• Më të fundit
  • Trending
  • Të gjithë
Corriere della Sera, nëntor 1916: Vlora italiane

Corriere della Sera, nëntor 1916: Vlora italiane

3 Janar 2018
Lajme Negative Shqip

Kur lajmet negative nga dy brigjet e Adriatikut na shqetësojnë

13 Shkurt 2019
Osman Demiri

Të dish të shkruash me dritë

12 Shkurt 2019
Dosje Sigurimi

Hijet e Sigurimit të Shtetit 29 vjet më pas

6 Shkurt 2019
Samiti I Dyte I Diaspores Pandeli Majko

Samiti i dytë i Diasporës: Ministri Majko prezanton programin

25 Janar 2019
Pasaportë italiane

Rreziku i sigurisë në Europë: Vendbanimi dhe shtetësia, BE jep alarmin

24 Janar 2019
Flake Ne Qilar Pogradec 2

Vëllimi poetik “Flakë në qilar” gëzon së bashku me qytetarët pogradecarë në festën e verës

19 Janar 2019
Njohja E Pensioneve Të Emigrantëve Në Itali

Beskida Aliaj: njohja e pensioneve të emigrantëve në Itali është ende larg

18 Janar 2019
Connect Albania, një eksperiencë në Irlandë për të mësuar nga më të mirët

Connect Albania, një eksperiencë në Irlandë për të mësuar nga më të mirët

27 Dhjetor 2018
Afërditë Shani, gjeneratat e dyta dhe evolucioni i diasporës shqiptare në Itali

Afërditë Shani, gjeneratat e dyta dhe evolucioni i diasporës shqiptare në Itali

26 Dhjetor 2018
Besmir Rrjolli, përfshirja e diasporës shqiptare në atdhe duke nisur nga Lombardia, Itali

Besmir Rrjolli, përfshirja e diasporës shqiptare në atdhe duke nisur nga Lombardia, Itali

24 Dhjetor 2018
Dituria tremb!

Dituria tremb!

12 Dhjetor 2018
Eugert Zhupa, çiklisti profesionist që ëndërron një Giro d’Italia në Shqipëri

Eugert Zhupa, çiklisti profesionist që ëndërron një Giro d’Italia në Shqipëri

3 Dhjetor 2018
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • A.News Italisht
  • Galeria
  • Turismo.AL
E martë, Shkurt 19, 2019
Albania News
  • Home
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
    • Angazhimi i Diasporës Shqiptare
    • Aleanca për Veriun e Shqipërisë
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Histori

Corriere della Sera, nëntor 1916: Vlora italiane

La lettura: Rivista mensile del Corriere della Sera (1916 nov, Fascicolo 11)

Nga Gino Luka
03 Janar 2018
Në Histori
Corriere della Sera, nëntor 1916: Vlora italiane

Corriere della Sera, nëntor 1916 Vlora italiane

86
shpërndarje
ShpërndaCicëro

Dominimi i Republikës Venedikase shtrihej, siç dihet, në të gjithë bregdetin lindor të Adriatikut, duke përfshirë gjirin e rëndësishëm të Vlorës, i cili u fortifikua nga Venedikasit. Para se të hyjmë në Vlorë, vëmë re akoma mbetjet e një fortese; e në një mal pranë Kaninës spikat madhështore një kështjellë shumë e lashtë ende në gjendje të mirë. Ndër ndërtimet e lashta venedikase, mund të vërejmë në Vlorë vetëm fasadën e një pallati të vogël, ku sot ka disa dyqane të lëna pas dore.

Vlorë - Pjaca e Pazarit
Vlorë – Pjaca e Pazarit

Për sa u përket kurioziteteve artistike të ndonjë rëndësie të veçantë, Vlora nuk është se ka. Vihen re vetëm dy monumente. Varri i një pashai të shquar kujtimi i të cilit nderohet nga vlonjatët; dhe një monument si një vend varrimi ku pushon një pasha tjetër i madh i familjes Ferid Vlora. Monumenti është me formë tetëkëndëshi i punuar me mermer të bardhë, me një kupolë metali dhe gjysmëhënën përkatëse sipër.

Lexogjithashtu

Poeti, gladiator në betejë me Tiranën

29 Dhjetor 2012
7

Sebastiano Grasso – poeti italian, i ftuar nderi në Panairin e Librit, Tiranë 2011

17 Nëntor 2011
11

Ndër mbarësitë natyrore të Vlorës duhet përmendur edhe lumi Vjosa, i cili është mjaft afër dhe që, duke qenë në pjesën më të madhe të tij i lundrueshëm, mund të jetë një element jo indiferent për ringjalljen e qytetit.

Një tipar tjetër i Vlorës dhe i rrethinave të saj është bollëku i kafshëve të egra.

Panorama e Vlorës marrë nga mali Kus Baba
Panorama e Vlorës marrë nga mali Kus Baba

VLORA ITALIANE

Lejleku është zogu i traditës vlonjate, ai çdo vit arrin në qytet rreth 18 marsit për të ndenjur aty deri në fund të gushtit. Nuk e gabon kurrë datën e arritjes; edhe këtë vit ai erdhi në kohë! Lejleku konsiderohet nga myslimanët si një zog i shenjtë: mjerë ata që e prekin atë. Ai vjen nga Meka dhe e ndërton folenë e tij, me përmasa të mëdha, gjithmonë mbi shtëpitë e myslimanëve dhe jo mbi ato të krishterëve, ndoshta sepse myslimanët nuk e shqetësojnë aspak qëndrimin e shkurtër të këtij zogu me fat, deri në atë pikë sa të pezullojnë punimet e ndërtimeve ku lejleku ka bërë folenë e tij! Siç ishte rasti i një minareje të lënë përgjysmë sepse, vitin që shkoi, lejleku bëri sipër saj një fole!

Në Vlorë ka një hotel të lashtë të njohur si “Albania”, edhe kohët e fundit është hapur një hotel “Italia”, një kafe “Roma” dhe një kafe “Lamarmora”; të gjithë drejtohen nga shqiptarët. Rreth 30 karroca shkatarraqe shërbejnë nga porti në qytet dhe anasjelltas, me një kosto prej 60 cent për udhëtim. Këto karroca janë aq të vjetra sa të bëjnë të mendosh se ndoshta mund të jenë aty qysh nga epoka e Venedikut!

Karrocat e Vlorës që bëjnë shërbimin e transportit nga porti në qytet
Karrocat e Vlorës që bëjnë shërbimin e transportit nga porti në qytet

Ka dy shkolla italiane, një për meshkuj dhe një për femra; dy italo-shqiptare; dhe dy greko-ortodokse. Por shkollat tona janë më të preferuara, sepse gjuha jonë mësohet më lehtë; prandaj shkolla jonë duhet të inkurajohet dhe të ndihmohet gjithmonë.

Hekurudha Decauville në Vlorë dhe rruga që lidh Portin me qytetin e vVorës e rregulluar nga ushtarët italianë
Hekurudha Decauville në Vlorë dhe rruga që lidh Portin me qytetin e vVorës e rregulluar nga ushtarët italianë

Këto shkolla italiane bashkojnë në të njëjtat banka myslimanët, të krishterët dhe italianët. Mësuesit u janë përkushtuar misionit të tyre me vetëmohim dhe dashuri për popullin e vogël të porsalindur, duke ngulitur në të besimin për atdheun shqiptar, së bashku me mirënjohjen dhe dashurinë për nënën e madhe Italinë. Këta mësues modest, që jetojnë larg vendeve të tyre për të kryer një mision të tillë të shenjtë, meritojnë një vend nderi nga të gjithë ata që ndjehen italianë.

Qyteti i Vlorës po transformohet nga dita në ditë, ai zbukurohet me ndërtesa të reja: rrëzohen shumë shtëpi prej druri, që shkaktonin zjarre të vazhdueshme, riparohen shtëpitë që janë të pasigurta, ndërtohen dhe rregullohen rrugët.

Minareja e papërfunduar për shkak të çerdhes së lejlekut. Në majë lejleku sipër çerdhes.
Minareja e papërfunduar për shkak të çerdhes së lejlekut. Në majë lejleku sipër çerdhes.

Reparti ushtarak i xhenios ka ndërtuar shumë kilometra hekurudhë dhe tashmë lokomotiva e parë me avull Decauville vrapon në të gjitha rrethinat e Vlorës për të transportuar materiale, duke shkaktuar habi te shqiptarët.

Kjo hekurudhë e vogël italiane, që sot është vetëm ushtarake, shënon që tani rrugën e ardhshme për lidhjen, me hekurudhat e rregullta, të qyteteve shqiptare dhe gjithashtu me ato të shteteve fqinje.
Financat e Bashkisë së Vlorës kanë qenë gjithmonë jo shumë të shëndosha dhe kjo është arsyeja pse qyteti ka mbetur i lënë pas dore në të gjitha aspektet. Qeveria e Italisë ka dhënë një hua prej 400.000 L. për të zbatuar, brenda një kohe të shkurtër, një projekt të parë veprash publike që synojnë përmirësimin e ndërtimeve dhe të higjienës.

Urojmë që, me ndihmën e Italisë, kjo pjesë, në të cilën ne qëndrojmë, kjo tokë e fortë e Shqipërisë, e larë me gjakun italian, mund të përparojë sa më shpejt. Dhe urimi nuk duket i kotë për shkak të begatisë së tokës që vihet re kudo. Vetëm ullinjtë, që këtu janë me bollëk, nëse kultivohen me mjete më racionale dhe moderne, do të ishin një burim jo i vogël pasurie.

A. Alemnani. – Fotografitë nga A. Alemanni. (Përkthimi në shqip: Gino LUKA)

Fortesa Veneciane e Kaninës
Fortesa Veneciane e Kaninës
Argumenta të trajtuar: Corriere Della SeraVlora
Shpërnda34Cicëro22Dërgo
Publikuar më parë

Na ishte një herë kartolina prej letre…

Publikuar më pas

Shqipëria rurale, sfida e atyre që qëndrojnë

Të ngjashëm

Kulturë

Poeti, gladiator në betejë me Tiranën

Nga Albania News
29 Dhjetor 2012
0
7

Botohet në Itali libri (në shqip dhe italisht) “Rrëfim pa altare”i shkrimtarit Visar ZhitiGazeta më e madhe italiane “Corriere della...

Lexoje të gjithë

Sebastiano Grasso – poeti italian, i ftuar nderi në Panairin e Librit, Tiranë 2011

17 Nëntor 2011
11
Publikuar më pas
Shqipëria rurale, sfida e atyre që qëndrojnë

Shqipëria rurale, sfida e atyre që qëndrojnë

Diskutime mbi këtë artikull

Na ndiq

  • 206.2k Fan
  • 3.1k Ndjekës
  • Trending
  • Komente
  • Më të fundit
Pasaportë italiane

Rreziku i sigurisë në Europë: Vendbanimi dhe shtetësia, BE jep alarmin

24 Janar 2019
ALBANIA

Mos pyesni veten se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj, por çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju

22 Shtator 2010
Darling Vlora Ismail Qemali

Ismail Qemali, babai i kombit

24 Janar 2011
FB IMG 1548194406269

Çfarë mund të bëjmë pas 21 janarit?

0
Lajme Negative Shqip

Kur lajmet negative nga dy brigjet e Adriatikut na shqetësojnë

0

Revolta e të burgosurve – Pjesë nga libri “Rrugët e Ferrit” i shkrimtarit Visar Zhiti

0
Lajme Negative Shqip

Kur lajmet negative nga dy brigjet e Adriatikut na shqetësojnë

13 Shkurt 2019
Osman Demiri

Të dish të shkruash me dritë

12 Shkurt 2019
Dosje Sigurimi

Hijet e Sigurimit të Shtetit 29 vjet më pas

6 Shkurt 2019
Enigma e gjuhës shqipeEnigma e gjuhës shqipeEnigma e gjuhës shqipe
Albania News

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Modena (Itali) me numër 1973 të datës 30-09-2009

Na ndiq

Lundro sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Aleanca
  • Arbëria
  • Blog
  • Diaspora shqiptare
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Histori
  • Intervista
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Lajme
  • Letërsi
  • Libra
  • Mozaik Femëror
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politika Italiane
  • Politikë
  • Rubrika Javore
  • Satire & humor
  • Shoqatat Shqiptare
  • Sociale
  • Sport
  • Statistikë
  • Thirrje për aplikime
  • Traditë
  • Tregim
  • Turizëm
  • Udhëzues
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • A.News Italisht

Albania News / Zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Home
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
    • Traditë
  • Opinion
  • Intervista
  • Letërsi
    • Libra
  • Emigracion
  • Aktualitet
  • Itali

Albania News / Zëri i diasporës shqiptare në Itali

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Albania News përdor cookies për t'ju ofruar përvojën më të mirë në faqen tonë. Mund të gjeni më shumë informacione rreth cookies që po përdorim duke vizituar faqen tonë Informacione rreth privatësisë.