Jetmir Pjeternikaj, regjizori shqiptar në filmin e tij të parë me aktorë italianë dhe shqiptarë

Regjizori Jetmir Pjeternikaj, i cili jeton prej vitesh në Itali (Lecco) ka përfunduar filmin e tij të parë. Aksidentet rrugore dhe drama e personave që përfshihen në to, ka qenë dhe subjekti i filmit të titulluar “Floorless”. I njohur si piktor, Pjeternikaj ka tentuar në këtë film të na përcjellë gjendjen shpirtërore të një burgosuri, i cili gjatë një aksidenti rrugor merr jetën e një kalimtari. Filmi është regjistruar në Lecco(Itali) dhe ka si protagonistë aktorë italianë dhe shqiptarë.Jetmir, në fund të 2011 keni përfunduar së regjistruari një film i cili është diskutuar shumë në mediat shqiptare pasi ka si protagonistë aktorë italianë dhe të huaj. Si ju ka lindur ideja e këtij filmi pasi ju kemi njohur si piktor? Pershendetje dhe faleminderit per intervsiten.

Te them te drejten ideja e ketij filmi ka lindur pas fallimentimit te nje projekti tjeter qe kisha ne duar per ne Tetor te vitit qe lame pas.

Pas kesaj u ktheva serish ne Itali ku dhe jetoj prej disa vitesh.

Mora nje sfide me veten e cila me nxiti idene te beja dicka brenda Janarit te vitit 2012.

Dhe sikur ne endrra per nje nate kam shkruar idene per kete film dhe brenda 2 javesh skenarin e tij.

I pashkeputur nga deshira per ta pare realitet kete film,per nje jave kam organizuar casting per zgjedhjen e aktoreve dhe vendet per te ambjentuar ngjarjet e filmit. Te gjithen e kam realizuar kaq shpejt vetem i nxitur nga deshira dhe instikti qe gjithcka do dale mire. Më parë të kemi njohur si piktor dhe tani që hidhesh në profesionin e regjisorit. Përse ky ndryshim dhe si ka qenë per ty jeta në Itali si emigrant?Po eshte e vertete. Jam marre me pikture pasi e kam gjetur veten plotesisht tek ajo dhe gjithmone kam dashur ta permiresoj si profesion. Shkrimi gjithashtu eshte nje tjeter pasion, besoj se jane te lidhura me njera thetren vetem ndryshon menyra se si e shpreh frymezimin tend. Shpesh vij dhe mbyllem ne studion time dhe pikturoj e shkruaj pasi me ben te ndjehem mire. Por dy vitet e fundit kam jetuar ne Paris ku kam pasur mundesine te bashkepunoj me nje regjisor si asistent i tij. Bashkpunimi me te ka konsistuar ne disa projekte filmash te cilat jane mbaruar tashme. Gjate punes me lindi deshira per te realizuar dhe une nje film timin me mesimet qe kisha marre ne France te cilat me kane ndihmuar shume. Filmi titullohet “Floorless” perse keni zgjedhur kete titull dhe perse pikerisht ne gjuhen anglese? Te them te drejten ky titull shkon mjaft me filmin i cili sapo ka mbaruar por eshte akoma provizor. Ndoshta mund ehde te ndryshoje ne fundFilmi eshte nje drame qe tregon jeten e nje te burgosuri i cili eshte pirat rruge pasi ne nje aksident me makine ka mbetur i vrare nje person. Perse ke zgjedhur nje personazh kaq kompleks? Po mund te thuhet qe filmi eshte nje triller. Nje larmi elementesh shume delikate per te treguar jeten e nje te burgosuri. Personazhi qe kam vene ne jete perpiqet te gjeje ekuilibrin brenda vetes se tij duke ndertuar skena te tragjedise se ndodhur duke i ndryshuar ato. Nje menyre kjo dhe per te rigjetur qetesine e me parshme me versionin e ri te ngjarjes se ndodhur. Eshte nje teme e cila eshte shume e ndjeshme jo vetem per mua po per te gjithe publikun besoj. Edhe pse eshte nje pjese e realitetin te perditshem mjaft e komplikuar kam tentuar ta bej subjekt te filmit tim.

Ne film marrin pjese aktore te njohur Shqiptar dhe Italian. Ne film dhe ti merr pjese si aktor. Nje cast pak i veshtire per ty si regjisor i ri. Na trego pak mbi kete eksperience.Te punosh me aktoret eshte nje eksperience shume e bukur. Nje ndjesi qe kam perpetua dhe ne France. Por ne filmin ku je dhe vet regjisor kjo ndjesi eshte me e forte dhe vertet e mrekullueshme. Ne kete moment me keshillen edhe te miqve aktore dhe regjisore qe kam, u perfshiva dhe une si aktor. Te punosh me aktore qe nuk i ke njohur me pare dhe te krijosh per ta simpati reale eshte vertet e bukur dhe ne te njejten kohe e komplikuar. Ne te njejten kohe puna me aktore qe vinin nga dy vende te ndryshme si Italia dhe Shqiperia te cilet kane menyre te ndryshme jetese profesionale dhe te qenit ne jeten e tyre te perdishme eshte e veshtire. Pastajnje pjese te aktoreve aktronin per here te pare per nje film, sepse i kisha gjetur gati rastesisht. Shkaku, sepse ata ngjanin shume me personazhet e mia. Ne film luajne aktore te njohur italian dhe shqiptar si Stefano Scherini. Filmat te cilin e shohin si protagonist jane “Don Matteo”, ”L’ultimo terreste”, ”Renzo e Lucia”. Aktore te tjere ishin Giuseppe di Coste e Santo Cozzuto, Vitto d’Alfio. Ndersa nder aktoet shqiptare mund te permend Ciljeta Xhilaga dhe Bjordi Mezini nje personazh ky i fundit i njohur dhe ne realti show Big Brother Albania.

Ne cilat qytete eshte realizuar filmi ne Itali?Filmi eshte realizuar ne qytetin e Lecco ne Itali aty ku dhe jetoj prej vitesh. Ambjentimi i situatave ne kete qytet me ka ndihmuar pa mase. Se pari sepse e njoh shume mire kete qytet i cili ka peisazhe te mrekullueshme per te ndertuar skena filmi. Se dyti, keto vende nuk jane perdorur per filma te tjere. Kjo ka bere, qe banoret e ketyre zonave te cilat shpesh ishin lokale, te jene mjaft mikrites me grupin e xhirimit dhe shume bashkepunues. Eshte nje kenaqesi gjithashtu “t’u japesh jete” vendeve te pa rena ne sy nga regjisore apo artise te tjere. Gjate kesaj kohe cili ka qene interesi dhe reagimi i mediave italiane. Si e kane pare ato kete “iniciative” te nje regjisori te ri shqiptar dhe emigrant ne te njejten kohe per t’u bere pjese e botes kinematografike italiane?Kjo eshte nje pyetje pak e komplikuar. Deri tani flitet pak per nje sukses pasi akoma nuk ka dale ne treg. Mund te them se eshte pare mjaft me interes nga mediat lokale te cilat na kane vizituar shpesh gjate xhirimeve ne qytet. Kane qene shume te interesuar si per fabulen e filmit ashtu dhe per bashkpunimin e aktoreve italiane e shqiptare. Nderkohe mediat kryesore ne shqiperi si edhe gazetat “roze” kane shkruar jo pak per kete film si dhe pjesmarrjen e aktoreve shqiptare te cilet jane te shume te njohur ne vendin tone. Ne qytetin ku jetoj ne Lecco te gjithe po presin me padurim te shohin ne kinema filmin i cili flet dhe per qytetin e tyre. Te them te drejten eshte e kendshme dhe te mbush me emocion kur kalon rrugeve dhe njerezit e qytetit te njohin dhe te bejne komplimenta. Kenaqesia shtohet edhe me shume nga fakti se une nuk jam Italian po nje emigrant shqiptar.

Ky film thuhet qe eshte realizuar me shpenzimet tuaja. Perse kjo zgjedhje? Ke besim ne aftesite e tua dhe je kurajoz apo ishte menyra e vetme per te hyre ne tregun e kinematografise?Deshiren per te realizuar nje film e kam pasur qe i vogel. Atehere nuk dija se si funksionon gjerat por ja kisha premtuar vetes gjithmone kete deshire. Keshtu vendosa te ve nje shume parash per t’a perdorurdhe nuk e kam kursyer veten deri ne ate moment kur arrita realizoj kete deshire. Pastaj, sot per sot, te gjesh financiatore per nje film eshte e veshtire dhe kjo jo vetem per mua por dhe per regjisore te njohur ne kete fushe. Per mendimin tim, per ne regjisoret e rinj, kjo eshte nje menyre per t’u promovuar vete e cila te motivon edhe me shume per te realizuar ate cfare ke deshire. Per mua kjo eksperience ka qene e bukur edhe per kete. Gjate gjithe kohes je pak ne ankth dhe i shoqeruar nga emocionet dhe çdo gje e jeton me shume pasi ke luftuar per nje kohe te gjate. Ndersa mendoj se kur dicka te jepet gati e gatshme te mungon ajo deshire dhe pasion qe duhet te kesh per t’i realizuar gjerat sa me mire. Jeta si emigrant nuk eshte e lehte dhe aq me teper kur ke deshire nje profesion te tille. Kur do te mund te shohim filmin ne sallat e kinemase dhe ku do te shfaqet filmi me pare ne Shqiperi apo Itali? Tani per tani filmi eshte ne fazen e post produksionit. Mendoj se do te jete ne kinema ne periudhen pranvere –vere. Kam deshire qe ne Itali te promovohet ne menyren e duhur dhe ku te kene mundesi ta ndjekin shume shqiptare. Ju si regjisor cfare prisni nga ky film dhe cilat jane planet tuaja ne te ardhmen? Eh shpresoj qe filmite kete sukses. Te vleresohet subjekti,loja e aktoreve dhe nderthurja e tyre. Ngjarja ne te cilin ka marre shkas ky film eshte e perdittshme dhe mjaft delikate dhe kam besimin qe eshte e pasqyruar ne menyren e duhur. Ndersa plani im per te ardhmen jane filmat natyrisht. Nuk do le pas dore dhe pikturen e cila te them te drejten me emocionon shume.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version