Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Intervista

Tërmet i tmerrshëm në Japoni – Intervistë ekskluzive me ambasadën shqiptare

Ismail Ademi
11 Mars 2011
Në Intervista

Pas tërmetit që goditi Japoninë sot, u përpoqëm nëpërmjet ambasdës shqiptare në Tokio për të kuptuar më shumë, dhe mbi të gjitha për të ditur nëse ka pasur të lënduar shqiptarë në këtë tragjedi kaq të madhe. Atëhere i drejtuam disa pyetje ambasadës sonë në Tokio.

Si është situata aktualisht?Situata është e njejtë me ate çka paraqesin mediat vizive. Por në Tokio nuk ka pasur dëmtim të medha falë masave parandaluese sizmike dhe atyre te situatave te jashtëzakonshme. Por ështënderprere komunikimi me celular ndërsa ka qenë i mundur shërbimi i internetit. Janë ndërprerë lëvizjet e trenave dhe komunikimi përmes autostradave. Cdo 10-30 min ka pasur goditje, por dëmet kanë ardhur jo nga termeti se sa nga vala e tsunamit që erdhi më pas.

Sa shqiptarë jetojnë rregullisht në Japoni, dhe sa të tillë përafërisht gjenden atje në këto momente?Numri i përafërt i shqiptarëve që jetojne në Japoni është i vogel dhe ndryshon shpesh. Por si mesatare është një numër prej 50 personash të shpërndarë në të gjithë teritorin. Qytetet ku janë të përqëndruar kryesisht janë Tokio, Osaka, Fukuoka dhe Sendai, ky i funditeshte qyteti qe ndodhet me prane epiqendres.

Ambasada ka marë të dhëna deri tani për të dëmtuar me nënshtetësi shqiptare?Ambasada është munduar të marrë të dhëna sa më të sakta për gjendjen në përgjithësi dhe per shtetasit shqiptar në vecanti. Sipas kontakteve tona të drejtëperdrejta dhe Qendres për Menaxhimin e Katastrofave Natyrore ne MPJ e Japonisë deri tani nuk kemi të dhëna për shtetas shqiptarë të dëmtuar. Nga ana tjetër dëshirojme të bëjmë me dije familjarët e shqetësuar që të kontaktojnë me Ambasadën Shqiptare në Tokio përmes faqes së internetit ambasadat.gov.al/japan dhe nga personeli ynë do të bëhen përpjekjet maksimale për vendosjen e kontakteve apo informimin me të dhëna.

Godina e ambasadës ka pasur dëmtime? Sa shqiptarë punojnë në ambasadë?Godina e Ambasadës nuk ka pësuar dëmtime. Por situata ishte shumë dramatike dhe personeli u detyrua të evakuohej. Pas disa orësh është bërë e mundur hyrja në mjediset e ambasadës përmes shkallëve të sigurisë pasi ashensorëtnuk funksionojnë për sa kohë që lëkundjet vazhdojnë. Personeli i Ambasadës përbëhet nga Ambasadori Z. Bujar Dida, Sekretari i Parë Z. Lulind Bushati dhe Sekretari Teknik Z. Andi Bushati. Ndonëse personeli është i pakët për situata të permasave të tilla, janë marrë masat për përballimin e situatës dhe mbajtjen e komunikimit për shtetasit qe do të kenë nevojë për ndihmë.

Argumenta të trajtuar: Ambasada Romë
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Manfred Bushi

Due Albanie in un canto nel libro di Manfred Bushi

16 Qershor 2025
Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025

Librat më të fundit

La fiaba nera della Kuçedra

La fiaba nera della Kuçedra

Shkurt 2023
Giuseppe Marchionna
Laurana
9791280845245
Comunista, ateo e musulmano

Comunista, ateo e musulmano

Janar 2022
Andrea Forti
Golem Edizioni
9788892910669
Bagnati dallo stesso mare

Bagnati dallo stesso mare

Prill 2022
Gino Caruso
Europa Edizioni
9791220121866
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali