Ermal Asllani është një student shqiptar që jeton në Itali. Pavarësisht moshës së tij të re, Ermali është koordinatori i të rinjve socialist në Itali. Në prag të zgjedhjeve lokale në Shqipëri,intervistuam Ermalin për të njohur më tepër aktivitetin e PSSH jashtë kufirit dhe angazhimin e të rinjve shqiptarë.
Si lindi ideja e zgjerimit të PSSH jashtë kufijveIdeja lindi nga një grup studentësh në Itali. Persona që kishin kaluar personalisht një periudhë për motive të ndryshme jashtë shtetit dhe njihnin situatën e vështirë me të cilën haseshin studentët dhe emigrantët në përgjithsi.Për këtë arsye dëshironin të gjenin një zgjidhje, për të ndjekur dhe për të ndihmuar këta persona. Në të verte ky projekt u realizua konkretisht në 1999 nga Edmond Kumaraku, aktualisht kryetari I PS për Italinë. Idejaështë, të ndihmojmë shqiptarët në Itali jo vetëm përsa i përket anës praktike, plotësimi i dokumentave dhe informacioni, pjesë e mbuluar mjaftë mirë nga shoqatat në territor, por mbi të gjitha për të mbushur maangësinë e pranisë së shtetit.
Çfarë keni bërë konkretisht për shqiptarët e Italisë?Sinqerisht jemi akoma në fazën fillestare, por kemi shumë projekte. Gjithsesi, diçka shumë të rëndësishme për mendimin tim e kemi kryer.Kemi sjellë në Toskanë shumë përfaqësues të partisë tonë e politikanë të rëndësishëm. Hera e fundit në 16 prill. I pranishëm Edvin Rama dhe shumë të tjerë.Është e rëndësishme për të rinjtë të ndjejnë më tepër praninë e politikanëve, të kenë një kontakt të drejtë për drejtë me ta. Të bëjnë pyetje dhe të kërkojnë zgjidhje. Nuk duhet të harrojmë se këta politikanë janë dhe përfaqësuesit tanë në parlament. Eshtë e rëndësishme për ne që shqiptarët që jetojnë në itali të kuptojnë se politikanët nuk janë të gjithë njësoj dhe se politica jonë mund të përmirësohet. Pak nga pak ndoshta do të arrijmë dhe rezultatet e kolegëve tanë në Rimini të cilët ndër të tjera, arritën të ndihmonin shqipëtarët duke ju siguruar edhe shtëpi.
Për të bërë gjithë këto gjëra, keni nevoje për bashkpunëtorë. Si arrini ti siguroni mjetet economike, dhe të tjera për të ecur përpara?Jemi disa të rinjë që bashkpunojmë. Gjithçka bazohet mbi punën vullnetare të atyre që besojnë në projektet e politikës tonë dhe shohin politikën në të ardhmen e tyre.
Në çfarë mënyre bëni të mundur që të rinjtë të bashkpunojnë me ju, mbi të gjitha në mënyrë vullnetare?Nuk është e thjeshtë,përkundrazi. Studentët dhe të rinjtë në përgjithësi janë shumë indiferent ndaj politikës. Sot shohin në rradhë të parë fitimin. Nëse mund të fitojnë diçka ok, përndryshe nuk bëhet gjë. Ky është mendimi I shumicës por jo I të gjithve. Shumë, besojnë akoma se falë punës tonë diçka mund të ndryshojë për mirë. Themi gjithmonë se shqipëria nuk ndryshon kurrë, por nuk duhet të ndryshoi Shqipëria, jemi ne që duhet të punojmë së bashku për ta ndryshuar. Ne bazohemi mbi këta elementë he kërkojmë të maksimalizojmë aftësitë e bashkëpuntorëve tanë. Duam të shtymë të rinjtë të afrohen me jetën politike të vëndit të tyre, dhe në Toskanë kemi shumë studentë aktiv. Po e përsëris, është e vështirë politika jashtë shtetit. Megjithëse, ato që përshkrova janë disa aspekte negative, por ka dhe aspekte pozitive.
Për shembull?Për shëmbull jemi më të lirë të shprehim opinionin tonë dhe të kërkojmë të drejtat tona. Në Shqipëri jo gjithnjë është e mundur nga frika se nëse shpreh një mendim mund të humbasësh vëndin e punës etj.
Bashkpunoni me shoqatat që ndodhen në teritorin e Toskanës?Edhe ky argument nuk është I thjeshtë. Ka ndodhur shpesh të kërkojmë bashkpunimin e disa prej këtyre shoqatave, por mungon dëshira. Nuk duan të shprehin përkatësinë e tyre politike, dhe as të japin motiv që njerzit të mendojnë se I përkasin një partie të caktuar.
Së shpejti në Shqipëri do të votohet. Keni marrë pjesë në fushatën elektorale?Sigurisht, me aq mundësi sa kemi. Kemi organizuar takime për të informuar. Disa dhe shumë të rëndësishëm, ku ka qënë I pranishëm dhe lideri ynë, që kërkoi përkraahjen e shqiptarëve në Itali. Kush nuk o të mund të kthehet në shqipëri, mund të na ndihmoj nëpërmjeet një mesazhi të thjesht me telefon drejtuar familjeve të tyre për ti këshilluar se duhet të na votojnë.
Një argument i rëndësidhëm për tu trajtuar, sidomos për ju që merreni me politik jashtë atdheut është mungesa e një ligji që ju jep mundësinëve sqipëtarve jashtë shtetit të votojnë. Të gjithë e mbajmë mënd rëndësinë që pati vota e emigrantëve italianë në zgjedhjet e fundit?çfarë mendimi keni mbi këtë tematik.
Eshtë e vërtet, nuk egziston një ligj. Koalicioni I së majtës shqiptare I kërkoi një ligj parlamentit, por nuk u aprovua.
Kosto të larta dhe vështirësi të mëdha për tu organizuar. Në të vërtet u propozua edhe vota nëpërmjet postës, shumë I sigurt për mendimin tim. Mbyllej zarfi dhe nëpërmjet një korrieri të besuar dërgohej në Shqipëri, por dhe ky propozim u hodh poshtë për faj të kostos. Edhe pse, për mendimin tim, fakti që nuk egziston një ligj nuk varet vetëm nga arsyet e mësipërme. Njerzit jashtë atdheut, që influencojnë një pjesë të madhe të ekonomisë shqiptare, janë të lodhur nga kjo qeveri dhe shpreson se duke I dhënë votën PSSH gjërat do ndryshojnë për mirë. Ne jemi më të fortë jashtë atdheut prandaj nëse votojnë dhe emigrantët fitojmë.Mendon se lideri i partisë tuaj mund të përfaqësoi të rinjtë shqipëtarë?Apsolutisht po, mendoj se po. Mjafton të shohësh listat tona, janë plot me të rinj. Ka qënë pikërisht lideri ynë që ka insistuar për të rinjtë duke u dhënë më tepër hapsirë. E’shtë edhe falë tij që ne të rinjtë kemi arritur të organizohemi brënda (fresh) dhe jashtë atdheut.
Çfarë mendon mbi rikandidim e E. Ramës për herë të katërt?Mendoj se bën shumë mirë. Ka treguar se është I aftë. Edhe si kryetar bashie I Tiranës ka punuar shumë. Mjafton të shohim trasformimin e Tiranës. Meriton të jetë në krye të shtetit shqiptar.
Në Albanianews është akoma i hapur një sondazh:” Nëse E.
Rama humbet zgjedhjet, duhet të heqi dorë si lider i socialistëve, dhe të mos prezantohet më kundër Berishës në zgjedhjet e ardhshme? “Ju si do të përgjigjeshit?Jo sinqerisht nuk shoh asnjë arsye për të cilën duhet të tërhiqet. Skuadra që fiton nuk ndryshohet apo jo? Mund të bëj akoma shumë për Shqipërinë.
Në mbyllje, si mendon se do shkojnë zgjedhjet?Mendoj se kësaj rradhe do fitoi koalicioni i majtë. Njerzzit janë të lodhur nga gjithë koto probleme, nga premtimet më apsurde që nuk mbahen, nga situata ekonomike. Do fitoi sepse ka dhënë prova se është më e aftë për të drejtuar vendin dhe se punon më tepër për përmirësimin e situatës. Mjafton të kujtojmë qeverinë e majtë që ishte në Shqipëri që pas 97 deri kur rifitoi partia demokratike. Njerzit duhet të kuptojnë se PD nuk do të thotë demokraci, përkundrazi.Ju falenderoj për kohën që më dedikuat dhe ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen.