Dy femra të kombësive të ndryshme, me drejtime të ndryshme në jetë, i bashkon pasioni për muzikёn dhe Italia, kjo e fundit, e kthyer nё njё urё lidhёse mes tyre!
Intervistë e dyfishtë: Njё pianiste italiane që punon në Portugali dhe një violiniste nga ish-Jugosllavia, që punon në Itali.
Pianiste: Daniela Ignazzitto
Violiniste: Jasenka Tomic.
– Adela Kolea.
Në moshë të mitur, kam menduar gjithmonë se muzikantët duhet tё ishin diçka “jashtë të zakonshmes”. Të arrish të luash një instrument muzikor – nёn vёzhgim dhe dёgjim tё atij që është krejt i jashtëm nga kjo gjë – duket si një privilegj i rezervuar për vetëm pak të përzgjedhur.
Kjo, pavarësisht shkallëve të ndryshme të zotërimit të aftësive muzikore apo profesionale.
Pak nga pak rritesh dhe vёrteton se kjo nuk ёshtё aspak ndryshe edhe prej efektit qё tё krijohet pёr çdo profesion, pёr çdo aktivitet, pёr gjithçka qё ёshtё jashtё mundёsive tё asaj çka ti zotёron, pёrtej prirjeve dhe aktivitetit tё sё pёrditshmes tёnde.
Muzikёn klasike, nё veçanti, ose e ndjen brenda teje, ose tё zhvendos larg, arrin tё tё emocionojё duke tё larguar vёmendjen nga çdo shqetёsim, duke qenё njё admirues tingujsh e jo njё kompozitor a njohёs notash. Nёse kjo “magji” nuk ndodh brenda teje, atёherё ёshtё mirё tё zgjedhёsh njё zhanёr tjetёr, por pa i ngarkuar “klasikes” peshёn e fjalёs “muzikё qё nuk bёn pёr ty”
Nuk ka fajtorё aty ku shijet janё tёrёsisht personale, as mbi atё qё mban nё vetvete shkrirja e gjuhёs dhe e shijeve tё Muzave.
Dhe Muzat ishin shumё, si rrjedhojё na kanё dhuruar artin e tyre, bazuar nё shijet tona, duke iu pёrshtatur atyre dhe pёrzgjedhjeve tona. Kjo ka qenё edhe arsyeja kur njё Muzё buzёqeshi, atёherё kur njё njeri – pasi kishte dёgjuar njё tingull tё dёrguar prej saj – pёshpёriti: “Kjo ёshtё muzikё pёr veshёt e mi..”!
E kush mё tepёr se Muzat zotёron njё “vesh muzikor”?
Gjithsesi – ndёrkohё qё Muzat kanё privilegjin e zotёrimit tё njё vendi kaq special nё hierarkinё e perёndive- kur jeta tё vendos pёrballё njohjes sё muzikantёve, kupton qё janё persona tё veçantё dhe njёkohёsisht tё zakonshёm, por mbi tё gjitha, tё pajisur me njё ndjeshmёri dhe njё delikatesё tё lindur…
[legend title=”Daniela Ignazzitto” style=”4″]Ka lindur nё Palermo tё Italisё mё 10 mars 1974. Ka filluar tё studiojё pianon qё nё moshёn 10-vjeçare. Lidhja e saj me muzikёn ka nisur qё nё moshё tё vogёl, pasi edhe babai i saj luan nё kitarё dhe ёshtё i apasionuar pas muzikёs lirike. Fillon tё studiojё pianon privatisht, derisa hyn nё Konservatorin e Muzikёs “Vincenzo Bellini” tё qytetit tё Palermos, duke pёrfunduar kursin e pianos nё 1997 –tёn me vlerësimin maksimal dhe me lavdërime. Vazhdon mё tej edhe kursin e kompozimit. Pёr disa vite, studion edhe violinçel.
Pas diplomёs sё Konservatorit, fillon perfeksionimin me pianisten Lya De Barberiis, nё Foligno, Osimo, Roma dhe Venecia, duke frekuentuar kurse tё ndryshёm.
Nё 1999 –tёn ftohet tё japё mёsim nё Konservatorin Kombёtar tё Ponta Delgada, nё Azzorre, ku jep mёsim pёr dy vite me rradhё.
Me pas, konkuron pёr nё Konservatorin Kombёtar tё Lisbonёs, ku aktualisht ёshtё mёsuese pianoje.[/legend]
[legend title=”Jasenka Tomič” style=”4″]
Ka lindur mё 24 gusht 1961, nё Shkup, nё Republikёn e Maqedonisё, ish-Jugosllavi. Diplomohet nё tё njёjtin qytet me Boijdar Bratoev, duke vazhduar mё pas nё Moskё me Boris Belinky, ku ndjek studimet e larta dhe diplomohet. Qё nё moshё tё re, fiton konkurse tё ndryshёm nё Jugosllavi dhe shfaqet si soliste, e shoqёruar nga Orkestra Filarmonike e Zagrebit. Nё Itali, merr pjesё si violinё e parё dhe si mbёshtetёse e violinave tё dyta nё Orkestrёn Ndёrkombёtare tё Italisё, Carme e Milanos, Teatrit Komunal tё Firences, Orkestrёs rajonale tё krahinёs sё Toskanёs dhe nё Sassari, duke interpretuar krahas drejtuesve tё orkestrave nga me tё mёdhenjtё e tё gjitha kohёrave si, Zubin Mehta, Seiji Ozawa, Myun Whun Chung, Riccardo Muti.
Nga viti 1998 bashkёpunon pa shkёputje me Fondacionin “Arturo Toscanini” tё qytetit tё Parmёs. Pjesёtare themeluese e kuartetit “Leonardo”, interpreton shpesh dhe nё formacionin duo me piano dhe duo me violina.[/legend]
Kur vendosët tё beheshit muzikantë?
[toggle header=”Daniela”]Vendosa pak a shumё nё moshёn 17 vjeç.[/toggle]
[toggle header=”Jasenka”]Kur isha vetёm 3 vjeç, mё dhuruan njё piano lodёr, tё cilёn qё atёherё e merrja shumё ‘”seriozisht”. Fillova tё studioja muzikё pa menduar se do tё bёhesha violiniste. Nё moshёn 10-vjeçare fillova ti bie mandolinёs, mё pas, rreth moshёs 11-12 vjeç, fillova tё luaja nё violinё.[/toggle]
Nё familjen tuaj, ka pjesёtarё tё tjerё tё apasionuar pas muzikёs?
[toggle header=”Daniela”]Po, babai luan nё kitarё nё mёnyrё autodidakte. Nё tё kaluarёn, ai nuk pasur mundёsi tё studionte kёtё instrument, kёshtu qё bashkё me mamanё time, kanё bёrё tё pamundurёn qё unё tё ndiqja pasionin tim pёr muzikёn. Motra ime e madhe i bie pianos, pavarёsisht se nuk e ushtron kёtё si profesion. Edhe mamaja, kёndon vazhdimisht, teksa merret me punёt e shtёpisё, apo kur ushtron profesionin e saj, atё tё rrobaqepёses. Kjo ёshtё diçka qё i pёrket asaj dhe pse nё familje zёrin e saj e cilёsojnё si tё “akorduar sipas mёnyrёs sё vet’. Por kёtё zё, – qё pёr mua ёshtё i akorduar aq sa duhet – unё e perceptoja qё kur ndodhesha nё bark tё saj.[/toggle]
[toggle header=”Jasenka”]Jo, nё familjen time nuk ka muzikantё. Im atё ishte pilot avionёsh dhe nёna, ndonёse jo muzikante, ishte artiste. Ajo merrej me teatёr, me pikturё, i pёlqente tё shkruante dhe tё pёrkthente. Sot, unё jam e kёnaqur pёr faktin se im bir studion muzikё dhe i bie violonçelit, njё zgjedhje personale e tij dhe jo njё imponim nga ana ime.[/toggle]
Muzika pёr ju paraqet njё sfidё, apo ёshtё thjeshtё njё pёrvojё e realizueshme, duke ndjekur veçanёrisht kёtё profesion?
[toggle header=”Daniela”]Do tё thoja qё tё dy konceptet janё tё sakta. Ështё njё sfidё, sepse mё vendos pёrpara veprash arti, tek tё cilat duhet tё jap maksimumin nga vetja, qoftё nё aspektin teknik/fizik, qoftё nё atё psikologjik e shpirtёror. Pa dyshim, ёshtё njё eksperiencё unike qё asnjё profesion tjetёr nuk e dhuron, pasi ёshtё njё punё vrojtimi i brendshёm, qё kёrkon njё eksplorim tё vazhdueshёm nё partiturё e paralelisht, nё shpirtin tonё.[/toggle]
[toggle header=”Jasenka”]Jo, pёr mua muzika nuk ka qenё kurrё njё sfidё. Ështё njё pasion, njё mёnyrё pёr tё shprehur emocione, tё cilat me fjalё nuk do tё dija t’i shprehja. Por, mendoj se nёse nё tё gjitha profesionet investohet pasion, emocionet arrihen nё fund, nё proporcion me atё çka ti bёn. Ështё shumё e rёndёsishme tё ushqesh me pasion dhe me dedikim ndaj punёs, fёmijёt, qё tё vegjёl. Nё rastin tonё duhet shumё seriozitet dhe pёrkushtim, pasi, ne muzikantёt qё luajmё pjesё muzikore dhe jo kompozitorё, pёr tё arritur interpretimin mё tё mirё tё njё pjese, duhet tё thellohemi mbi jetёn e autorit, historinё e pjesёs sё caktuar, pёr ngarkesёn emocionale qё rrjedh qё nga momenti kur ajo pjesё ёshtё formuluar si vepёr. Kjo ёshtё historia e artit..[/toggle]
Kur filloi karriera juaj si artiste?
[toggle header=”Daniela”]Kur u binda qё asgjё pёrveç muzikёs, nuk do tё mё jepte dot mundёsinё tё shprehja atё çka ndjeja brenda meje.[/toggle]
[toggle header=”Jasenka”]Qё kur ndodhesha nё Maqedoni, – ndonёse e lashё vendin tim qё nё moshёn 19 –tё vjeç, e sapo diplomuar – sapo kisha filluar karrierёn artistike.[/toggle]
Nisesh jashtё vendit tёnd. Si paraqitet jeta jashtё Italisё pёr njё artiste italiane, apo tё huaj nё pёrgjithёsi?
[toggle header=”Daniela”]Zgjodha tё largohem pas njё ftese qё mё ёshtё bёrё nё momentin kur sapo kisha pёrfunduar studimet nё Konservator dhe nuk shihja pёrpara meje ndonjё panorame tё kёndshme. Kolegёt qё qenё diplomuar pёrpara meje, kishin hasur vёshtirёsi pёr tё gjetur njё vend pune tё lidhur me muzikёn dhe unё nuk doja kurrё tё hiqja dorё nga idea qё tё punoja me muzikё, çdo ditё tё jetёs sime. Nё kёtё mёnyrё, pёrfitova me shpejtёsi nga kjo ofertё edhe pse mё duhet tё them qё nё fillim ishte e vёshtirё, pasi nuk njihja as gjuhёn, as kulturёn edhe sepse Azzorre-t janё mjaft tё izoluara.[/toggle]
Nisesh pёr nё Rusi e mё pas nё Itali. Si paraqitet jeta jashtё vendit, pёr njё artist jugosllav apo tё huaj nё pёrgjithёsi?
[toggle header=”Jasenka”]Nё moshё fare tё re, nisem drejt Rusisё dhe diplomohem atje pas 5 vitesh studim, nё Konservatorin Tchaikovsky. Kjo ishte njё eksperiencё e mrekullueshme pёr mua. Jetonim 600 studentё tё huaj nё tё njёjtёn rezidencё. Mё pas, shpёrngulem nё Firence, ku mё paraqitet njё mundёsi punёsimi, por nё Itali mё duhej tё pёrballesha me problemet e zakonshme burokratike, pasi, pёr tё pasur mundёsinё e konkurimit pёr njё vend fiks nё ambjentin tonё, nё njё orkestёr, duhet tё kesh nёnshtetёsinё italiane. Nё kёtё mёnyrё, kam sakrifikuar pёr shumё vite. Pasi mora nёnshtetёsinё italiane, pёrfitova mundёsinё e njё vendi nё orkestёr.[/toggle]
Pianon, si do e pёrshkruaje ndryshe?
[toggle header=”Daniela”]Njё orkestёr e tёrё qё komandohet ndёr duar.[/toggle]
Violinёn, si do e pёrshkruaje ndryshe?
[toggle header=”Jasenka”]Violinёn nuk mund t’a pёrshkruaj si njё objekt. Violina pёr mua ka njё shpirt. Bёhet njё bashkёjetues i yti, ёshtё diçka me tё cilёn krijon njё raport me ‘unin’ tёnd tё brendshёm. Herё-herё, korrespondon me gjendjen tёnde shpirtёrore tё shqetёsuar, herё-herё, me atё tё qetё, pasi ajo tё shёmbёllen, pёrfaqёson humorin tёnd. Ështё njё raport i cili ecёn paralelisht edhe me studimin e violinёs, sa mё shumё e studion, aq mё tepёr lidhesh me tё, pёrmiresohet njohja reciproke. Prandaj, pёr kёtё arsye, them se violina ka njё shpirt..[/toggle]
Ti je siçiliane. Ndёrmjet bukurisё sё tokёs tёnde dhe asaj tё muzikёs, cili element mund tё konsiderohet si i pёrbashkёt?
[toggle header=”Daniela”]Peizazhe qё bien nё kontrast me njeri-tjetrin, kulturat, ngjyrat, parfumet ,shijet. Pa dyshim, Siçilia ime dhe muzika kanё tё dyja njё botё tё pafund pёr t’u zbuluar dhe pёr t’u dashur.[/toggle]
Ti vjen nga ish-Jugosllavia. Ndёrmjet bukurisё sё tokёs tёnde dhe asaj tё muzikёs,cili element mund tё konsiderohej si i pёrbashkёt?
[toggle header=”Jasenka”]Ështё shumёllojshmёria, ndёrmjet vendit tim, ku ka njё pёrzierje etnish tё ndryshme, kulturash, besimesh, gjuhёsh, shijesh, folkloresh. Dhe muzika, shumёllojshmёria e zhanreve, autorёt, interpretimet, ndjesitё.[/toggle]
Nё pёrvojat tuaja profesionale, ju ka ndodhur tё njohni figura veçanёrisht tё rёndёsishme tё botёs sё muzikёs?
[toggle header=”Daniela”]Duke vazhduar perfeksionimin nёpёr kurse tё ndryshёm nё Itali dhe Portugali, me profesoreshёn time Lya De Barberiis, me pianistё tё tjerё tё njohur, si portugezё dhe tё huaj, jam diplomuar edhe nё Portugali, nё Lisbonё, nё 2004-ёn nё Shkollёn e Lartё tё Muzikёs. Kam vazhduar karrierёn e pianistes, qoftё si soliste, qoftё edhe nёpёr formacione dhome, duke interpretuar pёr shoqata kulturore nga mё tё rёndёsishmet tё dy vendeve, Itali dhe Portugali. Nga viti 2001, rregjistroj njё sёrё koncertesh pёr njё media radiofonike portugeze nё “live”. Pra, jam nё kontakt tё vazhdueshёm me figura tё njohura tё botёs sё muzikёs.[/toggle]
[toggle header=”Jasenka”]Sigurisht qё po. Kjo, si pёrsa u pёrket solistёve, ashtu edhe dirigjentёve tё orkestrave, si Riccardo Muti, Zubin Mehta, Seiji Ozawa, Myun Whun Chung, Placido Domingo, Rostropovic, violonçelist rus, Misha Maiski etj..[/toggle]
Do t’ju pёlqente tё ktheheshit nё mëmëdhe?
[toggle header=”Daniela”]Nga njёra anё, mendoj se do tё ishte diçka e bukur, pasi do tё mё jepte mundёsinё, qё me pёrvojёn time tashmё 14 vjeçare jashtё Italisё, tё pasuroja tokёn time.
Po, do tё mё pёlqente, nёse do tё mё ofrohej mundёsia tё vazhdoja tё praktikoja atё, pёr tё cilёn, njёherё i lashё rrёnjёt e tokёs sime.[/toggle]
[toggle header=”Jasenka”]Me kalimin e kohёs, nostalgjia pёr tokёn tёnde – sidomos pёr kё jeton larg saj prej kohёsh- shtohet.
Sigurisht, mё mungon edhe pёr faktin se do tё dёshiroja tё interpretoja ‘live’ e tё mё dёgjonin tё afёrmit e mi, familjarё e miq tё vjetёr nga vendi im.[/toggle]
Aktualisht, ku jeni duke punuar? Plane pёr tё ardhmen, koncerte tё planifikuara?
[toggle header=”Daniela”]Po, shumё plane, sidomos pёrsa i pёrket muzikes sё dhomёs, e cila po mё pёlqen çdo ditё e mё tepёr. Do tё luaj nё trio, me Trion time “Sipas kёnaqёsisё” kёtu nё Lisbonё, nё Qendrёn Kulturore tё Belem, nё dhjetor, me njё program qё pёrfshin trion op.114 tё Brahms dhe dy opera tё dy kompozitorёve portugezё,tё cilёt i kanё kompozuar kёto opera duke ia dedikuar trios tonё dhe qё do tё luhet pёr herё tё parё nё nivel botёror.
Ndёrsa, nё shtator do tё kem njё koncert timin tё parё me njё trio tjetёr, violinё, violonçel dhe piano,Trio “Casella”. Do tё luajmё gjithnjё kёtu nё Lisbonё, triot e Haydn, Schumann e Smetana.
Do tё luaj me 4 duar me njё ish- kolegun tim edhe ai nxёnёs i Lya de Barberiis nё dy koncerte, njёri kёtu nё Lisbonё, pёr Institutin italian dhe tjetri nё Romё, qё tё dy koncertet do t’i dedikohen profesoreshёs Lya de Barberiis e cila u largua nga jeta nё shkurt tё kёtij viti, nё moshёn 93 vjeçare.[/toggle]
[toggle header=”Jasenka”]Aktualisht punoj nё orkestrёn e Fondacionit Arturo Toscanini nё Parma, Orkestrёn e Emilia-Romagna. Aktiviteti im aktual ёshtё i lidhur me atё tё orkestrёs. Jam e kёnaqur pёr faktin qё fillova ti bie sёrish mandolinёs pas 40 vitesh.
Si plane pёr tё ardhmen, do tё mё pёlqente tё propozoja ndonjё nismё nё vendlindjen time dhe ketu, ndonjё koncert pёr muzikё dhomё, nё formacione tё ndryshme dhome.[/toggle]
Lidhja jote me kuzhinën?
[toggle header=”Daniela”]Më pëlqen shumë të përgatis për miqtë e mi pjata tipike të kuzhinës italiane, por edhe të asaj azzorriane dhe portugeze, sidomos ëmbëlsira.
Në rastet kur jam unë e ftuara nga miqtë, përgatis një tiramisù ose një ëmbëlsirë tipike azzorriane me maracuja (fruti i pasionit), ose një tortë me çokollatë,të quajtur ‘brigadeiro’,tipike e pastiçerisë portugeze.[/toggle]
Jam nё dijeni se ti gatuan shumё mirё njё specialitet tё kuzhinёs ballkanase, – tё cilin edhe ne nё Shqipёri e preferojmё- “byrekun”. Ështё e vёrtetё?
[toggle header=”Jasenka”]Sigurisht, byreku mё pёlqen shumё dhe e pёrgatis shpesh. Njё pjatё tjetёr e preferuar nga unё ёshtё “Musakà” dhe gjithashtu “Bakllavaja”. Pastaj, duke qenё se udhёtoj shumё, mё pёlqen tё provoj pjata tё veçanta, tё ndryshme e tipike, pёr shembull kuzhina libaneze, “Pilafi” i Uzbekistanit etj..[/toggle]
Pasione tё tjerё, pёrveç muzikёs?
[toggle header=”Daniela”]Më pëlqen të studioj psike-n njerëzore, pjesën e lidhur me shëndetin, me përkujdesjen ndaj tij në përgjithësi. Masazhe, terapi, psikoterapi e muzikoterapi, e pse jo: është edhe ajo që bëj gjithnjë me nxënësit e mi dhe me publikun, të cilit i dedikoj interpretimet e mia.
Më pëlqen të merrem edhe me kopshtin, gjelbërimin – një ditë do të dëshiroja të studioja mbi bimët mjekësore – dhe gastronomia, pa dyshim.
Të gatuaj me shplodh, është një lloj yoga mendore.
Pastaj, më pëlqejnë artet në përgjithësi, teatri dhe vallëzimi.[/toggle]
[toggle header=”Jasenka”]Kur kam qenё mё e re, kam praktikuar sporte tё ndryshёm si: Handball, not –ku isha kampione – atletike, kercim sё larti dhe futboll femёror.
Ndёr interesat e mia, janё tё pranishme edhe arkeologjia, astronomia dhe shkencat e natyrёs nё pёrgjithёsi.[/toggle]