Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Intervista

Dervishi: Suedia, vendi model për politikat e migrimit

Një intervistë me Avni Dervishin, politikan suedez me origjinë shqiptare, mbi zhvillimet e fundit politike në Suedi dhe politikat e migrimit dhe integrimit të këtij vendi.

Ismail Ademi Nga Ismail Ademi
17 Tetor 2010
Në Intervista
Avni Dervishi

Avni Dervishi

Një intervistë me Avni Dervishin, politikan suedez me origjinë shqiptare, mbi zhvillimet e fundit politike në Suedi dhe politikat e migrimit dhe integrimit të këtij vendi.

Zgjedhjet e fundit politike në Suedi sollën në vëmendjen e opinionit publik partinë “Demokratët e Suedisë” dhe liderin e saj, Jimmi Akesson. Për herë të parë në historinë suedeze, kjo parti mori mbi 4% te votave, duke kaluar pragun elektoral të nevojshëm për t’u përfaqësuar në parlament.

Programi i kësaj partie përmban politika diskriminuese ndaj imigrantëve. Qendra e djathtë po qeveris Suedinë për herën e dytë radhazi, pas pothuajse 80 vjet pushtet të socialdemokratëve.

Intervista me Avni Dervishin

Për të kuptuar diçka më shumë rreth asaj që po ndodh në vendin skandinav, intervistuam Avni Dervishin, politikan suedez me origjinë shqiptarei Partisë Popullore Liberale.

Në radhë të parë na thoni diçka për veten tuaj, kush është Avni Dervishi?

Jam shqiptar i lindur në Kosovë. Historia ime është e lidhur ngushtë me atë të Kosovës. Në 1981 polica serbe burgosi tim atë e time motër 15-vjeçare. Ishte e vështirë të ishe kosovar në ato kohë. Të afërmit e mi kanë qenë simbol i pavarësisë së Kosovës. Gjyshërit kanë qenë në burgjet jugosllave sepse kerkonin pavarësinë e vendit. Një nga dajot e mi, Ahmet Haxhiu ka vdekur pas 12 vitesh burgim në burgjet jugosllave. Që në fëmijëri kam pasur stimulin dhe traditën familjare që të punoj për të forcuar kombin.

Në vitin 1992 arrita të arratisesha nga Kosova dhe kërkova azil politik në Suedi, ku tashmë jetoj. Në vitin 2001 kam kryer një master në Politika Europiane dhe deri në 2003-shin kam punuar për UNMIK në Kosovë. Angazhimi im për demokraci, respektim të të drejtave të njeriut si dhe angazhimi im i palodhur për çështjet shqiptare, kanë ndikuar që të jem aktiv në jetën politike suedeze. Duke filluar nga viti 2004 punoj si Këshilltar politik në parlamentin suedez, duke asistuar grupin parlamentar të Partisë Popullore liberale dhe prej vitit 2006 jam deputet i po kësaj partie në parlamentin e rajonit Västmanland.

Në çfarë mënyre ishit i angazhuar në zgjedhjet që sapo mbaruan në Suedi?

Isha kandidat për deputet për Parlamentin e Suedisë për partinë popullore liberale. Por meqenëse jam politolog dhe këshilltar politik në Parlamentin e Suedisë, kam qenë edhe shumë i angazhuar në përgatitjen, implementimin dhe rivlerësimin e fushatës zgjedhore.

Ne zgjedhjet e fundit ra shumë në sy avancimi i së djathtës ksenofobe në një vend që shquhet për traditën e solidaritetit dhe respektimin e të drejtave të të huajve. Si ndodhi që kjo parti kaloi pragun elektoral?

Nga 7.1 milionë votues, 320 000votuan për ta dhe ata e kaluan pragun 4 % që është i nevojshëm për të hyrë në parlamentin qëndror. Suedia ende i respekton shumë të drejtat e të huajve. Ligji kundër diskriminimit të të huajve është shumë i qartë dhe ndër më të mirët në botë. Një pjesë e të huajve janë të integruar mirë në shoqërine suedeze, ndërsa disa jo dhe merren edhe me kriminalitet. Kjo lidhet me faktin se të huajt janë të prekur më shumë nga papunësia dhe problemet sociale. Suediaka 9.3 milionë banorë prej të cilëve 1.4 milionë kanë prejardhje të huaj ose të dy apo njërin prej prindërve të lindur jashtë Suedisë.

Si është aktualisht situata reale në Suedi përsa i përket politikave të imigrimit?A është i lehtë integrimi i të huajve në Suedi? Sa vjet u duhet atyre që të bëhen nënshtetas dhe pas sa kohësh mund të marrin pjesë në jetën politike të Suedisë, qoftë në nivel lokal apo kombëtar?

Politikat e imigrimit janë nga më të mirat që sot shpreh gjithë bota perëndimore. Suedia për shembull ka pranuar më shumë refugjatë nga Iraku, sesa SHBA-të apo Kanadaja apo ndonjë vend tjetër në Evropë. Përsa i përket integrimit mund të themi që mund të jetë i lehtë nëse ka vullnet. Kuptohet nëse mësohet gjuha suedeze është shumë më lehtë të integrohesh në shoqërinë suedeze.

Ata që kanë dokumente identiteti të rregullta; kanë pasur lejen e qëndrimit në Suedi për 5 vite; nuk kanë bërë krime të ndryshme dhe nuk janë në listat e zeza të kredisë për moskthime të borxheve, mund të kërkojnë nënshtetësinë. Ndërsa ata të cilët kanë lidhje martesore dhe bashkëjetojnë me ndonjë nënshtetas-e suedez-e mund ta kërkojnë pas 3 vitesh. Kandimi si deputet në Parlamentin qendror mund të bëhet 8 vjet pas marrjes së nënshtetësi. Për të votuar për parlamentin qendror duhet të kesh nënshtetësinë, ndërsa për zgjedhjet vendore mjafton të kesh leje qendrimi prej 3 vitesh.

Për më tepër KQZ-ja dhe Parlamentit suedez ofrojnë informacione online në disa gjuhë, mes të cilave edhe shqipja .

Cilat janë komunitetet më të mëdha në Suedi dhe sa peshë kanë pasur realisht në zgjedhje me votat e tyre?

Këtu kanë qenë më shumë se 26 lista të ndryshme zgjedhore për Parlamentin qendror, e qindra të tjera për zgjedhjet vendore. Komunitetet më të mëdha janë boshnjakët, kurdët, iranianët, arabët, finlandezët. Shqiptarët janë rreth 50.000 – 60.000. Ka pasur peshë vota e tyre në rrethet ku jetojnë më shumë. Ka pasur kandidatë me origjinë shqiptare në disa parti të ndryshme që garonin për zgjedhje. Ndërsa përsa i përket integrimit në politikë të personave me origjinë të huaj, mjafton të themi që Ministrja aktuale e çështjeve të migrimit dhe barazisë gjinore, Nyamko Sabuni, ka lindur në Burundi në 1969 dhe më pas ka emigruar në Suedi.

Ndoshta dhe Suedia po i afrohet vendeve të tjera si Hollanda, Italia etj ku forca politike ksenofobe kanë rezultate të mira? Mund të themi që ëndrra e vendeve skandinave perfekte është drejt fundit?

Jo, nuk besoj. Siç e theksova më parë, partia raciste mori vetëm 320 000 vota, jo më shumë. Një pjesë e tyre që kanë votuar për ta janë të majtë jo të kënaqur me politikën e Partisë Socialdemokrate suedeze. Po ashtu, është me rëndësi të thuhet se pothuajse të gjithë ata që kanë votuar për ta nuk kanë nivel arsimor të lartë.

Partia ekstremiste e djathtë aktualisht ka vetem 20 ndër 349 deputetët e parlamentit suedez. Nuk besoj se ëndërra skandinave është drejt fundit. Ka ndryshuar ama realiteti i Suedisë, edhe pse është historik fakti se një qeveri e një koalicioni të përbërë prej 4 partish të qendrës së djathtë është rizgjedhur prapë nga votuesit.

Kjo interviste eshte e disponueshme dhe ne italisht

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithnjë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Firenze Galleria Artista Albanese Armando Xhomo 1

A Firenze, un ponte di colori nella galleria dell’artista albanese Armando Xhomo

Salone Internazionale Del Libro Di Torino Edizione 34 Maggio 2022 Cuori Selvaggi

L’Albania alla XXXIV edizione del Salone Internazionale del libro di Torino

Albania Letteraria

Anila Dahriu Il Canto Della Fanciulla

Il vortice dell’amore come cura del sé

Libri Albanesi Maggio

Le nuove proposte editoriali di maggio per gli amanti dell’Albania

Librat më të fundit

Shamal 2021

Shamal 2021

Liljana Qafa
3 Qershor 2021
Aletti Editore
9788859171973
Finestra per poco

Finestra per poco

Edmond Nemërçka
21 Janar 2021
Youcanprint
9791220311373
Poesie che cadono dal cielo

Poesie che cadono dal cielo

Riccardo Attardo
23 Nëntor 2021
Gruppo Albatros Il Filo
9788830647510
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}