Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Intervista

Ne qytetarë të botës: kur një emigrante shqiptare ndërton baza mendimi dhe shprese për vendet në nevojë

Nga Leonora Memia
30 Nëntor 2010
Në Intervista

Një intervistë me Valbona Nezajn, themeluese e organizatës Empowering Development Alternatives (EDA), me seli në New York dhe veprimtari në Afrikën Lindore.

“Besoj se varfëria nuk duhet të shihet vetëm në aspektin ekonomik por edhe si problem social, politik e shpirtëror”. Kështu është shprehur Valbona Nezaj, themeluese dhe drejtoreshë e organizatës jofitimprurëse EDA me seli në New York, për gazetën amerikane BSN në 9 gusht të këtij viti me rastin e një iniciative publike të kësaj organizate për mbledhje fondesh.Valbona Nezaj nga qyteti i Bajram Currit është një ndër të rejat e shumta që ka emigruar në vitin 1999për të kryer studimet e larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E diplomuar në shkenca politike dhe psikologji, ka kryer edhe studimetpasuniversitare duke i dhënë vetes mundësinë të shohë realitetin “në një rreze më të largët”. E intervistuam për të na dëshmuar diçka më shumë për përvojën e saj dhe organizatën që drejton. Valbona si të ka lindur dëshira të krijosh një organizatë jofitimprurëse dhe pikërisht në Uganda?Pas përfundimit të studimeve pasuniversitare në marrëdhëniet ndërkombëtare vendosa të udhëtoja në Afrikën Lindore: Tanzani, Ugandë dhe Ruandë. Ky vendim erdhi nga ndërgjegjësimi im gjatë studimeve dhe sidomos nga përvoja e fituar duke punuar në Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me seli në New York. Hartimi dhe redaktimi i raporteve nuk ishin ideja ime për të qenë pjesë e ndryshimit të vërtetë dhe progresit. Kam dëshiruar gjithmonë të përballem me problemet duke ndikuar drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së njerëzve. Si rrjedhim, në dhjetor të vitit 2009, bashkë me aktivistë të tjerë themeluam Empowering Development Alternatives, një organizatë joftimprurëse me seli në New York dhe që vepron në Afrikën Lindore.

Pse pikërisht Afrika të shihet kaq me vëmendje nga një emigrante shqiptare?Kam ardhur prej vitesh me familjen në Amerikë. Kam kryer studimet këtu dhe e kam ndërtuar jetën time mbi këto kritere, duke pasur gjithmonë si shembull kulturën e vendit prej nga vij. Gjithmonë jam ndjerë qytetare e botës, pa kufinj socialë dhe politikë dhe kjo më ka bërë që ti shihja zhvillimet e jetës sime në një kontekst më të gjerë. Afrika ka qenë shumë e mistershme në adoleshencën time, ndërsa tani po me të njëjtin mister por duke i shtuar dhe nevojën për vëmendje më të saktë politike sociale dhe shpirtërore.

Disa javë më parë organizuat një mbrëmje bamirësie për t’i ardhur në ndihmë kësaj organizate, nje event që u percoll dhe nga disa gazeta lokale në New York. Diçka më shumë rrethkësaj iniciative.Po ishte një mbrëmje bamirësie e cila u zhvillua për të mbledhur fonde mbi projektin më të fundit kushtuar zonës së Jinjës – Uganda: arsimimi dhe krijimi i strukturave shëndetësore si një projekt afatgjatë që ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e së ardhmes së fëmijëve, adoleshentëve dhe kryesisht grave.

Një shfaqje artistike mbi punën që kryejnë gratë dhe vajzat në Ugandë, e shoqëruar me një hapësirë muzikore tradizionale të vendit, ishin në qendër të mbrëmjes së organizuar. Nje ankand kushtuar artit dhe ushqimit që solli në qendër të vëmendjes edhe një herë kulturën dhe traditën e këtij komuniteti në nevojë.

Cilat janë misioni dhe objektivat e kësaj organizate?Misioni ynë është të qenit partner me komunitetet në nevojë në Afrikën Lindore, për t’i mbështetur dhe krijuar hapësira zhvillimi ekonomik dhe shëndetësor. Pikësynimi ynë është t’i përshpejtojmë zgjidhjen e këtyre problemeve. Filozofia jonë mbështetet në besimin që komunitetet janë tëafta në përcaktimin dhe adresimin e nevojave te tyre. Në thelb qëndrojnë projekte që prodhojnë të ardhura të qëndrueshme për arsimin, mbështetjen dhe promovimin e kujdesit primar dhe shëndetësor. EDA beson se varfëria nuk duhet të shihet vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë social, politik dhe shpirtëror. Për më shumë informacione, mund të vizitoni websitin www.em.powering.org .

A ka qenë e vështirë si e huaj të ndërmerrje këto hapa në EDA? Për fat të mirë Amerika është një vend demokratik ku idetë, projektet dhe pasioni për të ecur përpara nuk varen nga origjina apo besimi. Kjo më ka ndihmuar shumë në punen time. Ketu nuk ka të huaj apo emigrantë: të gjithë janë individë me të drejta dhe detyrime të barabarta.

Lidhja juaj me Shqipërinë dhe qytetin tuaj të lindjes.Kam vizituar Shqiperinë 2 vjet më parë. Me shumë mall, kuriozitet dhe dëshirë për të rizgjuar kujtimet e fëmijërisë. Jam pashmangshmërisht e lidhur me qytetin e lindjes nga i cili emigrova në moshën 18-vjeçare. Dëshira për të bukurën, vendosshmëria për të kërkuar të mirën dhe energjia e cila besoj se karakterizon punën dhe jetën time janë trashëgimia më e bukur që kam nga ky qytet ngado që të shkoj.

Valbona të urojmë shumë suksese në punën dhe idetë e tua. Urojmë që këtë energji dhe largpamësi që shohim shpesh tek bashkatdhetarët tanë, ta hasim edhe në shumë organizata të tjera në Shqipëri e kudo.Womens_Project_Pic

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Statua di Enver Hoxha

Da piccino nella svolta dell’Albania

3 Shkurt 2023
Richiamare Bene Valbona Jakova

Il richiamo alla vita nelle poesie di Valbona Jakova

1 Shkurt 2023

Librat më të fundit

Invece di un addio

Invece di un addio

Qershor 2022
Alma Budini Negri
Porto Seguro
9791254922712
Frederik Rreshpja. La notte del delirio

Frederik Rreshpja. La notte del delirio

Nëntor 2021
Petrit Palushi
A&B Editrice e Botime Fenix
9788877285164
Ti ho sognato Albania

Ti ho sognato Albania

Gusht 2021
Antonio Sciarra
Editrice Ave
9788832712858
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}