Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet

Atje ku fluturojnë shqiponjat

Shqipëria, pushtime dhe legjenda

Giovanni Armillotta
Home Histori
ShpërndaCicëro

Shqipëria moderne (“Vendi i Shqiponjave”) nisi të quhet kështu duke filluar nga shekulli XI, së pari nga historianët e Bizantit dhe në vijim, në perëndim të kontinentit tonë.

Origjina e emrit, pra, “Albania”, nuk ka domethënien e “regione dell’alba” – “rajoni i agimit”, duke qenë se është pagëzuar nga shkrimtarë që jetonin në lindje të vendit. Latinisti dhe leksikografi Ferruccio Calonghi (1866-1945) i referohet temës joindoeuropiane alb- me vlerën e “malit”, prej nga ka buruar madje edhe termi latin Alpes: Alpet. Dhe në fakt, Shqipëria është një vend me male, i lehtë për t’u mbrojtur dhe i vështirë për t’u pushtuar, siç e kanë treguar edhe përpjekjet e shumta për pushtim gjatë historisë disa mijëra vjeçare të këtij vendi.

Vetë romakët, që përpara ndarjes në dy pjesë të perandorisë, identifikonin tek Albani, (Augusti, Plini i Vjetër) banorët e Albania-s, rajon kaukazian në perëndim të Detit Kaspik, sot Shirvan (Azerbajxhan) dhe pjesë e Dagestanit (Federata Ruse). Në po të njëjtën kohë, banorët e Shqipërisë së sotme quheshin Ilirë (Ennio, Livi, Plauti), apo Ilirikë (Ampelio, Ciceroni, Plini i Vjetër), një dëshmi e autoktonisë së popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij, e cila është më e lashta e familjes indo-europiane.

Të nesërmen e ndarjes së parë të perandorisë romake (viti 286), Shqipëria e sotme ishte e ndarë në dy pjesë – Praevalitana (mes Kotorit dhe lumit Shkumbin) dhe Epirus Nova (deri në jug të gjirit të Vlorës, në Vlorë). Kjo e fundit kaloi në administrimin direkt të Augustit të Lindjes, iliriani Dioklezian, ndërkohë që pjesa tjetër e Ilirisë (nga Kotori, në Dalmaci deri në veri – i shkonte Augustit të perëndimit, ilirikut Maksimian: dhe situata u konfirmua edhe në ndarjet e mëpasshme perandorake.

Një histori pushtimesh

Nga shekulli V e këtej në pjesën ilirike të Ballkanit pati pushtime të popujve barbarë (gotë, ungarë, bullgarë, avarë) “por sic konfirmon Treccani – më të rrezikshëm nga të gjithë ishin inkursionet sllavë”, që vinin nga stepat e lindjes. Megjithatë “presioni sllav u paralajmërua më rrezikshëm pak më vonë, kur, në vitin 636 serbët u thirrën në rajonet danubianë nga vetë perandori Heraklio, i cili donte t’i kundërvinte me avarët”.

Pas kësaj, Shqipëria u përshkua nga hordhi serbësh, bizantinësh, bullgarësh dhe më pas sërish nga ushtritë e perandorisë romake të Lindjes.

Rreth vitit Një mijë, shteti bizantin – që në treqind vitet e fundit kishte pësuar goditjet, fillimisht të barbarëve longobardë nga verilindje, më pas të persëeve dhe të Islamit nga lindja dhe jugu, e më pas të barbarëve sllavë dhe bullgarë (popull me origjinë mongoliane që mori gjuhën dhe zakonet sllave) nga verilindja, kishte krijuar pesë rajone ushtarake (themata në greqisht; njëjësi thema). Thema Longobardia, i korrespondonte pak a shumë Pulias dhe Bazilikatës së sotme, me Sipontumin e rithemeluar në 1256 nga Mbreti Manfredi me emrin Manfredonia; Barium-Bari dhe Brundusium-Brindizi si qytete kryesorë; Thema Calabria përkonte me rajonin e sotëm, dhe kishte në Consentia një prej qendrave më të rëndësishme. Dy themata u krijuan në fund në Shqipëri: Thema Dyrrachium (me Dyrrachium-Durrësin dhe Antibaris-Bar) dhe Thema Nicopolis (me Aulon Ebellona-Vlorën, Buthrotus-Sarandë dhe Nicopolis-Prevezë), si dhe një të fundit, Thema Cephalenia, që gruponte Korfuzin dhe ishujt jugorë jonianë.

Më pas, dy themata-t shqiptare u bënë baza për ripushtimin e territoreve që ishin pushtuar përkohësisht nga sllavët; në fakt, nga shekulli XI deri XIV, princërit shqiptarë rimorën një pjesë të madhe të rajoneve aktualë shqiptarofonë. Kur venecianët sulmuan Kostandinopojën (12 prill 1204) dhe nënshtruan perandorinë romake të lindjes, Michele I (kushëriri i perandorit bizantin Alessio II Angelo Comneno, 1195-1203) bëri marrëveshje me princërit shqiptarë për të grupuar despotatin e Epirit në funksion antivenecian; ky kufizohej me perandorinë latine, e ngritur pas shtypjes së asaj bizantine gjatë kryqëzatës së katërt të vitit 1204, dalë jashtë qëllimeve të Papës Innocenzo III (1198-1216) dhe manipuluar nga tregtarët e Venecias, të cilët për një kohë të shkurtër kontrollonin Shqipërinë dhe Epirin.

Në vitin 1261 familja Paleologu rivendosi perandorinë romake të lindjes, por despotati shqiptar i Epirit ruajti pavarësinë e tij.

“Princi” i parë

Në vitin 1355 forca e madhe ushtarake e serbëve udhëhequr nga mbreti i tyre, Stefan Dushan, mposhti perandorakët në Adrianopolis, duke turpëruar bizantinët dhe duke u përhapur në të gjithë Greqinë. Në ndërkohë, shqiptarët jo vetëm iu kundërvunë serbëve por, në vitin 1358 princi shqiptar Karl Topia mposhti despotin e Epirit, Niqifor II Orsini: Shqipëria forconte kështu limes-in (kufirin) e vet.

Karl Topia – historikisht primus albanensis inter pares (disa studiues e quajnë “mbretin e parë të Shqipërisë – ishte biri i Andreas, nga ana e tij bir i Thanasit, që në fundin e shekullit XIII, mposhti serbët në Durrës; më vonë, vetë Karl Topia, në vitin 1368 çliroi Durrësin nga Angioinët napoletanë.

Ditën e San Vitos në 1389, koalicioni i popujve ballkanikë (shqiptarë, boshnjakë, bullgarë, dalmatë, serbë, hungarezë, vllehë) u mposht në Fushë-Kosovë nga Murat Pasha I, sulltan i turqve otomanë: ushtria e pashait ishte e përbërë më shumë nga ushtarë serbë të rekrutuar nga Murati I në Maqedoni se sa nga otomanë, ndërkohë që shqiptarët ishin në krah të princit kristian. Ushtari shqiptar Millosh Kopili vrau sulltanin, ndërkohë që Stefani (biri i mbretit serb llazar, komandant ushtarak i koalicionit) dhe Vuk Brankoviç (vasali serb i Kosovës) kaluan në radhët e turqve. Stefani i dha bijën e tij, Maria Despina, si konkubinë sulltanit të ri, Bajazidit I, u bë gjeneral turk dhe ruajti zotërimet e tij.

Të nesërmen e betejës së Fushë-Kosovës, tre princërit shqiptarë, Balsha Gjergji II dhe Teodor Muzaka II- me në krye Gjergj Kastriotin I (bir i Karl Topisë dhe gjysh i Skënderbeut) – u tërhoqën në kufijtë e tyre dhe, duke iu rezistuar turqve, ishin në gjendje të ndërtonin një entitet kristian shqiptar që shtrihej nga kufijtë jugorë të Raguzës (Dubrovnik) deri në Gjirin e Patras.

Ndërkohë, në vitin 1396, gjenerali i sipërpërmendur Stefan, me 12 mijë ushtarë i dha mbështetje vendimtare Bajazitit I në betejën e Nikopolis (Nikopol, sot në Bullgari), ku me ndihmën serbe, sulltani shpartalloi ushtrinë e francezëve, skandinavëve, gjermanëve, hungarezëve dhe vllehëve, që kish dalë të pengonte ekspansionin islamik në Europën ballkanike dhe juglindore.

Mbetën shqiptarët, të cilët në shekullin XV iu kundërvunë të vetëm turqve, ndërkohë që “është lavdia e Shqipërisë, e cila i ka dhënë në këtë periudhë krishtërimit njërin, dhe ndoshta më të madhin e mbrojtësve të tij, Gjergj Kastriotin” (thuhet në Enciklopedinë Italiane, 1929), i quajtur Skënderbej.

Napoli dhe Venecia, interesa në Ballkan

Pavarësisht gjithçkaje, e ndonëse formalisht nën qeverisjen fillimisht të perandorisë së lindjes e më pas turke, me kalimin e shekujve u formuan në Shqipëri principata lokale që ruanin marrëdhënie shumë të mira me venecianët, napoletanët, amalfitanët. Entitetet ballkanikë në gjirin e perandorisë bizantine ishin të interesuar për daljen në Mesdhe, dhe Venecia e Napoli kontrollonin të gjithë bregun lindor të Adriatikut, duke ruajtur marrëdhënie të mira me shqiptarët për motive si tregtare, ashtu edhe gjeopolitike (kanali i Otrantos). Napoletanët synonin marrëdhënie diplomatike me shqiptarët, ndërkohë që Venecia synonte edhe një prani të qëndrueshme strategjike ushtarake. Megjithatë, ishin pikësëpari sovranët napoletanë që konsoliduan një politikë të jashtme me shqiptarët që, me kalimin e kohës forcoi lidhjet politike, ekonomike dhe morale mes vendit të shqiponjave dhe Italisë në tërësinë e saj.

Në vijim, paqëndrueshmëria e mbrojtjes bizantine, pushtimi turk dhe vdekja e Skënderbeut (17 janar 1468), bashkë me rivalitetet e shumtë të brendshëm mes princërve shqiptarë – të cilat heroi kombëtar u përpoq t’i frenojë – sollën zhbërjen e Lidhjes së Lezhës. Në momentin e fitoreve të mëdha të Skënderbeut, Shqipëria shtrihej nga kufijtë e sotëm në Kosovë, Novi Pazar, Metohi, Dibër, Ohër, Janinë dhe Artë. Me ardhjen e pushtimit turk, shumë shqiptarë u strehuan në Venecia dhe në Italinë e jugut, ku ekzistonin tashmë forma të administrimit lokal, të qeverisura nga shqiptarë.

Viktor Emanueli III ishte mbret i Italisë dhe Shqipërisë nga 16 prilli 1939 deri në 25 tetor 1943. Por ka një aspekt pak të njohur që shënon një epokë historike gjatë të cilës një pjesë e territorit italian është qeverisur nga shqiptarë. E nëse do të donim të operonim me metrin e të drejtës aktuale ndërkombëtare, ishte më shqiptare ajo pjesë e Italisë e qeverisur nga shqiptarë në shekullin XV, se sa ka qenë “italiane” Shqipëria e kërkuar nga regjimi fashist. Por të shohim si u zhvilluan ngjarjet, duke analizuar relievin historik dhe strategjik të rajoneve në fjalë.

Monte Sant’Angelo, qendër e madhe e Promontorios së Garganos, i famshëm që në Mesjetën e hershme për faltoren e S. Michele Arcangelo – i vizituar nga shumë papë, perandorë dhe princër – u bë një prej ndalesave të shenjta të të penduarve që shkonin për pelegrinazh në Tokën e Shenjtë, apo gjatë kryqëzatave. Edhe San Francesco d’Assisi qëndroi aty nga 1216 deri në 1222. Të spikatura, historikisht dhe artistikisht, janë edhe kisha e Shën Pjetrit, i ashtuquajturi “Varri” i mbretit longobard Rotari, kisha e S. Maria Maggiore, si dhe Kështjella Normane, për ndërtimin e të cilave, siç do të shohim, shqiptarët kanë dhënë një kontribut vendimtar.

Qyteti, i ngritur përreth vendit të shenjtë më të vjetër që ka krishtërimi, pas Jeruzalemit dhe Romës, ka patur një rëndësi shumë të madhe që nga epoka e vonë romake dhe mesjeta e hershme. Për më shumë se një mijëvjeçar u fortifikua në mënyrë të pandërprerë dhe rëndësia e saj taktiko-logjistike është përshkruar shumë mirë në vitin 1500 me fjalët e Markoldit: “Megjithatë, duhet ditur se katër janë pjesët kryesore, për të cilat dyshohet, se turku mund të vërë këmbë në Mbretëri, e që janë Taranto, Bari, Trani dhe Monte Sant’Angelo… Mbetet Monte Sant’Angelo, që duke qenë në krye të të gjithë Pulias rrethon gjashtëdhjetëmijë, me një pjesë mbi det, në një shkëmb shumë të fortë”.

“Honor” i Monte Sant’Angelos u krijua në shkurt të 1177 nga Guglielmo II il Buono i Sicilisë (1166-89), si “vend ku ushtrohet një autoritet më i lartë se sa ai feudal” (siç ka shkruajtur historiani Pier Fausto Palumbo; si pranim i prestigjit që kishte vendi i shenjtë.

Ky rajon përfshinte veç kryeqendrës Monte Sant’Angelo, edhe Siponton, Viesten, Lesinan, Peschicin, Carpinon, Cagnanon, Sfilzin, Candelaron, Versentinon, Lanzanon dhe manastirët e S. Giovanni in Lamis, S. Maria di Pulsano, bashkë me zotërimet e tyre. Honor-i iu dha si dhuratë Giovannas, bijë e Henrikut II mbret i Anglisë (1154-89), dhe bashkëshorte e mbretit Gugliemi.

Kur Ferdinandi I i Aragonës, mbret i Napolit (1458-94) u detyrua të strehohet në Barletta, për shkak të sulmit të Angionëve, ai u rrthua në atë qytet dhe u shpëtua prej ndërhyrjes së Skënderbeut. Në shenjë mirënjohjeje mbreti, në vitin 1464 i dha në zotërim princit shqiptar dukatin e Monte Sant’Angelo, që përfshinte edhe San Giovanni Rotondon, apo më saktë l’Honor.

Honor-i i lashtë, me gjithë territorin e vet të gjerë, ndërpreu procesin e tij të shpërbërjes dhe në të hyri një dukat me përmasa shumë të reduktuara dhe juridiksion më të kufizuar, në krahasim me të kaluarën, por më lehtësisht i mbrojtshëm.

Zotërimi i Skënderbeut dhe trashëgimtarëve të tij zgjati afro njëzetë vite. Ferdinandi I kishte dashur t’i demonstronte mirënjohjen e tij princit shqiptar, duke i dhënë, bashkë me feudin, edhe shumë kompetenca dhe të drejta hyrjeje, si privilegji i “marittima”-s, domethënë mbledhjen e taksave për mallrat që ngarkoheshin dhe shkarkoheshin, juridiksionin e drejtpërdrejtë të drejtimit, të drejtën për të eksportuar mallra me çfarëdolloj vlere nga brigjet e Monte Sant’Angelo dhe nga porti i Mattinatas, me përjashtim të të drejtave mbi Manfredonian.

Ndërkohë që Skënderbeu ishte në Shqipëri, duke luftuar kundër turqve në 1467, bashkëshortja e tij erdhi në Monte Sant’Angelo për të marrë Kështjellën dhe për të banuar. Por, pas vetëm pak muajsh iu desh të kthehet në Shqipëri, për t’i qëndruar pranë bashkëshortit të sëmurë, i cili vdiq në moshën 65 vjeç. E mbetur e ve, Donika, me të birin Gjon Kastrioti shkoi të jetojë në Napoli me të ardhurat që merrte prej dukatit të Monte Sant’Angelo, ku kishte siguruar edhe mbledhjen e taksës mbi kripën.

Koha dhe sulmet e pësuar kishin lënë tashmë shenja mbi Kështjellën Normane dhe muret e saj të fortifikuar. Ferdinandi I, që në 1475 u kthye në Monte Sant’Angelo jo si luftëtar, por si pelegrin, vërejti me sytë e tij domosdoshmërinë e restaurimit të pikave më të rëndësishme të fortifikimeve. Në vitin 1483, ai urdhëroi Gjon Kastriotin që të merrte masat me qëllim që “tokat e bregdetit, të malit, të Viestes, të mos kenë asnjë lloj dobësie ndaj sulmeve të armikut”. Punimet e restaurimit kanë vazhduar me siguri në mënyrë të kënaqshme, përderisa në 1484, mbreti i shkruante “qytetarëve të Monte Sant’Angelo, duke i falënderuar për përkushtimin me të cilin kanë ndjekur fortifikimin dhe restaurimin e mureve të vjetëruar të qytetit. Ai u lutet qytetarëve të mbajnë sa më mirë, sado që është i munguar, Gjon Kastriotin, zotërinë e tyre, i cili ka shkuar në tokën e Otrantos të luftojë kundër armiqve” (N.Barone).

Shkëmbimi i Gjonit

Në përfundim të punimeve, në 1493, kështjella e Monte Sant’Angelo siç ndodhi në po të njëjtën kohë edhe për atë të Manfredonias, ishte e përforcuar nga dy kulla të mëdha, përveç se me mure më fortë që u shkonin për shtat nevojave të reja për mbrojtje, që kishin lindur prej përdorimit të artilerive, apo armëve të reja të zjarrit. Mbreti u ndie shumë i kënaqur nga punimet e kryer dhe, në 1492 informoi Giacomo Pontanon dhe të tjerët për masat që ai kishte marrë në rast se “turqit prishnin paqen”, sii dhe kërkoi që në Monte de Sancto Angelo Messer Theodoro të shkonte bashkë me njëqind burra të armatosur. Eshtë kjo periudha kur Ferdinandi I nisi të ngrerë shumë kulla roje kundër saracenëve që, të ndërtuara në pjesën më të madhe gjatë periudhës spanjolle, vërehen edhe sot e kësaj dite përgjatë bregut të Garganos dhe të gjithë Italisë jugore.

Duke iu kthyer çështjeve të feudit shqiptar, Gjon Kastrioti, në 1484, duke mos duruar nervozizmin e demonstruar nga popullsia për taksat e domosdoshme që ishin mbledhur për fortifikimin e zonës, kërkoi dhe siguroi nga mbreti këmbimin e Monte Sant’Angelos dhe San Giovanni Rotondos me tokat e Soletos dhe San Pietro in Galatina, pranë leçes, me titullin e Kontit. / Marrë nga Revista italiane “Medioevo”/

Burimi: Gazeta Tema

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Shpërnda1CicëroShpërnda
Giovanni Armillotta

Giovanni Armillotta

Dottore (vecchio ordinamento) in Scienze Politiche presso l’Università degli Studi di Pisa, laurea conseguita a pieni voti legali. Dottore di ricerca in Storia, istituzioni e relazioni internazionali dell’Asia e dell’Africa Moderna e Contemporanea presso l’Università degli Studî di Cagliari.Collabora alle seguenti riviste albanesi o di lingua albanese: «AlbaniaNews.it» (quotidiano on line in lingua italiana), «Bota Shqiptare» (Roma, Gazeta e shqiptarëve në Itali), «Futbolli» (Tirana), «Futbolli Shqiptar Magazine» (Tirana), «Gazeta e Re» (Prishtinë), «Illyria News» (The Only Albanian-American Newspaper, New York), ecc.

Të ngjashëm

Pse Kosova Nuk është Serbi?

Pse Kosova nuk është Serbi?

Nga Albania News
24 Shkurt 2021
0

YouTuber-i i njohur italian Simone Guida së fundmi ka publikuar një video mbi luftën e Kosovës në kanalin e tij...

Skenderbeu Heroi Shqiperise

Miti i Skënderbeut në universin kulturor të kombit të tij

Nga Alberto Fràsher
12 Gusht 2019
0

Përkthyer nga origjinali: “Il mito di Scanderbeg nell’universo culturale della sua nazione.”, rivista “Dialoghi Mediterranei”, n.22, novembre 2016, Palermo (Përkthyer...

Kur Tirana ishte mëhallë – kronikë kur ekranet mungonin

Nga Raimonda Dervishi Shundi
30 Maj 2018
0

Mos i zont’ dediku Tiron-shkatrrusit’

Karl Marks – Burri me idetë që sollën revolucionin

Nga Rea Shundi
28 Maj 2018
0

"U trajtua si i marrë, i përndjekur nga policia sekrete dhe i vëllai; vdiq pa nënshtetësi në një funeral me...

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Manfred Bushi

Due Albanie in un canto nel libro di Manfred Bushi

16 Qershor 2025
Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025

Librat më të fundit

Il volto acustico della voce

Il volto acustico della voce

Janar 2023
Iside Gjergji
Meltemi Editore
9788855197250
Kosovo

Kosovo

Maj 2023
Paolo Bergamaschi
Infinito Edizioni
9788868616700
Le favole del comunismo

Le favole del comunismo

Maj 2024
Anita Likmeta
Marsilio Editori
9788829720873
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali