Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Intervista

“Kohë për askund” – Intervistë me poetin Arben Shehi

Duke filluar nga faqja e parë, libri “Kohë për askund” i autorit Arben Shehi të bën të kujtosh e të ndjesh nostalgjinë. Tashmë në libraritë italiane, libri vjen pas botimit në Shqipëri e Francë. Ismail Ademi realizoi këtë intervistë.

Ismail Ademi
14 Maj 2012
Në Intervista
Arben Shehi Intervista

Duke filluar nga faqja e parë, libri “Kohë për askund” (Tempo che non porta da nessuna parte) i autorit Arben Shehi të bën të kujtosh e të ndjesh nostalgjinë. Tashmë në libraritë italiane, libri “Kohë për askund”, vjen pas botimit në Shqipëri e Francë. Albania News realizoi një intervistë me këtë poet shqiptar, që aktualisht jeton e punon në Tiranë.

Ka dalë tashmë në libraritë italiane libri “ Kohë për askund” (Tempo che non porta da nessuna parte), publikuar nga shtëpia botuese italiane Robin Edizioni. Ky publikim vjen pas botimit edhe në Francë. Si ka lindur ideja e publikimit jashtë Shqipërisë?

Kryesëpari më lejoni tju falenderoj për mundësinë që më jepni për të komunikuar nëpërmjet mediumit tuaj me lexuesin shqiptar që jeton në Itali. Por sigurisht edhe me atë italian, ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve të kulturës shqiptare. Më pas për t’u kthyer te pyetja juaj e drejtëperdrejtë, dëshiroj të nënvizoj faktin e rëndësishëm se çdo publikim i letërsisë shqiptare në gjuhë të huaja si p.sh., frengjisht apo italisht është padyshim një çertifikim i vlerave të saj. Sepse kësisoj arrijmë të ftojmë dhe ta bëjmë të interesuar një lexues të kultivuar dhe mjaft përzgjedhës. Në këtë pikëvështrimi nuk mund të mos e vlerësoj momentin e botimit të librit në fjalë në gjuhën italiane menjëherë pas asaj frënge.

Me këtë rast dëshiroj të theksoj se aktualisht promovimi dhe njohja më e plotë e arritjeve të letërsisë shqiptare jashtë kufijve shqipfolës, në rajon, Evropë dhe më gjërë, është një nevojë e dorës së parë. Shpesh madje shumë më e madhe se e anasjellta. Jam i sigurtë se kjo letërsi si pjesë e qenësishme e kulturës shqiptare, ende nuk njihet në nivelin e duhur.

Në këtë mënyrë imazhi i nje Shqiperie “ndryshe” që gjeneron dhe prodhon kulturë,pra letërsi dhe art cilësor i ofrohet në mënyrë të natyrshme tregut evropian.

Ju keni shkruar edhe prozë, pse pikërisht preferuat pezinë për debutimin jashtë kufijve shqiptarë?

Kjo është e vërtetë çka e forcon përshtypjen që jeni një vezhgues i vëmendshëm.

Por më është e nevojshme të saktësoj se në kronologjinë e krijimtarisë sime poezia është më e herëshme se proza.

Pra sprova ime e parë në prozën e gjatë, romani “Gryka e pusit”(Toena,2011) është botuar pas të ashtuquajturit” korpus” të poezisë sime-4 librave me poezi, në të cilët “Kohë për askund”, që sapo është çfaqur në libraritë italiane,ishte si të thuash çertifikimi im i parë jashtë Shqipërisë, pra në Francë. Kjo është e vetmja arsye që debutimi im jashtë kufijve të ishte me poezi. Me sa duket edhe një homazh i thellë dhe i natyrshëm për Tempullin që më bëri njeri të lirë dhe krijues: Poezinë.

Sikurse e kam thënë edhe më parë, poezia ka qenë rrugëtimi im drejt lirisë.

Në librin “Kohë për askund”, shumica e poezive të përcjellin një ndjesi nostalgjie pothuajse të prekshme. Ky ka qenë qëllimi juaj, mezashi për lexuesin?

Duket që kjo ndjesi është vënë re, sepse edhe shkrimtari Mario Quatrucci që shkroi parathënien e botimit në italisht e ka nënvizuar në shënimet hyrëse.

Gjithsesi unë nuk jam këtu as për ta pohuar as për ta mohuar.

Është e pamundur dhe në një farë mënyre jo komode për shkrimtarin që të komentojë veprën e tij.

Madje çdo ndjesi, përshtypje apo linjë kryesore që mund të ndjehen në veprën e tij, është atribut ekskluziv dhe i patjetërsueshëm i lexuesit.

Lexuesi sa ç’është një bashkëudhëtar po aq është edhe sistemi i referimit i shkrimtarit.

Ai e ka të drejtën që të mbajë qëndrimin e dëshiruar nën një këndvështrim krejtësisht vehtiak.

Dhe ndofta këtu shkrimtari është fatmadh, sepse rrallë herë e njeh lexuesin e tij.

Shkrimtari, (në rastin që flasim poeti) nuk ka një qëllim “si të tillë” ndaj të cilit ai mund të mbetet rob.

Poezia siç thoshte një poet i shekullit të shkuar lind aty ku ka dhimbje.Unë do të shtoja ku ka “dendësi” njerëzore: mall, brengë, trishtim, buzëqeshje, lot, karafilë, shira apo qiej të praruar pas tyre.

Kësisoj unë pres që kushdo lexues italian që do të më nderojë me leximin e librit të sapo botuar, të mbajë qëndrimin që e ndjen së është i natyrshëm për të, në përputhje me kënaqësinë estetike që do ti ngjallë.

Poeti nuk e krijon ai vetë të bukurën, pasi ajo është, ekziston pamvarësisht prej tij.

Ai është i lumtur kur arrin që ta evidentojë atë.

Mbase thënë në mënyrë simbolike,kur ia mbrrin të lexojë shenjat e çuditëshme të kondensimit në xhamet e avulluara prej ngrohtësisë njerzore, ndërkaq që shiu i vjeshtës tringëllin përjashta me sinjale që seicili i deshifron në mënyrën e vet…

Libri ka si kryeqendër Shkodrën, qytetin tuaj te lindjes, por njëkohësisht pothuajse i gjithë libri duket sikur të udhëheq të njohësh diçka më shumë nga Shqipëria. Mund të jetë poezia një udhërrëfyes për të huajin që lexon libri tuaj?

Po, qartazi kjo është e vërteta më e dukshme në këtë libër.

Madje që në kushtimin e shprehur në faqen e parë të librit. Unë u linda në këtë qytet, në një familje të traditës juristësh dhe mjekësh. Gjërat më të rëndësishme që mbaj mend nga fëmijëria ime ishin: një shtëpi e madhe e gjyshërve, diku në qendër te qytetit mes pemësh e gjelbërimit, si edhe biblioteka e trashëguar e familjes, po ashtu e madhe e shumë e pasur. Mbase për veçoritë e këtij qyteti (të quajtur shpesh “kryeqyteti i Veriut”, apo “djepi i kulturës së kombit”), nuk qe e lehtë të mbesje thjesht “një femijë” në këtë Qytet. Dimri i ashpër me borëtim magjik dhe vjeshtat e praruara me floririn e pemëve që zhvisheshin ngadalë, shirat e papërsëritshëm të këtij Qyteti, ujërat e liqenit të famshëm që bashkë me lumejtë e sertë e rrethonin atë nga të tri anët e tij, qenë mundësia ime e vetme, liria ime e paçensuruar për të lundruar gjatë e pa u ndalur nëpër këtë ujnajë fantastike, krejtësisht unikale në të gjithë trevat ballkanike. Ky Qytet ndofta më beri poet ,më pas arkitekt, shkrimtar… Atje u formua pjesa ime më e mirë,liria ime,ose gjithçka që më ndoqi pas për gjithë jetën: lirizmi, ngjyrat, dashuria njerëzore. Me fjalë të tjera gjithë identiteti im i ardhshëm artistik.

Në vijim të pyetjes suaj, është ndofta pikërisht rasti ta perseris, që unë i kisha pra nje borxh të madh këtij universi formues.

Kështu në mënyrën më të natyrshme u krijua në një periudhë relativisht jo të shkurtër kohe ky libër, i cili tashmë është edhe në gjuhën italiane. Megjithëatë nuk besoj se kjo “gjithësi poetike” është kufizuar vetëm brenda “kufijve” të një qyteti apo vetëm të një treve. Besoj se mendimi lëviz lirisht gjithkah ku flitet shqip, fryjnë ererat e dimrit, bie shi, tringëllijne çatitë e vjeshtes, rrëzohen ylberet e pasditeve,fluturojnë zogjtë bashkë me nënën “që s’është më”..,dhe çmitizohet vdekja deri në natyralizëm.

Jam krejt i bindur që sharmi ballkanik dhe aroma mesdhetare është krejt e dukshme në libër.

Madje do të shtoja që edhe atje ku nuk cfaqen që në fillim, ato këmbëngultazi bëhen të lexueshme në pikturimin poetik apo në ngjyrimin që vargëzimi e rimerr si padashur, duke u kthyer në një dëshmi e patjetërsueshme e origjinës prej nga ai buron.

Janë ujrat e nëndheshme aq të shumta të trevës sonë. Kjo më bën të sigurtë për çka e theksova më sipër se Poezia vetë, poezia e këtij libri, mundet të shndërrohet në nje guidë poetike te Shqipërisë, ndihmëse e pazevendësueshme e lexuesit të huaj, për të njohur magjinë e vendeve të mrekullueshme të saj. Në rastin më fatlum të paktën jam shpresëmbajtës se “Shqipëria ime” në këtë libër është ajo që e nxit imazhin dhe përfytyrimin virtual dhe jo vetëm atë, te lexuesi i huaj.

Keni zgjedhur Amik Kasoruhon për përkthimin e librit, dhe kjo është garanci për lexuesin. Tek lexoja disa poezi në italisht, pothuajse ishte e paperceptueshme që ato vargje ishin menduar në shqip. Sa i rëndësishëm është roli i përkthyesit në kësisoj rastesh?

Ne fakt ndjehem i privilegjuar që librin “Kohë për askund” në italisht e punoi Amik Kasoruho.

Them e punoi sepse ashtu siç ju e përmendët në pyetjen tuaj, përkthimi i mirë nuk është thjesht një shndërrim i saktë dhe korrekt i tekstit në shqip me gjuhën e huaj në të cilën ai do të kthehet.

Kasoruho e ka lexuar librin në shqip por më pas e ka rikonceptuar atë në italisht duke e menduar në këtë gjuhë.

Është një punë që vjen nga një eksperiencë e madhe, por mbi të gjitha nga një dashuri e madhe, para së gjithash për letërsinë.

Sigurisht kjo përbën një garanci për shkrimtarin që vlerat në gjuhën bazë të tekstit, të sillen në mënyrën më të mirë për lexuesin e huaj.

Padyshim kjo është edhe arsyeja më e parë që juve,( tashmë pas një kohe të gjatë në Itali), vargjet e librit tju duken se janë menduar në gjuhën në të cilën sapo janë botuar.

Dhe me çfarë thashë më sipër, jam krejt i bindur se i kam dhënë një përgjigje qoftë edhe të shpejtë pyetjes suaj mbi rolin e përkthyesit.

Sidomos për letërsinë artistike.

Sepse përkthimi i vërtetë, që i reziston kohës, nuk është gjë tjetër veçse ribërja me dashuri e përkushtim e letërsisë në gjuhën e lexuesit për të cilin ajo përkthehet.

Këto rrjeshta janë një falenderim për mikun Amik Kasoruho, për gjithë dashurinë per letrat që ai e mban brenda vetes, por që herë pas here i ndan me lexuesit.

Ju keni një formim personal në fushën e arkitekturës në mos gabohem. A mund të jetë poet një arkitekt? Ju apasionon më shumë shkrimi apo arkitektura?

Është një pyetje jashtë mase intriguese, dhe “provokacioni” i saj ka një teksturë artistike madje.

Nuk më është bërë asnjëherë dhe kësisoj është kënaqësi ti përgjigjem edhe unë gjithashtu me një pyetje: a mund të jetë arkitekt një poet? Retorika besoj se është e kuptueshme dhe e shpjegon qartë mundësinë e të ekzistuarit të seicilit prej “profesioneve”në brendësi të njeri-tjetrit.

Mbase në një mënyrë të pazëshme, të qetë,të përmbajtur.

Por në rastin tim ka ndodhur e kundërta.Une kam studiuar për arktekturë, pra jam diplomuar arkitekt ,duke qenë me parë poet.

Ndryshimi i vetëm është se në këtë rast nuk është e nevojshme kurrfarë diplome.

Pasi shkrimtarët nuk kanë diploma sepse nuk iu lypsen ato.

Poetët për më tepër si shembulli më eksplicit I kësaj që sapo thashë.

Për të shuar më shumë kureshtjen tuaj, mund tju pohoj me kënaqësi se ndihmesa e arkitektit brenda poetit është veçanërisht efektive.

Çdo krijim artistik, ndonëse virtual fillon para së gjithash një ngrehinë artistike.

Dhe si e tillë imagjinata e poetit mbahet nën kontroll nga saktësia dhe teknikat e arkitektit, arkitektura poetike e të cilit në këtë rast i bën veçse mirë veprës letrare.

Gjithsesi mund tju them se janë dy “profesione” që në tërësinë e tyre shkojnë në harmoni me njeri tjetrin.

Kush më apasionon më shumë?Jetojnë brenda meje të dyja.

Në të shumtën e kohës ia kam mbrritur ti mbaj në një harmoni të vlerësueshme.

Gjithsesi mund tju them se në Shqiperi ende nuk është e mundur të jetosh vetëm me shkrime.

Ndofta kjo I përket një të ardhmje, sipas meje jo të afërt.

Kjo intervistë është e disponueshme dhe në italisht

Porosit në Amazon

Argumenta të trajtuar: Poet ShqiptarPoezi Shqip
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Leonard Morava

Samir e la sua nuova vita in Italia, tra ricordi e voglia di identità

27 Prill 2025
Esposito

La dolorosa storia di Ershela nel romanzo d’esordio di Lucia Esposito

23 Prill 2025

Librat më të fundit

Quando dormono i risvegli

Quando dormono i risvegli

Dhjetor 2023
Jeton Kelmendi
Pace Edizioni
9798871107980
La rosa bianca

La rosa bianca

Mars 2023
Elia Zaharia Zogu
Gribaudo
9788858043738
La mamma e l’umidità

La mamma e l’umidità

Nëntor 2022
AA.VV.
Besa Muci
9788836293131
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali