Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Intervista

Më shumë vëmendje për gjuhën shqipe në diasporë

Leonora Memia
20 Qershor 2010
Në Intervista

Visar Zhiti në një intervistë eskluzive për AlbaniaNews, dhënë gazetares sonë Leonora Memia.

Së shpejti qeveria shqiptare do të bëjë të mundur ngritjen e një strukturë arsimore për mësimin e gjuhës shqipe, për t’u ardhur në ndihmë të gjithë emigrantëve jo vetëm në Itali por kudo në diasporë. Janë fjalët e Visar Zhiti, Ministër këshilltar për kulturën, diasporën dhe shoqatat pranëAmbasadës shqiptare në Romë, i ftuar në iniciativën “Porti Cittadini, culture in crescita tra Italia e Albania” të organizuar nga gazeta online Albania News me qendër në Modena që mblodhi gazetarë, pubblicistë, poetë e kritikë shqiptarë dhe italianë. Në intervistën që vijon Zhiti flet edhe për rëndësinë e gazetarisë në krijimin e urave të bashkëpunimit dhe komunikimit si midis dy vendeve ashtu edhe brenda komunitetit shqiptar.

Zoti Zhiti, ju si poet dhe gazetar, si e shihni zhvillimin e gazetarisë shqiptare në Itali dhe ç’mendoni mbi debatin e krijuar nga gazetarët mbi temën “kur një i huaj përbën lajm”?Më pëlqeu pasi ishte shumë interesant debati i arritur mbi këtë temë. Më vjen mirë pasi shoh emancipim të qytetarit shqiptar në të folur e në të debatuar, argumente të cilat janë nxjerrë nga një reflektim i kujdesshëm. Pata mundësinë të ndjek një debat të një niveli të lartë nga të dy anët i cili nxori në pah shumë probleme që duhen diskutuar mbi këtë temë.

Më pëlqeu shumë dhe debati i cili u krijua mbi përdorimin e gjuhës shqipe në media këtu në Itali. Është një element i domosdoshëm që duhet të jetë pjesë e informacionit shqiptar. Kjo edhe për një tjetër arsye themelore, pasi gjuha shqipe është një vlerë botërore. Gjuha shqipe duhet mbrojtur por kjo jo duke u parë si një veprim nacionalist, por siç u tha dhe më parë, të mbrohet si një pasuri botërore e shqiptarëve. Fatkeqësisht kemi informacione alarmante mbi gjuhët në botë ku çdo dy javë një gjuhë vdes. E vlerësoj shqetësimin e përdorimit të gjuhës shqipe në mediat këtu. Dhe mendoj se një artikull duhet të botohet njëkohësisht në dy gjuhët si në shqip ashtu dhe në italisht. Në lidhje me ruajtjen e gjuhës amtare, vende të tjera si Rumania kanë ndërmarrë hapa konkretë, pasi vetëm në Piemonte gati në të gjitha shkollat është bërë i mundur mësimi i gjuhës rumene. Çfarë po bën qeveria shqiptare në këtë aspekt, duke pasur parasysh se emigracioni shqiptar në Itali është i hershëm dhe nuk jemi vend i BE-së?Së shpejti qeveria shqiptare do të bëjë të mundur ngritjen e një strukture arsimore për t’u ardhur në ndihmë të gjithë emigrantëve jo vetëm në Itali por kudo në diasporë, në mësimin e gjuhës shqipe. Instituti kombëtar i diasporës me qendër në Shqipëri po mbledh informacione mbi shpërndarjen e popullsisë shqiptare të emigruar dheparashikohet formimi i një kontigjenti mësuesish për mësimin e gjuhës shqipe. Kjo strukturë do të jetë e njëjtë në të gjitha shtetet ku flitet shqip dhe do të shërbejë për t’u dhënë brezave të rinj shqiptarë që rriten jashtë vendit të tyre mundësinë për të studiuar gjuhën amtare.

Një komunitet shqiptarësh në Itali i cili ka bërë hapa konkretë jo vetëm në fushën e informacionit siç në rastin e Albania News apo edhe të gazetave të tjera online që botohen në Itali nga shqiptarët, por edhe në politikë. Ka disa vite që në zgjedhjet lokale marrin pjesë përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe tani ka të rinj të cilët angazhohen me parti të ndryshme në Itali. Cili është mendimi juaj lidhur mbi këtë fenomen?Është një guxim për t’u admiruar. Populli shqiptar në Itali nuk është pa traditë në fushën e politikës, përkundrazi. Vendi ynë ka pasur gjithmonë elementë mjaft të rëndësishëm në politikën italiane. Kujtojmë Kryeministrin e parë italian në Italinë e bashkuar i cili ishte Arbëresh, Francesco Crispi, por ka dhe deputetë e senatorë arbëreshë.

Edhe përfaqësues të emigracionit të viteve të funditkonkurojnë dhe gjejnë mbështetjen në zgjedhjet lokale. Ndonjëherë të vjen keq pasi në një fushatë elektorale dalin disa politikanë shqiptarë në garë dhe kjo bën që votat të përzihen dhe t’u shkojnë kandidatëve të ndryshëm. Në këtë kontekst duhet bërë më kujdes për të pasur mundësi të mblidhen votat, siç bëjnë vendet e tjera ku zgjedhin një kandidat. Është shumë e rëndësishme ky lloj funksionimi pasi kjo eksperiencë do t’i shërbejë dhe vendit tonë.

Cilat janë projektet e qeverisë shqiptare për të bërë të mundur njohjen e realitetit të shqiptarëve që jetojnë në Itali? Po mënyra e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të ideve me pjesën tjetër të shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri? A duhet bërë më shumë që të njihet jeta e shqiptarëve në diasporë?

Më pëlqeu ky takim pasi këtu shqiptarët folën në mënyrë të barabartë meitalianët, bile ata kishin superioritet, folën edhe në gjuhën e tyre (italisht) dhe kjo është shenjë force, aftësie dhe njëkohësisht tregon dëshirë dhe rezultat komunikimi. Shqiptarët me pasionin e tyre karakteristik kërkojnë të njihen dhe jo të shpërdorohen qoftë nga mediat apo nga kompleksiteti i jetës së përditshme e të vështirë. Në këtë drejtim ky kuvend ishte i suksesshëm dhe me shumë vlerë. Përsa i përket çështjes suaj kjo vazhdon traditën e shtypit shqiptar në emigracion, vetëm se në kushtet teknike më moderne, është i nevojshëm sepse shtrohen rrugë komunikimi dhe në këtë mënyrë vjen ajo qëpërmendet ju që të arrijmë të kemi rezultate. Dhe kjo bën që të shtrohen rrugë komunikimi jo vetëm mes shqiptarëve dhe italianëve por edhe mes shqiptarëve në diasporë dhe atyre në Shqipëri. Kjo është një rrugë shumë efikase që çon në harmoni mes shoqërive. Hapësira e lidhjes së shqiptarëve me njëri tjetrin dhe e kërkesave mes tyre.

Ka disa vite që qeveria shqiptare drejton thirrje të rinjve që studiojnë në vendet e huaja për t’u kthyer në Shqipëri. Por cili është raporti dhe si janë kontaktet e qeverisë shqiptare me qytetarët e saj të cilët jetojnë në Itali dhe punojnë për komunitetin shqiptar nëpërmjet shoqatave apo aktiviteteve të tjera që ndërmarrin?Shteti shqiptar është interesuar që “truri” i emigruar të kthehet në vendin e lindjes. Shteti, përveç kthimit të studentëve të cilët kryejne arsimin e lartë në vende të huaja nëpërmjet kërkesave të qeverisë shqiptare të cilët kanë avantazhe, fton edhe ata të rinj të cilët kanë emigruar për arsye të tjera dhe u jep mundësinë të barazohen me kolegët në Shqipëri. Janë të mirëpritur të konkurojnë në tregun e punës si shqiptarët që jetojnë atje, pasi u njihen të gjitha shkollat dhe kanë më shumë rrogë se ata që janë brenda. Ndoshta nuk janë të gjitha proçese të mjaftueshme, por po bëhet gjithçka që kjo ajkë e vendit të kthehet në Shqipëri.

Në fund, një mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë që merren me shkrimet dhe lajmet për shqiptarët këtu në Itali, në një ditë diskutimi mbi këtë temë.Unë jam vetë gazetar dhe shpeshherë nga gazetat nuk do të doja vetëm lajmin që është dhe dhunë. Kronikën e zezë psh që flet për veprime të jashtëligjshme të kryera nga emigrantët. Duhet të mundohemi që me anë të lajmit të krijojmë ura bashkëpunimi dhe komunikimi. Detyra e një gazetari shqiptar që ndodhet jashtë vendit nuk është thjesht të paraqesë çfarë ndodh, por edhe të nxisë metoda dhe rrugë të reja informimi. Me anë të një gazete duhet të ndërtojmë shkëmbim idesh dhe harmonie mes nesh dhe vendit që na ka ofruar mundësinë e një jete më të mirë dhe gjithashtu në mënyrë të veçantë mes njëri tjetrit dhe jo përçarje e konflikte. Gazeta apo çdo lloj mjeti tjetër komunikimi duhet të na bashkojë, informacioni gjithmonë duhet tëbashkojë.

Argumenta të trajtuar: Ambasada RomëGazetaria ShqiptareGjuha shqipeModenaPorti CittadiniRomëVisar Zhiti
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Immagine Di Copertina

Tirana. Un successo la presentazione del libro di Verga all’IIC

16 Maj 2025
Lucia Esposito 1

Intervista a Lucia Esposito. «Ho voluto rendere Ershela immortale, eterna»

5 Maj 2025

Librat më të fundit

Da un’altra porta

Da un’altra porta

Mars 2023
Durim Taci
Besa Muci Editore
9788836293186
I Giorni della Pace

I Giorni della Pace

Tetor 2022
Denata Ndreca
Scribo
9788885624993
Follia d’amore

Follia d’amore

Gusht 2024
Robert Shkurti
BookSprint Edizioni
9791256593132
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali