Mungesa e ligjit për mbrojtjen e tyre si dhe mungesa e fondeve dhe personave të aftë është gangrena që prej vitesh bren pyjet në vendin tonë. Për të njohur nga afër këtë problem kemi intervistuar Dr.
Ylli Kortoçi, Specialist në Agjensinë e Mjedisit dhe Pyjeve.Prej disa muajsh keni kryer doktoraturen ne profilin Shkenca dhe kerkimet pyjore dhe ambientale ne “Università degli studi della Tuscia” ne Itali. Perse keni zgjedhur pikerisht Italine per te kryer doktoraturen?
Ishte nje deshire e imja prej kohesh qe te thelloja idete dhe kerkimet mbi pyjet. Duke qene se Universiteti Bujqesor i Tiranes nuk i ka mundesite qe te ofroje bursa dhe sidomos kushtet me minimale per kerkim shkencor (laborator, mjete didaktike, prof ekspert) une u detyrova te kerkoja nje burse nga Ministria e Jashtme Italiane, te cilen per fat e fitova dhe nen drejtimin e Tutorit tim Prof.
Sanzio Baldini bera kete doktorature.
Cilat jane problematikat e trajtuara ne studimin tuaj?
Objekti i këtij studimi është krahasimi i pyjeve të ahut të Shqipërisë me pyjet e ahut të Italisë, qeverisja, studimi real i diferencave ndërmjet tyre, nga pikëpamja silvikulturale, infrastruktura, shfrytëzimi dhe përdorimi i asortimenteve të përfituara nga pylli.
Një pikë shumë e rëndësishme dhe e re është edhe krahasimi kritik ndërmjet realitetit Italian dhe Shqiptar, për të dhënë propozime për sa i përket teknologjive të avancuara të shfrytëzimit, përdorimit të tyre për një mbarështim të qëndrueshëm të pyjeve të ahut të Shqipërisë, duke marrë si shembull studimet konkrete.
Pyjet e pa shfrytëzuara të ahut, të cilat nuk kanë pasur ndërhyrje silvikulturale, mbeten pyjet që kanë qenë shumë larg qendrave të banuara, rrugëve dhe pistave, pra pyjet e pamberritshëm. Kjo ka sjelle që këto pyje të kenë kosto të madhe duke përdorur teknologji të vjetra për nxjerrjen e materialit drusor dhe e asortimenteve më fitimprurës.
Në Shqipëri, vitet e fundit, mekanizimi në shfrytëzimin e pyjeve është pothuajse inekzistent, dhe ky studim i ndërmarr për herë të parë, është një risi shumë e rëndësishme që shpresoj të vihet në zbatim nga autoritet Shqiptare.
Mekanizimi në pyjet e ahut të Shqipërisë është akoma në hapat e parë të zhvillimit, është e nevojshme që të shkojmë sa më shpejt drejtë një mekanizimi më të evoluar i cili duhet të jetë i shoqëruar me mirëmbajtjen e rrugëve pyjore ekzistuese dhe rritjen e dendësisë së rrjetit të rrugëve dhe pistave(shesheve të depozitimit) pyjore.
Sigurisht rezultatet e përfituara nga kjo doktoraturë sjellin përfitime për menaxhimin e pyjeve të ahut në Shqipëri, ku kërkimi në këtë fushë duhet të vazhdojë për të intensifikuar dhe përmirësuar qëndrueshmërinë e pyjeve dhe kushtet e punës në këtë sektor.
Sipas jush si specialist cilat jane problemet me imediate qe paraqet trualli pyjor ne vendin tone dhe ne cilat zona shihet me problematik?
Per fat te keq e gjith siperfaqja pyjore ne Shqiperi per momentin shfaqet problematike, sidomos sipas ligjeve te reja qe kryeministri dhe keshilli i ministarve kane nxjerrur do ti degradoje dhe ti coje me shum drejt shkaterrimit pyjet shqiptare. Kemi perpara shume probleme imediate qe duhet te ndiqen per te permiresuar gjendjen e tokes pyjore ne vend. Nje nder to eshte dhe ligji me i fundit per pyjet, i cili thot qe 90 % e pyjeve ti jepet privateve, te cilet nuk e kane as idene me te vogel per trajtimin dhe mbarshtimin e tyre. Vendosja e pyjeve nen administrimin e MBUMK (Min. Bujqesise) dhenia e statusit ING. te pyjeve, puntoreve te pyjeve, policis pyjore.
Ne vitet e fundit cilat kane qene masat e ndermarra nga Ministria e Mjedisit per te kufizuar realisht problematiken qe paraqesin zonat pyjore ne vendin tone?
Shume te pakta, ose asnje. MMPAU duhet te vendose rregulla strikte sidomos te ndaloje menjehere eksportin e lendes drusore dhe te qymyrit te cilat tregtohen pa kriter dhe cojne ne shkaterrimin e pyjeve tane.
Duhet që të gjithë organet kompetente të kontrollit ( M.
M.
P.
A.U ) të aktivizojnë veprime të kontrollit të përqendruar në prerjet abuzive, rritjen e kontrollit ndaj subjekteve të liçensuara që bëjnë shfrytëzime në pyje duke u kërkuar përmasimin e teknikave dhe teknologjive të lidhura me këtë proces, dhe duke u kërkuar dhe futjen e teknologjive të reja. Dhenia e mundesise te punsimit specialisteve te pyjeve per te punuar ne sektorin pyjore, dhe jo punesimi i militanteve te partive te ndryshme ne sektorin pyjore dhe sidomos drejtues te drejtorive pyjore te cilet po i shkaterrojne pyjet nga paaftesia e tyre profesionale.
A mund te na flisni dhe per bashkpunimin tuaj me Ministrine e Mjedisit dhe cilat kane qene problemet e hasura?
Une jam specialist ne Agjensine e mjedisit dhe pyjeve (AMP) punoj ne sektorin e sherbimit keshillimor (Ekstensionit) qe konsiston ne mbajtjen nen vezhgim te komunave dhe subjekteve private dhe t’ ju spjegosh se si ta trajtojne pyllin. Por kjo gje nuk eshte bere e mundur pasi ka nje vit e nje gjysem qe punoj ketu dhe nuk kam qene vetem nje her me sherbim ne Pogradec sepse thuhet qe mungojne fondet. Nje gje e tille nuk eshte e vertete, pasi fondet jane por vihen ne dispozicion te disa punonjesve te pa afte dhe militante qe rendomte hasen te cilet shkojne me sherbime jashte shtetit per te bere shoping dhe kur vijne nuk kane kryer asnje nga programet e percaktuara ne projekte.
Ne keto momente a mund te flasim per nje situate emergjente te pyjeve ne vendin tone?
Sigurisht perderisa flitet per zgjidhje imediate qe nuk gjejne hapesira per zhvillim atehere kemi te bejme dhe me nje situate emergjente. Ndryshimi i ligjit, vendosja ne dikasteret drejtuese te personelit efikas te ndergjegjshem dhe profesionist, qe e duan pyllin dhe naturen. Bashkpunimi me Fakultetin e pyjeve, dhe me studiuesit e pyjeve per te gjetur nje zgjidhje imediate eshte nje tjeter veprim qe duhet bere.
Sipas të dhënave të Agjensisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), sipërfaqja pyjore e vendit tone, që llogaritet në rreth 1 milion hektarë, po kërcënohet seriozisht nga erozioni, pasojë e shfrytëzimit pa kriter të kësaj pasurie. Po sipas ketyre studimeve behet e ditur se edhe në vijën bregdetare të Durrësit, rreth 40 kilometra, brezi pyjor po shkon drejt zhdukjes graduale, duke prerë qindra pisha. Dëmtime janë bërë në plazhin e Porto Romanos, atë të Currilave, Kepit të Lalzit etj, ku pothuaj po zhduken gjurmët e gjelbërimit pyjor. Problematike, gjendja paraqitet edhe në sipërfaqen pyjore të Beratit, ku zonat më të prekura paraqiten pyjet e Tomorit, Bogovës, Terpanit etj.