Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Histori

Giuseppe Sporeno “Scodrensis”: një shkrimtar Shkodran shkruan historinë e rajonit Friuli në Itali

Giuseppe Sporeno “Scodrensis” ka qenë një nga noterët aktiv në jetën e Kolegjit të noterëve në Udine

Nga Gino Luka
8 Shkurt 2018
Në Histori, Kulturë

Giuseppe Sporeno “Scodrensis” (Iosephi Sporeni, latinisht), lindi në Udine rreth vitit 1490. Ka qenë një nga noterët aktiv në jetën e Kolegjit të noterëve të qytetit. Gjyshi i tij ishte nga Shkodra (Scutari); nga ku e ka prejardhjen llagapi “Scodrensis” ose “Scutarinus” të cilin ai e përdori si emrin e tij për të nënshkruar dokumentet.

Ka studiuar në shkollën humaniste të vendit. Është autor i veprës Forum-Iulium në pesë libra, në vargje latine hekzametër (me gjashtë këmbë) e cila është çmuar veçanërisht për erudicion dhe elegancë stilistike.

Vdiq në Udine në maj të vitit 1560, sipas regjistrit të datës 2.06.1560 të Kolegjit të noterëve.

Giuseppe “Scutarino”, ka shkruar shumë epigrame (mbishkrime poetike). Është i përmendur epigrami me rastin e vdekjes në moshë të re të Irene di Spilimbergo (konteshë, shkrimtare dhe piktore – punoi në atelienë e Tiziano-s), epigrami përfshihet në koleksionin e botuar në Venedik në vitin 1561 nga vëllezërit Guerra.

Poezitë në latinisht Iosephi Sporeni carmina autographa, me n. 57 të indeksit të dorëshkrimeve, që i drejtohen zyrtarëve të lartë të ndryshëm dhe personaliteteve të famshme të asaj kohe me të cilët “Scutarino” kishte marrëdhënie miqësie e për të cilët kishte konsideratë, së bashku me një dorëshkrim, kanë qenë pronë e Gian Giuseppe Liruti (erudit, koleksionist numizmatike, antikuar). Aktualisht dorëshkrimi ruhet në koleksionin kryesor të dorëshkrimeve të Bibliotekës qytetare të Udine-s; ndërsa një apograf, (kopja e një dorëshkrimi origjinal) ruhet në fondin e bibliotekës.

Vepra Forum-Iulium, për botimin e së cilës u përkujdes personalisht Gian Giuseppe Liruti që i dedikoi një hapësirë të madhe, duke shkruar një parathënie dhe shënimet plotësuese të vëllimit të tretë, te Miscellanea di varie operette botuar në Venedik në vitin 1740.

Vepra Forum-Iulium  Giuseppe “Scutarino”, bën pjesë në shkrimet që synojnë të fisnikërojnë qytetin e Udine-s, duke i atribuuar qytetit origjinë romake nga Lazio, provincë nga e cila erdhën kolonët që themeluan Aquileia.

Botimi i pesë librave të Giuseppe “Scutarino”, luajti një rol qendror për Udine-n në rajonin e Friulit.

Gian Francesco Palladio (jurist dhe historian i njohur për kohën), në një kritikë letrare parimore dhe të sinqertë, ndër të tjera pati shkruar: “Këta shkrime janë sigurisht të mbarsur me erudicion dhe gjallëri”.

Në Biografinë  universale të lashtë dhe moderne shkruhet:

Sporeno Giuseppe, historian, lindi në Udine rreth vitit 1490, në një familje me prejardhje nga Shkodra, gjë që i bëri shumë historianë ta quanin Scutarino (Shkodrani). Pasi përfundoi studimet filloi punën si noter; kjo gjë nuk e pengoi atë që të vazhdonte me zell studimin e t’i përkushtohej letërsisë greke dhe latine. Ai vdiq rreth vitit 1560.

Na la si trashëgimi Historinë e Friuli-t, me titullin Forum-Iulium, të ndarë në pesë libra, punë kjo e lavdërueshme që dallohet për një erudicion të lartë. Kjo vepër u botua në vëllimin e tretë të Miscellanee del Lazzaroni, Venezia, 1740; botuesi gaboi duke ia atribuuar veprën Giuseppe Liruti-t, për arsye se disa poezi të Sporeno-s gjendeshin në veprat e Liruti-t  (Liruti ka qenë erudit, dijetar i shkencave të sakta, koleksionist i epigrafeve, monedhave dhe shkrimeve me vlera patriotike, i njohur kryesisht për hulumtime të gjëra erudite. Villafredda në Friuli 1689-1780).

Kuriozitet:

Në Udine, nën pallatin e Luogotenencës veneciane që akoma sot përcaktohet si “kështjella” ka disa gjetje arkeologjike shumë interesante që kanë dalë në dritë gjatë dekadave të fundit. Ndërmjet tyre, në veçanti, janë zbuluar themelet e kullës me bazë trekëndëshe, për të cilën  është menduar, për një kohë të gjatë, se është thjesht një legjendë. Zbulimi i “turris triangularis vestigia” me rastin e gërmimeve te kështjella e re ishte përmendur nga Giuseppe Sporeno “Scutarino” rreth vitit 1550, në veprën e tij Forum-Iulium, sipas dëshmive direkte të qytetarëve udine-z Pietro Antonio Sbroiavacca dhe Pietro Alcainio (Liruti 1740, f. ).

Më poshtë jepet një epitaf i shkruar nga Giuseppe “Scutarino”
Epitaphium Sertorii ColloretaniEpitaf për Sertor Kolloretanin
Raptus Hylas nymphis, rapido Sertorius amne,
fata eadem fluctu mersus uterque tulit.
Hila u grabit prej nimfave, Sertori prej lumit t’vrullshëm
t’kredhun në rrjedhë, të dy, njësoj mbaruen.
Sors fuit ambobus similis sed gloria dispar:
seruit Hylas nymphis, ille, Minerua, tibi. 
Fatet e ngjashme ishin, por lavdia ndryshe:
Hila u shërbeu nimfave, e ai, o Minerva, ty.
Interpretimi i epitafit: Epitaphium Sertorii Colloretani

Giuseppe Sporeno “Scutarino” shkroi shumë epitafe (shkrime mbi varre). Me anën e një epitafi synojmë të nderojmë dhe të kujtojmë një person të vdekur. Në përgjithësi shkruhet një rresht por ka edhe poezi me shumë vargje.

Shumë poetë kanë kompozuar epitafe për varrin e tyre. Një epitaf i mirë duhet të ketë gjithmonë diçka që na lë mbresa ose na bën të mendojmë.

Në Greqinë e lashtë, veçanërisht në Athinë, epitafi ishte një fjalim publik që mbahej në funerale për nder të ushtarëve që kishin rënë në luftë gjatë vitit. Në Romën e lashtë epitafi u ngatërrua me laudatio funebris, fjala e fundit që mbahet me rastin e varrimit nga një djalë ose një i afërm i të vdekurit. Më vonë, kuptimi i epitafit u zgjerua duke përfshirë edhe çdo mbishkrim tjetër të thjeshtë mbi varre.

Këtë epitaf, Sporeno ia kushtoi Sertorii Colloretani. Sertori është emri ndërsa Colloretani mbiemri. Ashtu si edhe në gjuhën shqipe, në latinisht emrat dhe mbiemrat lakohen. Në këtë rast, sipas traditës së mbiemrave latin Colloreto mund të ketë lidhje me qytetin në jug të Italisë (Calabria), ose me emrin e një fisi (gens) që mund të quheshin Colloretani.

Perëndesha Minerva mendohet se është huazuar nga etruskët, që e quanin Menrva. Romakët e ngatërruan emrin e saj me rrënjën e fjalës së tyre mens (mend) pasi perëndesha qeveriste jo vetëm luftën, por edhe aktivitetet intelektuale. Për grekët është Athena ose Pallade, bija e preferuar e Zeusit, perëndeshë e urtësisë, artit dhe luftës. Hyjnia që mbron heronjtë pozitivë, gratë dhe zejtarët e zellshëm.

Hylas (Ila, Hila) është një personazh më pak i rëndësishëm në mitologjinë greke, historia e tij është e ndërthurur me atë të Herkulit dhe të Argonautëve.

Hila, së bashku me Argonautët dhe Jasonin nisen në kërkim të Velit të Artë. Gjatë një ndalese në Misir, Hila zbret nga anija së bashku me Herkulin dhe shkon për të kërkuar një burim me ujë të ëmbël. Nimfat  e burimit ishin duke vallëzuar e, kur panë Hilën e bukur, ranë në dashuri menjëherë me të. Kur Hila u përkul për të marrë ujin, një nga nimfat e kapi dhe e tërhoqi në ujë për ta puthur, pastaj ato të gjitha e tërhoqën në lumë duke e marrë me vete. Ndërkohë Herkuli dëgjoi britmat e Hilës dhe filloi ta kërkojë i dëshpëruar, duke pasur frikë se mos e kishte sulmuar ndonjë hajdut. Herkuli i la Argonautët dhe u vu në kërkim të Hilës, por Hila ishte zhdukur pa lënë gjurmë.

Pra me anën e një paralelizmi të figurshëm shkrimtari e paraqet Sertorin si një djalë të bukur, që “ashtu si Hila”, me sa duket, ka pasur fatin e keq të “rrëmbehet” nga ujërat e ndonjë lumi, duke u mbytur.

Hila u shërbeu nimfave, ndërsa Sertori i shërbeu Minervës. Pra Sertori supozohet se duhet të kenë qenë ushtarak… Shkrimtari me anën e epigrafit të shkruar me mjeshtëri i thur lavde atij që i ka shërbyer Perëndeshës së luftës, ndoshta duke luftuar… Me anën e hiperbolës paraqitet vdekja e Sertorit si një akt heroik…

Piktorët dhe poetët e epokës romantike e kishin shumë për zemër Mitin e Hilës që rrëmbehet nga Nimfat. Në veprat e tyre paraqitet në mënyrë të përsëritur ky djalë i bukur që rrëmbehet nga nimfat.

Paradoksi: Sertori, kushdo që të ketë qenë, nuk ka famën e mitit të Hilës së rrëmbyer nga Nimfat. Në rastin tonë shkrimtari e ka shndërruar në mit edhe Sertori-n, jo më për vdekjen e tij “heroike” por për faktin se emri i Sertorit ka mbetur në një nga epigrafet më të bukura të Sporeno-s, duke i qëndruar kohës për rreth 500 vjet…

Hylas and the Nymphs
Hylas and the Nymphs (Hila dhe Nimfat), vaj në pëlhurë e John William Waterhouse, (1896), Manchester, City Art Galleries

 

Bibliografia

[tie_list type=”plus”]

  • ASU, Collegio dei notai, 5/22, f. 71v; mss BCU, Principale, 107, 108, Iosephi Sporeni liber carminum; Ibid., Joppi, 101, Carmina ex codice qui ad autographum expressus est diligentissime; Ibid., Principale, 877/11, Index mss. Iohanni Iosephi Liruti eiusdem.
  • SPORENO, Forum-Iulium, in Miscellanea di varie operette, a cura di G. G. LIRUTI, Venezia, G.M. Lazzaroni, 1740.
  • MAZZATINTI, Inventari, n.107-108, 30; CAPODAGLI, Udine illustrata, 402; LIRUTI, Notizie delle vite, III, 255-259; P. FISTULARIO, Discorso sopra la storia del Friuli detto nell’Accademia di Udine Addì X Maggio dell’Anno MDCCLIX, Udine, Accademia di Udine (s.n.t.), 1769, XLI-XLII; SOMEDA DE MARCO P., Notariato, 77-78.
  • Biografia universale e lashtë dhe moderne, ose Historia sipas alfabetit e jetës publike dhe private e të gjithë njerëzve që janë shquar për vepra, aktivitete, talente, virtyte dhe delikte. LIV, 1829. Gio. Battista Missiaglia, Venezia.
  • Hylas and the Nymphs (Hila dhe Nimfat), vaj në pëlhurë e John William Waterhouse, (1896), Manchester, City Art Galleries.
  • Carmina. Epitafi është marrë nga: Maria Alessandra Romanelli, tezë e diplomës në Universitetin e Padova-s, 1979-80.

Përshtatja në gjuhën shqipe dhe komentimi i epigrafit: Gino LUKA.

Ky artikull është i disponueshëm dhe në italisht

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Statua di Enver Hoxha

Da piccino nella svolta dell’Albania

3 Shkurt 2023
Richiamare Bene Valbona Jakova

Il richiamo alla vita nelle poesie di Valbona Jakova

1 Shkurt 2023

Librat më të fundit

Tra le righe di un diario

Tra le righe di un diario

Dhjetor 2022
Hasan Kurti
Youcanprint
9791221450507
Angeli armati

Angeli armati

Qershor 2022
Diana Çuli
Besa Muci
9788836292646
Lin Delija. Le ferite dell’anima e gli universi delle attese

Lin Delija. Le ferite dell’anima e gli universi delle attese

Shkurt 2021
Angela Scilimati
Lithos
9791280197030
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}