së tretë (si Somalia) zbulimi I transportit të këtyre mbetjeve drejtë vendit tuaj nuk do të kishte ndonjë impakt të madh për opinionin publik italian.

VENDIM PËR AUTORIZIMIN E SHOQËRISË “ANSA”, SH.

P.

K, PËR IMPORTIN E MBETJEVE TË POLIETILENIT, PËR QËLLIME RICIKLIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 22, të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, dhe të pikës 2, të nenit 49, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Autorizimin e shoqërisë “ANSA”, sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit, me kodet GH 011ex 391510 dhe B1 – B3010, të Konventës së Bazelit, aneksi 1 “Mbetjet e listës së gjelbër”, referuar vendimit nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen, për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”, të ndryshuar.

2. Sasia e mbetjeve të polietilenit, që do të importohet sipas kodeve të referuara në pikën 1, të këtij vendimi, është 3 600 (tre mijë e gjashtëqind) tonë në vit.

3. Mbetjet do të importohen nga shteti i Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi, dhe vendet e Bashkimit Europian. Transporti të bëhet në rrugë tokësore dhe detare, pasi të plotësohet i gjithë dokumentacioni i nevojshëm ligjor për transportin ndërkombëtar të mbetjeve, si dhe kërkesat e kreut II, të vendimit nr.806, datë 4.12.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave dhe procedurave për importimin e mbetjeve për qëllime përdorimi, përpunimi dhe riciklimi”. Ambalazhimi i tyre të bëhet në paleta, i presuar ose në thasë plastikë, sipas kërkesave të anekseve III dhe IV, bashkëlidhur vendimit  nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen, për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”, të ndryshuar.

4. Për çdo transfertë ndërkufitare të mbetjeve, shoqëria “ANSA”, sh.p.k., dorëzon të plotësuar në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, dokumentin e lëvizjes/transfertës ndërkufitare të mbetjeve, sipas formatit të dhënë në anekset III dhe IV, bashkëlidhur vendimit nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen, për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”, të ndryshuar, dhe monitorimi i tyre të kryhet nga strukturat përkatëse të  doganave. Çdo transfertë mbetjesh duhet të jetë e pajisur me një raport – analizë, të kryer për aspektin e radioaktivitetit.

5. Periudha e lejimit të importit të mbetjeve të polietilenit nga shoqëria “ANSA”, sh.p.k., është 1 – vjeçare, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

6. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, në zbatim të kërkesave të mësipërme ligjore dhe për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit publik, merr masat e nevojshme për kontrollin e procesit të riciklimit të mbetjeve të polietilenit nga shoqëria “ANSA”, sh.p.k., edhe pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

7. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave komunikon me shkrim me shtetet eksportuese dhe me ato në të cilat do të bëhet kalimi  transit për autorizimet përkatëse, në bazë të të cilave lejohet kalimi i kësaj sasie të mbetjeve të plastikës, në përmbushje të kërkesave të Konventës së Bazelit “Për kontrollin e lëvizjeve ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe asgjësimin e tyre”, në të cilën Republika e Shqipërisë është palë.

8. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI

SALI BERISHA

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Fabrizio Gatti

La storia di un bambino albanese nella periferia di Milano

25 Janar 2023
Gentiana Minga

Tempi che sono…la recensione del libro di Gentiana Minga

24 Janar 2023

Librat më të fundit

Riflessa in uno specchio rotto

Riflessa in uno specchio rotto

Dhjetor 2022
Erida Petriti
PAV Edizioni
9791259734594
Stanotte non dormo: e altre poesie

Stanotte non dormo: e altre poesie

Tetor 2021
Lumturi Plaku
9798495321953
Poezi arbëreshe

Poezi arbëreshe

Shkurt 2021
Mario Calivà
Besa Muci
9788849712247
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}