• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Histori

Trikoja me rombe – Atëherë kur modën e përcaktonte shteti

Nga Raimonda Dervishi Shundi
6 Prill 2018
Në Histori
0
Trikoja me rombe – Atëherë kur modën e përcaktonte shteti
ShpërndaCicëro

Ky material i përket viteve 83-84. Kohë kur mekanizmat e shtetit Shqiptar funksiononin çuditshëm në raport me atë që po jetojmë sot.

Memoria na bën të jemi më të përgjegjshëm ndaj kohës së cilës i përkasim, duke reflektuar mbi atë çka jetuam dhe që përballemi sot.

Në të njejtën kohë informon të rinjtë e këtij realiteti se cilat ishin vlerat, rregullat, kufizimet dhe liritë e atyre viteve.

Fokusi i këtij materiali është garderoba Shqiptare dhe mënyra se si visheshin të rinjtë në atë kohë.

Aktorët dhe artistët ishin dhe janë nga kategoritë e para të interesuara për kurimin e imazhit e tyre, ndaj në atë periudhe izolimi, vështirësitë shtoheshin mjaftueshëm për ta.

Ajo çka e bën të rrëfyeshme sot këtë material, është dëshira dhe pikat e referimit me atë që është jetuar në ato vite, duke hapur arkivat personalë që lexuesi sidomos ai nostalgjik të rishohë veten dhe pse jo… le të “qeshë” (nëse situatat ishin për të qeshur) me atë që ka lënë nga pas.

Vace zela

Të visheshe hijshëm ishte një nga ambicjet dhe luftërat më studiuese teksa shëtisje në rrugët e zbrazura prej makinave të Tiranës së atyre viteve. Mjafton të shohësh fotot- nëpër arkiva të personazheve të njohur të kohës , ndesheshe me stilin e të rinjve apo brezave në përgjithësi.

Mjafton të shohësh festivalet, filmat, koncertet… dhe kupton cila ishte tendenca e kohës ku shpejt bëhëj “modë”.

Aktore shqiptare

Modë e cila kalonte në strese, kërkime apo ndëshkime madje edhe nga më të çuditshmet. Funde me kuadrata, pala, fustanë me lule apo pantallona “kauboi”, xhupa të shkurtër, pardesy apo pallto me kopsa të mëdha dhe të vogla. Ngjyrat ishin të përqëndruara tek e zeza , grija, bluja, kafja.

Të errëta dhe kryesisht materiale jo fort të rehatshme.Të gjithë ishin të veshur njësoj dhe nga e njëjta ndërmarrje, fabrikë vendase (MAPO) si dhe rrobaqepsive shtetërore të çdo lagjeje nga ku modelet ishin të rekomanduara në katalogët e dyqanit. Katalogët ishin stilime, blloqe- rrobaqepsish, dorazakë si dhe revista skicash që shiteshin në pikat e gazetave. Të gjitha të kontrolluara për të qenë në rregull me moralin dhe traditën Shqiptare.

Për të realizuar një model, klientit i duhej të paraqitej te mjeshtri minimumi katër herë, nga ku e para ishte marja e masava, zgjedhja e modelit për të pasuar me provën e parë, të dytë dhe takimin final, ai i realizimit përfundimtar të modelit të kërkuar. Pra në krye të një muaji klienti mundej ta gëzonte atë çka kishte porositur nëse gjithshka do të shkonte mirë.

Shoqeria shqiptare gjate komunizmit

Kjo metodë “normale” krijonte pakënaqësi kryesisht te të rijtë pasi modelet ishin të limituara, unike, aspak te hijshme dhe nuk lejohej kategorikisht evidentimi i dekoltesë, pantallonat kauboi apo tub, materialet xhins, kadife …

Pamundësia e gjetjes bënte që të kërkonin në rrugë private por të rrezikshme. Ndonjë rrobaqepës më i guximshëm mund të kishte ndonjë katalog të huaj nga klientët e ambasadave apo artistëve të ansamblit shtetëror që mundeshin të dilnin jashtë kufijve. Ky katalog ruhej si bibla, por edhe kësaj” pasurie” nuk para i zgjaste shumë jeta, pasi ndonjë nga klientët me ose pa qëllim, ndillte punonjësit e instancave përkatëse te pronari i saj dhe natyrisht i konfiskohej “thesari” duke vijuar më pas me masën në varësi të “krimit” të bërë. Qytetarët ishin të asfiksuar nga rregullat dhe spiunët e kudondodhur , ndaj u duhej shumë kujdes në veprimet që kryenin.

Rrobaqepsia ishte një nga profesionet e shumëndodhura dhe mundësonin pjesën më të madhe të punësimit për gratë. Një profesion i cili nëse dije ta organizoje mirë, të sillte të ardhura të mjaftueshme pasi mund të punoje privatisht edhe në qetësinë e shtëpisë. Kjo ishte mënyra më e përhapur në Tiranën (dhe jo vetëm) të atyre viteve. Por ekzistonte edhe dyqani i valutës. Quhej i tillë pasi lekët që tërhiqeshin në fund të 15- ditëshit (kështu tërhiqej rroga) konvertohej në valutë nëse do ta dëshiroje duke kryer blerjet që kishe kërkuar.

Shqiptaret dhe veshjet e tyre gjate komunizmit

Valuta ishte një letër me vlerë e cila korrespondonte me shumën që ti mund të konsumoje. Dyqani i valutës qe dyqani ku një pjesë e vajzave fatlume të viteve 50’, 60’, 70’ bënin pajën, por edhe kjo kënaqësi ishte vetëm për këtë periudhë.

Me kalimin e viteve, situata e modës dhe alternativave për tu veshur sa më hijshëm qe gjithnjë e më e pamundur. Prishja e raporteve me vendet e huaja ndikonte edhe në mënyrën e të bërit biznes. Tregtarët nuk ishin të lirë të udhëtonin në perëndim për të tërhequr trendet e fundit të mallrave që u interesonin, rjedhimisht edhe klientët më të afeksionuar kërkonin forma dhe mënyra të tjera për të kënaqur shijen e tyre.

Nje film shqiptar

Aktori dhe trikoja

Aktori X na rrëfen se si për pak jeta e tij dhe e familjes u vu në vështirësi serioze. Rastësisht dëgjoi nga i vëllai se dikush shiste një triko të “jashtme” me nje çmim të lirë. Pra edhe e bukur, por edhe e lirë! Si mund t’i humbiste kjo mundësi ?

Trikoja me rombe u bë e preferuara e momentit, deri kur një mëngjes në derën e teatrit popullor ( sot kombëtar) dy policë po e prisnin jashtë.

Përballja dhe prezantimi nuk ishte fort i këndshëm pasi e urdhëruan t’i ndiqte për në komisariatin. “Pa problem,” – i përgjigjet aktori, “sapo të kryej apelin.” (atëherë ishte fiks më 08.50).

Të merreshe në pyetje nga hetuesitë e atyre viteve ishte një lojë që nuk mund t’ia uroje askujt. Pyetja e parë ishte se ku e kishte gjetur trikon që në atë moment e mbante në trup. “Je i akuzuar për vjedhje të trikos,” – i thanë hetuesit.

“Nuk e kam vjedhur, e kam blerë.”

“Ku e ke blerë?”

“Unë vetë nuk e di se im vëlla e ka blerë.”

“Atëhere tani shkojmë në shtëpi te vëllai të na tregojë se ku e ke marrë.”

Me vajtjen në shtëpi shoqëruar nga policët, situata qartësohet dhe del se trikoja ishte vjedhur dhe shitur më pas te aktori. Natyrisht malli u konfiskua dhe situata u qetësua pa u dëmtuar blerësi, që në rastin konkret aktori, vetëm sa mbeti pa pulovrën e tij të preferuar.

Artistët vazhdimisht ishin në stresin se ku do të mund të visheshin për aktivitetet e rradhës dhe kontrabanda (blerjet private nga persona të cilët punonin jashtë) apo “veshjet boxh” nga dikush që i sillte nga vende te huaja, ishte rruga më e njohur .

Kishte raste kur aktorëve të ndryshëm edhe pas sakrificave të tilla i hiqeshin çizmet para setit të xhirimit se ishin shumë “moderne”, situata me të cilat tashmë ata qenë ambjentuar fatkeqësisht.

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Argumenta të trajtuar: Aktor ShqiptarShqipëria Komuniste
Shpërnda4CicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Pse Kosova nuk është Serbi?

Shqiptarët në Hungari: klementinasit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Më të lexuarat

Intervistë me Alban Skënderaj në prag të koncertit në Firence

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Valbona e Bukur

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version