Shqipëria bën pjesë në shumë organizata ndërkombëtare, mes tyre është edhe një organizat që ka një kuptim të veçantë dhe një domethënie simbolike ende më të fortë, edhe pse është ndër më pak të njohurat nga publiku. Flasim për nismën Adriatike-Jonike (Iniziativa Adriatico-Ionica. IAI).IAI ka marrë jetë në 2000 gjatë një konference mbi zhvillimin e sigurimin e Detit Adriatik e Jon ku kanë marrë pjesë Kryeministrat e Ministrat e Jashtëm të gjashtë shteteve ( Shqipëria, Bosnja- Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia e Sllovenia).
Në fund të asaj konference ministrat e jashtëm në prani të Komisionit Evropian firmosën Deklaratën e Ankonës duke nënvizuar kështu, rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si mjet i një promovimi të stabilitetit ekonomik e politik, kushte këto të nëvojshme për proçesin e integrimit evropian Gjashtë anëtarve fillimtar iu është bashkuar në 2006 edhe Serbia me Malin e Zi pas ndarjes së federatës, të dy këta shtete kanë ruajtur kështu anëtarsimin në këtë organizat që sot pra mbështetet nga 8 Shtete.
Për të kuptuar më mirë mbi çka merret kjo nismë, u drejtova në Ankona, drejtë selisë istitucionale për të intervistuar ambasadorin Fabio Pigliapoco, që aktualisht është Sekretari i përgjithshëm i IAI.. Përpara se te mbulonte këtë rol, Pigliapoco ka shërbyer për shumë vite në ambasadat italiane në Washington, Londër,Pragë, Zagreb e shumë role drejtuese pranë Ministrisë së Punëve të jashtëme italiane, në Romë. Jo më kot, selinë e kesaj organizate e thërrasin La cittadella, Kalaja. Gjendet mbi një kodër në brendësi te qytetit të Ankonës nga ku mund të kënaqesh sytë në brendësi të një kalaje antike të restauruar pak kohë më parë. Ambasadori më pas, më shpjegoi se këto ambjente krahina Marche i ka vënë krejtësisht në shërbim të IAI.
Si funksionon praktikisht IAI e cilat janë programet e saj?
Organi vendimtor i IAI është Këshilli i MInistrave të Jashtëm, programi i të cilit zhvillohet e përditsohet gjatë takimeve mes Senior Officials që mblidhen tre herë në vit. çdo vit mblidhen dhe presidentët e parlamentve të vendeve anëtare, gjë që nënvizon faktin e përfshirjes në këtë organizatë të gjithë klasës politike, dhe jo vetëm asaj pale që në atë moment drejtojnë ekzekutivin. Ndërsa organi teknik është i përbërë nga Senior Officials, kolegë të mi e personat me të cilët jam në kontakt të vazhdueshëm. Të gjithë ata janë zyrtarë të lartë në ministritë e jashtme të vendeve të tyre. Nga 2008 i është dhënë jetë një sekretariati të përhershëm për të koordinuar e ruajtur vazhdimësinë e aktiviteteve. Këtë sekretariat e drejtoj unë nga ky vit. Roli ynë themelor është garantimi i vazhdimësisë gjatë kalimit të presidencës e ofrimi i mundësive për të katalizuar sa më mirë propozimet e vendeve anëtare. Më pas, ekzistojnë dhë tavolinat teknike.
Shpesh, personat nuk njohin rëndësinë e inisiativave ndërqeveritare e ndërkombëtare për një vend. Ambashador, mund të na shpjegoni cilat janë përfitimet për Shqipërinë me këtë pjesëmarrje në IAI?
Nisem duke iu thënë se ka një interes që i drejtohet integrimit evropian. Pa harruar faktin që në mes të anëtarve të IAI është dhe Italia, Greqia e Sllovenia që janë anëtarë pra të BE, si dhe Kroacia që do të hyj zyrtarisht me shumë mundësi në 2013. Pra, po flasim për një nismë me një theks të fortë evropian.
Kjo pjesëmarrje për Shqipërinë në një organizëm me kete objektiv integrues evropian ka një peshë edhe më të madhe. IAI mund të ngjaëj autobusi që do e përcjellë në Bashkimin Evropian. Shqipëria mbi këtë autobus, herët a vonë do të ndal në fund të udhëtimit bashkë me vendet e tjera në BE.
Ballkani shpesh përdoret negativisht aq sa sot ka marrë jetë termi ballkanizim për të nënvizuar faktin e ndarjeve e grismave. Në brendësi të IAI çfarë roli ka bashkëpunimi rajonal?
Bashkëpunimi rajonal është një tjetër vlerë e rëdësishme për Shqipërinë, ashtu si dhe për vendet e tjera anëtare. Për të përfocuar çfarë po ju them po ju citoj një frazë të Ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremic që këtë vit mbulon Presidencën e IAI. Jeremic gjatë hapjes së mbledhjes së parë të Senior Officials nën presidencën serbe në qershorin e kaluar, u shpreh, “është vërtetë bukur e shumë e nevojshme të kesh raporte të mira me vende të largëta, por, ç’kuptim do të kishin ato nëse nuk jemi në gjendje të mbajmë raporte të mira me fqinjët?”.
Domethënë ky bashkëpunim rajonal është një pjesë shumë e rëndësishme. Në këtë moment ne jemi duke ndërtuar një mentalitet të ri, atë të përhapjes së ndjenjës mes anëtarve të pjesëmarrjes në të njëjtin grup, një lloj club që punon për realizimin e projekteve të përbashkëta. Është e qartë që jo gjithnjë gjendemi të gjithë dakort por diskutojmë, mblidhemi rreth një tryeze me bindjen se marrim pjesë në një nismë të përbashkët.
Mjafton të kujtoni se vetëm 10 vjet më parë, disa prej këtyre vendeve kishin konflikte të ashpra mes tyre, ndërsa sot aryetojnë e projektojnë sëbashku rreth asaj tavoline si më sipër. Për Shqipërinë jetesa në një situatë bashkëpunimi e stabiliteti me vendet përreth ka vërtetë një vlerë domethënëse.
Kemi dëgjuar të flitet për një Makro krahinën e Adriatikut. Për çfarë bëhet fjalë e çfarë roli do të ketë IAI në këtë proçes?
Makrokrahina Adriatike do të jetë një nga mënyrat që BE do të ketë për të fortësuar zhvillimin e mbajtur ende më shumë stabilitetin në brendësi të zonës në jug- lindje të adriatikut. Parashikojmë të arrijmë në formimin e këtij projekti brënda 2014-ës. E vetmja makrokrahinë që ka arritur të kompletohet ështrë ajo baltike, që ka marrë jetë në tetor të 2009 mes Norvegjisë, Gjermanisë, Finlandës, Polonisë, Suedisë, Rusisë e tre të tjera republika baltikeTjetra në ardhje do të jetë ajo e danubit, ku do të marrin pjesë 14 vende që preken nga lumi blu bashkë me Çekinë, Bosnjen, Slloveninë e Malin e zi. Për sa i përketë Makrokrahinës Adriatike, IAI mund të luaj një rol të rëndësishëm pasi që sot ajo ka marrë në rritje proçese të ngjashme.
Në cilat drejtime përqëndrohet IAI e çfarë strumentash ka ajo për t’i arritur?
Siç ju thashë më sipër, IAI ka një orientim drejt bashkëpunimin rajonal edhe me ndihmën e ekspertëve në sektor të ndryshëm që vijnë nga të gjithë vendet anëtarë në tryezat e rumbullakta. Orientimi kryesor ku përqëndrohemi në saj dhe të linjave udhëheqse të protokollit të mirëkuptimit që kanë firmosur anëtarët, është ai i turizmit, i zhvillimit rural, i kulturës e bashkëpunimit ndër-universitar, mbi ndërrmarje të vogla e të mesme e mbi ambjentin. Mbi pikën e fundit, do të doja të përqëndrohesha në mënyrë të veçantë për të nënvizuar edhe një herë rëndësinë që ka elementi det në këtë organizatë. Kur flas për det nënkuptoj zhvillim turistik, rural e sipërmarrës rreth detit, një motor pra në udhëheqje të ekonomive të vendeve anëtarë.
IAI financon direkt projektet?
Për momentin kjo ështe diçka e re. Ne po pregatitemi për financime të projekteve të vogla që duhet te vijnë nga shoqëria civile e vendeve anëtarë. Mbi këtë drejtim do të përpiqemi të shtyjmë sa më shumë për të bërë të mundur që këto projekte të kthehen në baza për ndërhyrje të tjera edhe në Bashkimin Europian. Së shpejti do të gjeni në site-in tonë mënyrat e zonat ku do të përqëndrohen ndërhyrjet tona në projektet e vogla. Kryesisht flasim për projekte që kërkojnë një investim rreth 30 a 40 mijë euro.
Në Itali jetojnë komunitete të huajsh, kryesisht komuniteti shqiptar është, mjaft i madh. Kohët e fundit dëgjohet shpesh të flitet për koo – zhvillim. Në këtë moment po mendoni mbi projekte a studime në drejtim të bashkimit të pranisë së emigrantëve me zhvillimin ekonomik të vendit të origjinës së tyre?
Në këtë moment nuk kemi projekte rreth kësaj teme. Personalisht, e konsideroj me shumë interes. Në momentin kur një nga vendet anëtare do t’i prezantoj këtë temë Sekretariatit, që është një instrument i këtyre vendeve, mendoj se nuk do të kishte asnjë vështirësi për ta shqyrtuar nga ana jonë.
Më parë folëm mbi Ankonën e mundësinë e krahinës Marche për të pritur selinë e Sekretariatit të përhershm të IAI-s. tek lexoja cv tuaj vura re që ju keni lindur në Ankona. Çfarë efekti ju bën të ktheheni në shtëpi pas kaq vitesh?
Krahina Marche ka mbështetur me forcë e me bindje këtë projekt e fal saj kemi mundur sot të kemi një seli me një pamje mahnitse brenda një qyteti si Ankona. Emërimi im zgjat veç 3 vjet, është thjeshtë rastësi e nuk ka lidhje me faktin që unë jam me origjinë nga ky qytet, kolegu që më dorezoi stafetën ishte, Alessandro Grafini, vinte nga Venecia. Ne diplomatët jemi disi migrantë në realitet pasi nuk jetojmë kurrë për një kohë të gjatë në të njëjtin vend e për mua, kthimi në Ankona pas kaq vitesh ka qënë vërtetë një surprizë.
Ju faleminderit për kohën që na dedikuat e ju uroj punë të mbarë
Faleminderit jush..