Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Intervista

Dario Nardella: “Mobike” do të funksionojë në Tiranë pasi është një qytet ‘smart’ dhe rinor

Intervistë me kryetarin e Bashkisë së Firences Dario Nardella

Elvana Bilalaj
11 Qershor 2018
Në Intervista

‘Mobike’ shënoi një tjetër evolucion për kryeqytetin shqiptar dhe prej disa ditësh Tirana është përfshirë nga biçikletat portokalli. Shërbimi i ri i bike sharing tashmë është një realitet për kryeqytetasit, falë marrëveshjes së nënshkruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe drejtori i ‘Mobike’, Massimiliano Rubin.

Idenë për të sjellë shërbimin e ‘Mobike‘ në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e mori gjatë vizitës së tij në qytetin e Firences.

Ishte pikërisht kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Dario Nardella, i cili i shpjegoi dhe i tregoi kreut të Bashkisë së Tiranës se si funksiononte shërbimi i biçikletave portokalli.

Kështu, nga qyteti i Dante-s, ideja e bikesharing ‘fluturoi’ në Tiranë duke e bërë qytetit e parë në Ballkan që ndërmerrte këtë iniciativë të ‘Mobike’.

Gjatë një intervistë të shkurtër me kryetarin e Bashkisë së Firences, Dario Nardella, shihet qartë entuziazmi dhe pozitiviteti i tij në lidhje me iniciativën më të re që Tirana ka ‘’përqafuar’’ së fundmi.

Qytetari i parë i Firences kujton momentin e bisedës me Erion Veliaj rreth Mobike dhe e cilëson Tiranën si një qytet rinor dhe inteligjent, që do të dijë të mirëpresë në mënyrë të përkryer këtë shërbim.

Duke e parë ‘Mobike’ si një të mirë të përbashkët, Dario Nardella nënvizon edhe disa rregulla që duhen ndjekur, me qëllim që ky shërbim të mund të funksionojë më së miri.

https://www.facebook.com/www.turismo.al/videos/1705426056205364/

Intervistë me kryetarin e Bashkisë së Firences Dario Nardella

Tashmë Tirana, ashtu si Firence apo shumë qytete të tjerë nëpër botë, ofron shërbimin e ‘Mobike’. Mund të themi që kjo është edhe merita juaj?

D: (qesh) Kur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj erdhi në Itali unë i tregova si funksiononte ‘Mobike’ në Firenze. Prej atij momenti lindi edhe idea e bashkëpunimit tonë në lidhje me këtë shërbim të bikesharing, për ta sjellë atë edhe në Tiranë.

Pas nënshkrimit të kontratës me ‘Mobike’, Tirana tashmë identifikohet si qyteti i vetëm në Ballkan që ka futur shërbimin e ‘biçikletave pa stacion’, ju si e komentoni këtë fakt?

Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që ‘Mobike’ mbërriti edhe në kryeqytetin e Shqipërisë. Jam gjithashtu shumë optimist pasi Tirana është një qytet ‘smart’ dhe një qytet rinor.

Për këtë arsye, jam shumë i sigurt që në Tiranë do të përkrahet kjo iniciativë dhe do të kuptohet sa i dobishëm dhe i suksesshëm është shërbimi i ‘Mobike’.

Mendoni se ky shërbim do të funksionojë në Tiranë?

Une mendoj se ‘Mobike’ në Tiranë do të funksionojë shumë mirë, por duhet patjetër që përdoruesit e biçikletave të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë disa rregulla që kërkon ky shërbim, në respekt edhe të këtyre biçikletave.

E thoni këtë duke u nisur edhe nga eksperienca në Firence me ‘Mobike’? Pasi mund të kujtojmë faktin se shpesh herë në qytetin ku ju jeni kryetar bashkie, ka edhe nga ata që nuk i respektojnë siç duhet rregullat e bike sharing.

Ju jeni në dijeni që ka pasur raste kur biçikletat janë keqtrajtuar. Gjithashtu, nëpër qytet shohim biçikletat portokalli të parkuara në vende të gabuara, apo të braktisura në mes të trotuareve, apo në mes të rrugës.

Pikërisht, për këtë arsye them se duhet treguar shumë kujdes, derisa çdokush të ndihet i përgjegjshëm në përdorimin e këtij shërbimi të ‘Mobike’, pasi kemi të bëjmë me një të mirë të përbashkët.

‘Mobike’ është një firmë kineze në pronësi të Bejing Mobike Technology Co,Ltd e cila ofron shërbimin e bike sharing. E krijuar në vitin 2015-të, ‘Mobike’ ka qendrën në Kinë por ofron shërbimin e saj në të gjithë botën, duke u bërë operatori më i madh në këtë sektor.

Kjo intervistë është e disponueshme dhe  në italisht

Argumenta të trajtuar: Erion VeliajTirana
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Manfred Bushi

Due Albanie in un canto nel libro di Manfred Bushi

16 Qershor 2025
Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025

Librat më të fundit

Një herë pleqtë rrëfjejën!

Një herë pleqtë rrëfjejën!

Korrik 2022
Mario Massaro
Malatesta
9788895939933
Il Muro

Il Muro

Janar 2023
Selma Dino
Europa Edizioni
9791220134255
Il Kinostudio “La vecchia Albania”

Il Kinostudio “La vecchia Albania”

Maj 2022
Gëzim Qëndro
Rubbettino
9788849865417
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Preferenca
  • {title}
  • {title}
  • {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali