Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Satire & humor

121 emra për filizat e ardhshëm

Nga Arben Imeri
Në Satire & humor
Udhëzues emrash shqiptarë
ShpërndaCicëro

– Kejsi… Kejsi, të keqen mami, çfarë notash more sot në shkollë?

– Mami, mora një dhjetë në kimi me mësuese Xhoanën dhe një dhjetë me yll në fizikë me mësues Bjordin.

– Të lumtë, xhan i mamit, edhe Trezi mori një dhjetë sot! Ju ka mami shpirt!

Mami Burbuqe, e ngazëllyer, përqafon Kejsin shembullor. Babi Ibrahimi është akoma në punë. Ai punon shumë dhe vjen vetëm në darkë në shtëpi.

Dialog normal nënë e bir, dialog ditor, si ata që dëgjohen çdo ditë në të gjitha familjet shqiptare. E veçanta e tij janë emrat e Kejsit dhe të Trezit shtatëvjeçar, emra të çuditshëm dhe të pamësuar për veshët tanë ose, më saktë, të prindërve tanë, sepse ne, brezi i sotëm, jemi mësuar me të tillë emra esterofilë. Jemi mësuar, sepse kemi gabuar! Nuk i kemi lënë fëmijë tanët pa i emërtuar si heronjtë e xhudos, idhujt e Hollivudit, golashënuesit e Botërorit, qentë e tenorit, si vajzat seksi pon-pon, si këngëtarja e xhindosur apo si tenistja e flamosur.

Gabimet tona, për fat të keq, nuk ndreqen më. Asnjëri prej nesh, në këtë kohë krize, nuk ka kurajën të trokasë në zyrat e Gjendjes Civile e t’iu hyjë telasheve për të ndërruar emrin e trashëgimtarëve të tij. Nuk ka kurajë, por nuk ka edhe të holla, sepse, duke e ditur që shumica jonë jetojnë në dhë të huaj, përpos avokatit apo noterit, duhet ushqyer e darovitur edhe tabori i pambarimtë i zyrave burokratike në Atdhe.

Larg qoftë!

Më mirë le t’i lëmë fëmijët tanë me emrat që iu dhamë në vitet e para të lirisë dhe të mendojmë për të ardhmen. Shumë nga ne, tashmë, janë kandidatë për gjyshër. Le ta presim pranverën me filiza të rinj, me lule të reja, me emra të rinj. Le të mbjellim sot, që të korrim mot.

Duke qenë se emrat janë, jo vetëm një mjet identifikimi individual, por edhe një mjet përkatësie kombëtare, me shumë modesti po përpiqem të kontribuoj edhe unë në ujitjen e pemës gjenealogjike të emrave më të përdorur shqiptarë.

Me shpresë se pema do të rritet e fortë dhe me rrënjë edhe më të thella, për t’iu ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve të mi, të cilët, falë mërgimit shumëvjeçar dhe jetesës larg atdheut, do të mund të hasin në ndonjë vështirësi të rastit, po marr përsipër të shpjegoj edhe kuptimin e tyre në gjuhën shqipe.

Ju falënderoj për vëmendjen dhe shpresoj në bashkëpunimin tuaj!

    1. Azgan – mashkull xhuxh
    2. Asllan – person që kurrë nuk kreu shërbimin ushtarak.
    3. Arsen – person që dorëzon gjithçka që gjen në rrugë.
    4. Adil – person që i ngrys ditët mbyllur në shtëpi.
    5. Asamble – femër që nuk ka të drejtë vote.
    6. Avdi – element që shëtit gjatë orëve të drekës.
    7. Bajame – lule që lajmëron ardhjen e dimrit.
    8. Bajram – fëmijë që lind në ditën e Pashkëve.
    9. Bamir – person që bën keq.
    10. Bardhosh – anëtar mashkull i komunitetit me ngjyrë.
    11. Bashkim – burrë që divorcohet shpesh herë nga gratë.
    12. Besnik – person që tradhton me raste dhe pa raste.
    13. Behije – grua që nuk shëtit kurrë në ditë me diell.
    14. Beqir – person me qëllime të mbrapshta, i cili në fillim bën bë dhe pastaj kërkon të të përdhunojë.
    15. Bektash – anëtar i një sekti fetar që nuk di se ku ndodhet mali i Tomorit.
    16. Behar – person që emigron në Kanada.
    17. Bekim – njeri që mallkohet nga 99,99% e të njohurve.
    18. Bujar – person që nuk qeras kurrë.
    19. Bukurie – femër që nuk pranohet në Miss Albania.
    20. Bilbil – person që lind memec.
    21. Çapajev – ai, të cilit nuk i has sharra në gozhdë.
    22. Çelik – person, të cilin nga mosha 10-69 vjeç e rrahin të gjithë.
    23. Çlirim – shqiptar që ka lindur më 7 prill.
    24. Dashamir – njeri që e urrejnë të gjithë.
    25. Dituri – femër që përsërit dy herë çdo klasë të fillores.
    26. Dallëndyshe – femër që nuk pi kurrë qumësht.
    27. Dashnor – mashkull, i cili u zhvirgjërua ditën e parë të martesës.
    28. Dervish – ndihmës i priftit në kishë.
    29. Dile – femër që nuk dilte kurrë në takim.
    30. Drita – femër që punon vetë turni i tretë.
    31. Durim – njeri që nuk përballon asgjë.
    32. Dhurata – femër që nuk të jep as edhe një gur për të çarë kokën.
    33. Engjëll, Engjëllushe – persona me fizionomi jo shumë miqësore.
    34. Ermira – femër së cilës, në autobus, i largohen të gjithë.
    35. Esmeralda – bionde natyrale.
    36. Eva – femër që nuk di të qërojë mollët.
    37. Fatos – nxënës që nuk u pranua kurrë në organizatën e pionierit.
    38. Fatbardh – njeri që bën shumë vjet burg.
    39. Flamur – njeri që ndërron parti çdo mëngjes.
    40. Fitim – shitës që del përherë deficit.
    41. Gavrosh – anëtar i partisë monarkiste.
    42. Gazmend – qaraman i lindur.
    43. Gëzim – mashkull që bën qoka në raste hidhërimesh.
    44. Gramoz, Korab, Shkëlzen, Tomor – banorë meshkuj të krahinës së Myzeqesë.
    45. Guri – fëmijë që luante gjithmonë me peta.
    46. Guxim – person që nuk hipte kurrë në tren pa biletë.
    47. Gjerdan – person që nuk qëllonte mbi armikun.
    48. Gjergj – shqiptar që nuk ka vizituar Krujën.
    49. Hajri – ai që nuk pa një ditë të bardhë, në jetë.
    50. Haxhi – emigrant në Vatikan.
    51. Haki – person që nuk ta bën borxh asnjëherë.
    52. Hume – femër që fiton çdo duel, qoftë edhe me meshkuj.
    53. Hekuran – person që thyhet në mes si kallam sheqeri.
    54. Hilmi – person i ndershëm që nuk bën kurrë me hile.
    55. Ilir – njeri që lindi dhe u rrit në internim.
    56. Izet – ai, i cili, në dialektin e Shqipërisë së Mesme, di të numërojë deri në dhjetë.
    57. Islam – besimtar i fesë ortodokse.
    58. Karafil – person i pjekur e fjalëpakë.
    59. Krenar – person që rri si i dhjerë.
    60. Kafaze – femër që nuk mblidhet kurrë në shtëpi.
    61. Kumrije – femër që mbarështon gardalinat dhe kanarinat.
    62. Kusure – shitëse e dalluar.
    63. Laje – femër që lahet në çdo 29 shkurt.
    64. Luan – ai që ia mbath më shpejt se lepuri.
    65. Lume – banore e viseve bregdetare.
    66. Lulzim – mashkull që ngeli qeros në moshën 20-vjeçare.
    67. Lekë – ai që shitblen vetëm me $ dhe €.
    68. Llesh – banor i krahinës së Kurveleshit.
    69. Llambi – person që ndriçon vatrën vetëm me qirinj.
    70. Lavdërim, Lavdie, Lavdosh – punonjës, fotot e të cilëve ishin te tabela “Turpi i ndërmarrjes”.
    71. Lindita – femër që punët e mira i bën kur fillon nata.
    72. Luftar – ai që luftën e shihte me dylbi.
    73. Majlinda – femër që u lind në vjeshtë.
    74. Mali – njeri që rrëzohet me një grusht.
    75. Marenglen – njeri me bindje të djathta politike.
    76. Mbarime – ajo që fillonte gjithmonë nga e para.
    77. Mimoza, Manushaqe, Vjollca, Zymbyle – emra shkurresh.
    78. Mirela – nxënëse që ngel gjithnjë në muzikë.
    79. Milva – femër që lante rrobat vetëm me ujë.
    80. Myfit – fetar që falet vetëm në kishë.
    81. Mehmet – mbret i Danimarkës.
    82. Nuri – ai që gjithmonë rri me turinj të varur.
    83. Nderim – nxënës që u nxin faqen prindërve.
    84. Njazi – person që në çehre të fytyrës duket i bardhë.
    85. Osman – qytetar, prejardhja e të cilit ishte nga Venediku.
    86. Pashk – ai që lind në ditën e Bajramit të madh.
    87. Pajtim – ai që fut edhe më tepër xixat midis sherrxhinjve.
    88. Paqësor – vëlla binjak i Pajtimit.
    89. Përparim – ai që zmbrapset kur bën dashuri.
    90. Partizan – tifoz i ekipit të Tiranës.
    91. Petrit – zvarranik që rritet në fushë.
    92. Pranvera – femër që nuk heq as në plazh pallton.
    93. Prokop – njeri që jeton duke lypur.
    94. Pushime – femër që nuk pushon kurrë së seksuari.
    95. Qani/je – ai/ajo që nuk përlotet kurrë.
    96. Qefsere – femër, së cilës nuk i pëlqen diskoteka.
    97. Ramadan, Ramazan – persona që hanë më tepër se të tjerët.
    98. Rrapush – mashkull që mban mjekër të gjatë.
    99. Remzi – ai që quhet Rrem dhe jeton përkohësisht në Oslo.
    100. Rrapi – fshatar që luan me letra në hije të lisit.
    101. Rrok – këngëtar bashkëkohor që në vend të kitarës përdor çiftelinë.
    102. Sabah – person që zgjohet në darkë.
    103. Selam – person që kthen kokën matanë dhe nuk të përshëndet.
    104. Sose – femër që nuk mbërriti kurrë në destinacion.
    105. Shqiponja, Skifter – njerëz që në jetën e tyre nuk fluturojnë kurrë.
    106. Shpëtim – person që buzë greminës të shtyn pa dashje.
    107. Shpresa – femër me të cilën nuk duhet të dashurohesh kurrë.
    108. Shega – fryt që hahet bashkë me lëkurën.
    109. Shëndet – ai që teshtin gjithmonë
    110. Shkurte – femër që ta zgjat shumë
    111. Sheqere – femër që nuk vuan nga diabeti
    112. Teuta – femër që banon në Kavajë.
    113. Trim – ai që kur fillon lufta, lag pantallonat
    114. Valbona, Vjosa – emra oqeanesh.
    115. Valdete – ajo që mposht dallgët e pishinës.
    116. Vlora – banore e Kukësit
    117. Urim – ai që shan me libër shtëpie.
    118. Urtì – femër që i punon qindin vjehrrës.
    119. Zeqir – person me qëllime të mbrapshta, i cili të zë dhe, pa bërë as më të voglin bë, kërkon të përfitojë seksualisht.
    120. Xhevahir – mashkull, të cilin nuk e do asnjë femër.
    121. Vullnetar – ai që nuk mori pjesë në asnjë aksion hekurudhor.
    Gjithçka ndryshon, por asgjë nuk humbet… përfshi edhe emrat!

    Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Shpërnda6CicëroShpërnda

Artikuj të ngjashëm

Ermal Meta Libro
Libra

“Nesër e përgjithnjë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Nga Adela Kolea
10 Prill 2022
Fatto Quotidiano Fabio Mini
Itali

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Nga Albania News
4 Prill 2022
Pse Kosova Nuk është Serbi?
Histori

Pse Kosova nuk është Serbi?

Nga Albania News
24 Shkurt 2021
Hungari
Diaspora shqiptare

Shqiptarët në Hungari: klementinasit

Nga Gino Luka
23 Shkurt 2021
Jozef Gjura Film
Intervista

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nga Adela Kolea
4 Shtator 2020

Artikujt më të fundit

Moikom Zeqo

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada Shqiptare Rome Sherbime Konsullore

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Albania News

Firenze Galleria Artista Albanese Armando Xhomo 1

A Firenze, un ponte di colori nella galleria dell’artista albanese Armando Xhomo

Salone Internazionale Del Libro Di Torino Edizione 34 Maggio 2022 Cuori Selvaggi

L’Albania alla XXXIV edizione del Salone Internazionale del libro di Torino

Albania Letteraria

Anila Dahriu Il Canto Della Fanciulla

Il vortice dell’amore come cura del sé

Libri Albanesi Maggio

Le nuove proposte editoriali di maggio per gli amanti dell’Albania

Librat më të fundit

Le mattine al Café Rostand

Le mattine al Café Rostand

Ismail Kadare
16 Prill 2021
La Nave di Teseo Editore
9788893445818
Le onde chiamano il tuo nome

Le onde chiamano il tuo nome

Irma Kurti
2 Shtator 2021
Besa Muci Editore
9788849709599
Il Kanun di Lek Dukagjini

Il Kanun di Lek Dukagjini

Donato Martucci , Shtjefën Gjeçov
19 Prill 2021
Besa Muci Editore
9788836291939
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}