Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Histori

“Ato kabina druri…”

Periudhë vere, periudhë pushimesh. Ndërkohë që serviren lajme, pamje, risi nga pushimet aktuale nëpër lokalitete të ndryshme, të mrekullueshme të vendit tonë, kthehemi për një çast mbrapsht në kohë, mbrapsht në kujtesë, për të kujtuar “Pushimet tona dje”. E këto, mund të themi se ishin shumë të ngjashme për të gjithë ne.

Adela Kolea
5 Gusht 2015
Në Histori
0 IMG 20190805 WA0004

Kur stina e verës mbërrinte, një nga dukuritë që përjetonim në mënyrë të ngjashme me adoleshentët e sotëm – ndërkohë që shumë gjëra kanë ndryshuar – ishte entuziazmi për mbarimin e shkollës dhe përgatitja për pushimet.
Viti shkollor i sapolënë pas krahëve, kishte qenë për të gjithë i vështirë, i rreptë, kërkues, kjo ngaqë linja e përgjithshme e sistemit arsimor të kohës, ishte mbartëse përgjegjësish të mëdha, nën konceptimin e zbatimin e rregullave të “hekurta” të sistemit politik e shoqëror të atëhershëm. Gjithsesi, duke pasur parasysh këtë veçori në arsimim, ne brezi i viteve ’80 në Shqipëri, përtej vështirësive e sakrificave të tjera, atij i detyrohemi shumë. Frytet pozitive të punës së asaj kohe, i hasim edhe sot në të mirën tonë.

Me shokët e shkollës 8-vjeçare, vendosnim që të frekuentonim se bashku kampet ditore, qoftë në qytetin tonë, Tiranë, qoftë në Durrës. Ishin përvoja të bukura këto, sidomos kur largoheshim nga qyteti ynë, nën shoqërinë e miqve më të mirë. Përbënin hapat e para të shkëputjes nga familja e organizimin në mënyrë të pavarur të së përditshmes sonë. Më tej, atje mund të njihnim shokë nga e gjithë Shqipëria. Kjo ishte shumë e rëndësishme për ne atëherë, ngaqë popullsia e kryeqytetit ishte akoma homogjene, ose më mirë, me vështirësi ndryshonte përbërjen e saj, ndryshe nga sot. Dëgjonim dialekte, mënyra të foluri, sjelljeje, nga Shqipëria anembanë e, kjo për ne, përbënte një eksplorim të ri e në përputhje me moshën tonë të re. Takimet me djem e vajza nga rrethet, do të vijonin për ne nga Tirana vetëm më pas, në shkollat e mesme, ku sidomos ato profesionale frekuentoheshin edhe nga të ardhurit jashtë Tiranës, e, më vonë, në fakultete të ndryshme.

Deti na priste..!

Me një entuziazëm të pashpjegueshëm, fillonte numërimi mbrapsht – duke komentuar me shokët – për ditën e nisjes për në plazh me familjet, shoqëruar me fjalët: ” Ty, sa ditë të mbeten për t’u nisur?”

Zakonisht ishte deti pikëmbërritja më e parapëlqyer prej nesh. Kishte disa lokalitete bregdetare në vend që populloheshin në verë, por zakonisht ne nga Tirana, ndoshta për afërsinë gjeografike me Durrësin, shkonim më shpesh atje.

Duhej pasur parasysh edhe një hollësi: mjetet e transportit private mungonin dhe mundësia për të qarkulluar me vetura personale nuk ekzistonte. Ndaj, mjeti i qarkullimit popullor, masiv, mbetej treni.

Dallimet sociale – në mes të “barazisë së klasave “ të ashtuquajtur – bënin atë që, hotelet në det apo mal, të ktheheshin në një përparësi vetëm për familjet e intelektualëve, funksionarëve shtetërore apo drejtuesve të administratës publike.

Kisha pasur fatin të frekuentoja ndonjë nga këto hotele me familjarët e mi për pushime, por, kushedi sepse, unë kënaqesha shumë më tepër kur merrnim me qira, ato kabina prej druri në det..!

Automjetet private, siç thamë, nuk ekzistonin. Atëherë, përgatitjet për në plazh, për në ato kabina, – pak në mosmarrëveshje, pasi duhet të ngarkoheshe sa më pak – ktheheshin në një ndërmarrje aq të ndërlikuar, pasi duhej të merrje çdo gjë nga shtëpia për ato ditë pushimi, bagazhe shumë të mëdha, sa dukej sikur familja do të ndërronte vendbanimin, adresën, në mënyrë jo të përkohshme, por të përhershme!

Gati një javë përpara, sidomos familjet me shume fëmijë – unë për këtë nuk kisha problem, pasi fëmijë i vetëm – fillonin përgatitjet: përveç veshjeve të nevojshme, edhe të gjitha enët për gatim, tenxhere, tiganë, pjata, lugë, pirunj, thika etj..

Të na lehtësonin punë, nuk i kishim as plastike këto..

Ato zinin shumë vend në bagazhe, por zbaviteshim tej mase edhe me vete këto përgatitje..

Ato përbënin një “aventurë” më vete.

plazhi_durresit
Plazhi i Durrësit, qershor 1983

Ato kabina druri!..

Të ngjitura pranë njëra-tjetrës, në varg si mund të thuhet, prej një druri që tashmë “bënte llogaritë” me personat që ato i merrnin me qira në vite, të cilët vinin nga çdo cep i Shqipërisë. Brenda tyre, dyshemeja, edhe ajo prej druri, si të themi “parket”, kishte nisur të humbte shkëlqimin e ngjyrën, për faktin e thjeshtë se njerëzit hynin të shkujdesur me këmbët e lagura apo me rërë, kështu që efekti gërryes i rërës, linte gjurmët e tij. Parketi ishte konsumuar, e faktikisht guxim i madh duhej të ecje zbathur, ngaqë ashklat e drurit vende – vende, mund të të futeshin në këmbë e të të shponin.

Kërcitja e parketit? Këtë e dëgjoje nën këmbët e tua, ndërkohë që ecje në dhomë e të krijonte përshtypjen e kërcitjes së kockave të një të moshuari mbi 100-vjeçar. Të ndarat në murin prej druri në kabinë, ndërmjet copëzave të dërrasave, ishin diku – diku, më të larguara nga njëra – tjetra e, për privacy, duhej t’u bëje ndonjë riparim të çastit. Nga këto të ndara, hynin natën, aroma e detit dhe zhurma e erës, që shpërndaheshin nëpër dhomë, me një fishkëllimë të lehtë, karakteristike. Pushimi në fund të fundit, në këto kabina, qëndronte vetëm në ato shtrate, për të cilët, shtrojet, duhet t’i kishe sjellë me vete edhe ato nga shtëpia.

Deti..

Mbërrinim në Durrës, me atë ngjyrë të zbehtë të lëkurës, tipike të çdo fillimi vere, e jo vetëm: hasnim, me shumë zili, në ngjyrën e ndryshme të lëkurës, më të errët e karakteristike të durrsakëve, të thekur në diell, ngjyrë që atyre u mbetej si një “film” i hollë, i tejdukshëm, ngjitur mbi lëkurë përgjatë katër stinëve.

Deti e plazhi, të pastër, të pandotur, të zhveshur nga ndërtime të “tepërta”, pa kënde, lokale e mjedise të tjera argëtimi, vetëm natyrë, elementi më i rëndësishëm.

Sigurisht, as që e dinim sesi mund të organizohej një ditë në bregdet, me çfarë veprimtarish, zbavitjesh, në anën tjetër, në atë përballë të detit..

Ky organizim – jo vetëm i një dite në det, por – i së përditshmes në përgjithësi në anën tjetër të detit, në atë anë që fundja, për t’u dalluar, nuk ishte edhe aq e vështirë për afërsi gjeografike, mbetej për shqiptarët një enigmë, e cila shkaktonte vazhdimisht një kureshti e sfidë të paparë. Për disa, kjo mbetej vetëm kureshti. Për të tjerë, më guximtarë, që vendosnin me këmbëngulje, duke paguar edhe me jetë të realizonin ëndrrat, ky kthehej në një projekt konkret për t’u zbatuar. Sesa i arrihej qëllimit pa pasoja negative, ky ishte fat për secilin..

Deti i pandotur, pushimet e thjeshta e të sajuara sipas mundësive, kabinat e drurit dhe sensi i të përshtaturit sipas kushteve, më erdhën në mend këto ditë vere, kur vapa ka arritur kulmin e kur njerëzit përgatiten për pushime, madje dikush ato i ka nisur tashmë..

Por, me krizën ekonomike në të cilën ndodhemi, si ne këtu në Itali, si ju në Shqipëri apo të tjerë kudo, pushimet duhet ndoshta të reduktohen disi për nga përmasat, kriteret, destinacionet e shpenzimet, e kjo, për pjesën më të madhe të popullit. Për disa, këtë vit, për kë ka humbur punën fatkeqësisht, pushimet mbeten ëndërr, kujtim..
Të themi se po kthehemi mbrapsht? Në kohën e “kabinave të drurit” që përmenda, sigurisht që jo, por, gjithsesi, të shpresojmë që ky ndryshim aktual “i përmasës” së pushimit për popullin, të jetë sa më i shkurtër e kalimtar.


Artikulli origjinal është publikuar më datë 15 qershor 2013 në ALBANIA NEWS me titull “Quelle cabine di legno”…

Argumenta të trajtuar: Shqipëria Komuniste
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Anita Likmeta 41422

L’Albania dimenticata nel nuovo libro di Anita Likmeta

19 Maj 2025
Immagine Di Copertina

Tirana. Un successo la presentazione del libro di Verga all’IIC

16 Maj 2025

Librat më të fundit

Con gli occhi del bambino

Con gli occhi del bambino

Qershor 2023
Irma Kurti
Boekenplan
9789086663224
Ritmo ed equilibrio: Armonia della Realtà

Ritmo ed equilibrio: Armonia della Realtà

Janar 2024
Akil L. Zani
Europa Edizioni
9791220146463
Un paese felice

Un paese felice

Tetor 2023
Carmine Abate
Mondadori
9788804761204
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali