Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Intervista

“Sa fort të du”: Denisa Gjezo, sërish në duet me Sidrit Bejlerin

"Sa fort të du", kënga më e re e Sidrit Bejlerit interpretuar bashkë me zërin e njohur në botën e muzikës shqiptare Denisa Gjezo

Adela Kolea
4 Shtator 2017
Në Intervista, Muzikë

Denisa Gjezo është një zë i njohur në botën e muzikës shqiptare. Denisa ka lindur në Gjirokastër. Ka kryer Liceun Artistik në qytetin e saj të lindjes dhe ka mbaruar Akademinë e Arteve në Tiranë.

Që në moshën 10 vjeçare është marrë me këngën, ka marrë pjesë në festivalet e fëmijëve në qytetin e saj, ku gjithmonë ështe vlerësuar me çmime. Ka qenë pjesëmarrëse në Festivalin e Fëmijëve në Shkodër, 2002. Në moshën 15-16 vjeçare ka filluar të këndojë live. Disku i parë i saj është publikuar në vitin 2007 me këngë turbo-folk dhe me titull: “Jam labike Labërisë”. Ajo ka marrë pjesë në “Kënga Magjike” dhe “Top Fest”.

Denisa Gjezo
Denisa Gjezo

Përshëndetje Denisa, mirë se vjen në Albania News!

Përshëndetje Albania News!
Kënaqësi për mua që sot po jap këtë intervistë për shqiptarët, publikun që ndodhet në Itali e kudo mbarë botës.

Sa e njeh publikun e diasporës shqiptare në Itali?

Me thënë të drejtën, kam qenë disa herë në Itali, nëpër koncerte dhe kam mbetur jashtë mase e kënaqur nga mikpritja që shqiptarët na rezervojnë ne, artistëve.

Përtej njohjes që ty si artiste mund të të bëhet nëpërmjet transmetimit të mediave apo rrjeteve sociale e atyre të ndryshme të komunikimit, ti vetë me ç’frekuencë ke kontakte me diasporën në përgjithësi?

Lidhja ime, kontakti që unë kam me diasporën, janë disa mikesha, me të cilat komunikoj në rrjetet sociale por, besoj se ajo që me lidh më tepër, është kënga dhe dashuria për shqiptarët që ndodhen atje, është gjaku shqiptar.

Kur lind pasioni yt për këngën?

Pasioni për këngën më ka shoqëruar që në moshë të vogël, në qytetin tim të lindjes Gjirokastër, ku atje jam organizuar me festivalet, të gjitha aktivitetet kulturore e artistike që realizoheshin gjithmonë.

Nuk kam reshtur kurrë së dashuri muzikën, këngën. Ndaj dhe e finalizova me diplomën në Akademinë e Arteve.

Sa ka ndikuar tradita apo trashëgimia muzikore gjirokastrite në krijimet e tua të sotme?

Të them të drejtën, atje u linda, u rrita, atje mora dhe kulturën, përveçse muzikës polifonike labe, që ka ndikuar shumë tek unë. Ndaj, edhe për herë të parë në treg kam dalë me diskun tim të parë:
“Jam labike Labërisë”.

Ç’do të thotë të jesh artist sot dhe, në një rreth më të ngushtë, “artist në Shqipëri”? Si e nënkupton raportin “art” dhe “vlerësim i artit apo i artistit” në Shqipëri?

Në fakt është një e vërtetë e hidhur për artistët e Shqipërisë, sepse vlerësimi është jo shumë i drejtë për disa, dhe i drejtë për disa të tjerë.

Kohët kanë ndryshuar, njerëzit po ashtu por, për mua do të ishte më mirë, sikur çdokush prej nesh të ishte Artist në shpirt.

Adela Kolea, Denisa Gjezo
Adela Kolea (A.News) dhe këngëtarja Denisa Gjezo

Largimet e fundit nga Shqipëria të disa artistëve, si i konsideron? Si zgjedhje të tyre personale apo si elementë të një ingranazhi pak të “ndryshkur” në makinerinë artistike e shoqërore në Shqipëri…?

Mendoj që janë zgjedhjet e tyre dhe nuk kam asnjë kundërshtim me çfarë zgjedhin, veçse bravo u qoftë…!

Në bashkëpunim me kolegun Sidrit Bejleri, nxorrët këngën tuaj të fundit “Sa fort të du”. Si lindi kjo këngë? Po bashkëpunimi me Sidritin, ku e ka zanafillën?

Me Sidin kemi shumë vite që punojmë bashkë, kemi performuar shumë herë në skenë të dy, punojmë akoma bashkë. Kjo këngë erdhi nga vetë dëshira e Sidritit. Ai është kompozitori dhe tekst shkruesi.

Më pëlqeu, përtej muzikës dhe tekstit me autor Sidriti Bejlerin, përtej interpretimit tuaj, fakti që videoklipi i kësaj kënge është ambjentuar në Pazarin e Ri në Tiranë, të ristrukturuar së fundmi.
Ndërkohë që nga artistë shqiptarë, për videoklipet e tyre, është prirja për xhirime jashtë Shqipërie apo në mjedise luksoze, të ekzagjeruara, ju xhironi natyrshëm thjesht në një treg dhe rezultati del i shkëlqyer…

Ju falënderoj shumë dhe nuk jeni e vetmja që e thoni këtë gjë.
Ne donim diçka të thjeshtë, të bukur e të pastër.
Asnjë ekzagjerim, sepse vetë kënga kërkon t’i përmbahemi kësaj linje.

Cili, çelësi i kësaj zgjedhjeje, pra?

Çelësi i kësaj zgjedhjeje, besoj është kënga dhe vetë këngëtarët.

Një pseudoartist, për videoklipet e tij, zgjedh ndoshta ambjente dhe elementë pompozë? Dhe e kundërta, një artist i mirëfilltë, zgjedh diçka të thjeshtë e të natyrshme?

Epo ndoshta ashtu e do kënga, nuk e di çfarë të them, sepse është zgjedhja e tyre.

Sa rëndësi i jep aparencës sot arti shqiptar dhe “sa” shqiptarë janë në vetvete, elementët përbërës të një videoklipi të një këngëtari shqiptar?

Do të thoja që varet nga personaliteti që një këngëtar ka, dhe ku, ai e sheh veten. Mua më ka pëlqyer gjithmonë thjeshtësia, por e kuruar në imazh.

Plane të ardhshme?

Plane për te ardhmen kam shumë por, po i lë surprizë.
Ju falënderoj shumë, Adela dhe ju dëshiroj çdo të mirë, ju dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.

Argumenta të trajtuar: Këngë shqip
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Manfred Bushi

Due Albanie in un canto nel libro di Manfred Bushi

16 Qershor 2025
Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025

Librat më të fundit

La primavera arriva sempre in ritardo

La primavera arriva sempre in ritardo

Prill 2023
Sami Imami
Fusta Editore
9791280749345
Raccontami i miei sogni

Raccontami i miei sogni

Janar 2024
Angela Valenti Durazzo
Egnatia
9788898782307
Miseria. Una storia arbëreshe

Miseria. Una storia arbëreshe

Shkurt 2022
Mario Calivà
Medinova Onlus
9791280140159
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali