Këngëtari Alban Skënderaj flet për Albania news, në prag të koncertit të 7 nëntorit tek auditorium Flog nga ora 21 e tutje, që rrjeti i shqiptarëve në toskanë (RAT) e ka zgjedhur si event për fillimin e aktiviteteve artistike. koncerti është organizuar falë angazhimit të të rinjëve të shoqatës GAT, pjesë e vetë rrjetit. PJESË NGA HISTORIA E KËNGËTARIT QË E GJETI SUKSESIN DUKE U KTHYER NË SHQIPËRI, DHE DUKE PERFORMUAR NË SKENAT SHQIPFOLËSE. PASI FITOI ÇMIMIN E PARË NË TOP FEST, SUKSESI I ALBANIT KA VAZHDUAR GJITHNJË NË RRITJE.
Ti ke jetuar disa kohë në Itali. Si ndodhi që u riktheve në atdhe dhe ju fute muzikës?
Unë praktikisht jam rritur në Itali, pasi kam jetuar që prej moshës 14 vjeç atje. Kjo moshë përkon edhe me formimin e karakterit të një adoleshenti dhe artistikisht Italia për mua ka qenë shumë, sepse atje kam hedhur hapat e para të muzikës. Kthimi në Shqipëri ka qenë krejt i rastësishëm dhe kryesisht ishte familja ime që insistente që të bëja diçka në Shqipëri, edhe pse aspirata ime kryesore ishte tregu italian dhe ai perëndimor. Gjithsesi Shqipërinë e ndieja si shtëpinë time.
Cilat kanë qenë hapat e tua të para në këtë fushë dhe si është treguar tregu dhe publiku shqiptar karshi teje?
Hapat e para kanë qenë në Itali, fillimisht duke studiuar kitarë dhe duke shkruar vetë tekstet këngësh. Gradualisht kalova te disa performanca live me grupe miqsh dhe me pjesëmarje në konkurse dhe regjistrime profesionale në studio. Këngët e para në shqip patën një efekt të menjëhershëm te publiku shqiptar dhe natyrisht kjo ndikoi pozitivisht edhe te mua. Është një diçka e vështirë të shpjegohet me fjalës, sepse gjërat kanë ndodhur aq shpejt sa që nuk më kanë lënë as kohën të kuptoj se si ndodhi. Ka qenë një surprizë e bukur, dhe vazhdon të mbetet e tillë, feeling që kam krijuar me publikun, të cilit i jam mirënjohës, sepse një artist pa publikun e tij ëshë si një jetim.
Si lindi ideja e impenjimit jo vetëm muzikor por edhe social, nëpërmjet angazhimit si testimonial me RAT (Rete albanesi in Toscana)? Ka ndikuar ndoshta eksperienca jote personale në Itali?
Eksperienca ime ka qenë e rëndësishme në këtë angazhim, pasi unë emigracionin e kam jetuar vetë dhe e ndiej si temë shumë personale. Si natyrë më pëlqen, përveç planit artistik, ta shfrytëzojë imazhin tim edhe për gjëra që mund të kenë një dobi sociale. Propozimi i RAT për të më pasur si testimonial në promovimin e këtij rrjeti në rajonin e Toskanës, më gjeti entuziast dhe bëra të pamundurën për të qenë i pranishëm më një performancë live, që nuk do të jetë e vetmja natyrisht. Jam përpjekur dhe do përpiqem më shumë në ardhmen të jem afër çdo organizate që meret dhe ndihmon integrimin e komunitetit shqiptar ne vendet perëndimore ku jetojnë.
Cilat janë projektet e tua aktuale,në planin muzikor dhe atë personal?
Plani i parë afatshkurtër është realizimi me sukses i koncertit që kemi më datë 7 nëntor në auditorium Flog në Firenze, zonë ku jam rritur dhe që kam shumë përzemër. Me këtë rast unë do këndoj disa këngë, për herë të parë në publik dhe live, nga albumi italisht që jam duke përfunduar. Përveç albumit jam duke përfunduar edhe një videoclip po në italisht. Jam duke punuar njëkohësisht edhe në albumin tim të tretë shqip që pritet të dali në treg verën e ardhshme
Këtë artikull mund ta lexoni dhe italisht