Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Histori

Disa sqarime mbi “Privilegjin e Aleksandrit të Madh” që paraprin Statutet e Shkodrës

Privilegji i Aleksandrit të Madh është një dëshmi e çmuar për historinë e Shqipërisë, sepse hap një dritare mbi problemin e origjinës së popullit shqiptar.

Nga Albania News
8 Janar 2014
Në Histori, Kulturë
Statuti Scutari

Teksti i Statuteve të Shkodrës i rizbuluar në vitin 1995 nga dorëshkrimet e Bibliotekës së Muzeut Correr në Venecia, mendohet të jetë kopjuar me përpikmëri nga teksti origjinal i ruajtur në Arkivin e Këshillit të të Dhjetëve të Venecias(Consiglio di Dieci), ndoshta pasi origjinali u humb fatkeqësisht për shkak të zjarreve që mbuluan pallatin Dukal (palazzo Ducale) në shekullin e XVI.

Teksti u kopjua nga një farë Marino Dulcichio rreth vitit 1504(siç ka dëshmuar ai që shkruan) të nesërmen e paqes së nënshkruar nga Venediku me Turqinë pas dhjetëra vitesh luftë.

Në të njëjtën periudhë kohore në Shkollën e Shqiptarëve në San Maurizio u ngarkua Vittore Carpaccio për të realizuar një cikël të bukur pikturash mbi jetën e Virgjëreshës Maria. Dhe jo rastësisht po në vitin 1504 doli në shtyp “De Obsidione Scodrense” i Marin Barletit, i cili u bë prift në tokën venedikase në vitin 1494 dhe u emërua pastor në Piovene, pranë Viçensës; vepra u botua nga Bernardino de Vitali, me prejardhje nga një familje me origjinë shqiptare.

Pra komuniteti shqiptar në Venecia në fillim të shekullit të XVI ishte i angazhuar për të mbajtur gjallë kujtimin e së shkuarës së tyre, nga më e largëta e gjer tek më e afërta, duke përkujtuar rolin strategjik në kufi të mbajtur nga Shqipëria në ngjarjet dramatike të gjysmës së dytë të shekullit të XV, nisur nga roli i jashtëzakonshëm që luajti Skënderbeu, “Ushtar i Krishtit”, e gjer tek rezistenca heroike anti-osmane që mbajti Shkodra dhe Drivasti në veriun e Shqipërisë.

Ripropozimi i tekstit të “Statuteve të Shkodrës” për mërgimtarët në tokat venedikase do të thoshte të rikujtohej periudha e lavdishme në të cilën ishin krijuar komunitetet qytetare në Shqipëri, në një kohë kur këto të fundit i bashkoheshin një rrethi më të gjerë mesdhetar- pra një rrethi europian- të marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore.

Përveçse vendi i maleve, që në fillim të shekullit të XIV, Shqipëria ishte edhe vendi i qyteteve dhe i detit.
Nga leximi i Statuteve(një tekst i cili do ishte mirë të lexohej dhe studiohej në të gjitha strukturat shkollore shqiptare) del në pah imazhi i një komuniteti mesjetar tejet i civilizuar dhe jo rastësisht fjala e parë me të cilën fillon teksti është Liria.

Kështu reciton titulli i kapitullit të parë: “De la libertà de li forestieri a venir ne la Cità nostra a star”

Shkodra, zemra e tregtisë së asaj pjese të Europës qëndrore që lidh Baltikun me Egjeun, Shkodra e metabolizuar nga një rrjet ujor që e bën atë edhe një qytet detar, Shkodra që hyri nën zotërimin venedikas, por duke qenë shumë më përpara vendi i mbretërve ilir, Shkodra romake, Shkodra e mbretërve serbë: komuniteti i mërgimtarëve shqiptarë që mori pjesë në ceremonitë e paqes me Osmanët në fillim shekullin e XV nuk mund të mos prezantonte edhe madhështinë antike, shekullore të tokës mëmë, e tejmbushur me histori.

Ja përse teksti i Statuteve të Shkodrës paraprihej nga një Privilegj me të cilin Aleksandri i Madh, mirënjohës për ndihmën ushtarake të marrë, u jepte popujve që e banonin sovranitetin mbi tokat “nga ekstremi verior i Europës gjer në kufi me Italinë jugore”: më saktësisht bëhej fjalë për “popujt e fisit të shquar të ilirëve, të dalmatëve dhe të liburnëve” dhe të gjithë atyre që banonin nga “Danubi deri tek zonat e mesme të Trakës”, duke specifikuar se vetëm ata duhet të konsideroheshin pronarët e vërtetë të këtyre tokave: kushdo tjetër të kërkonte pronësinë duhej konsideruar si “shërbëtor” i tyre.

Privilegji i Aleksandrit i biri i Filipit mbret i Maqedonisë duhet të jetë lëshuar në “Aleksandri në vitin e dymbëdhjetë të mbretërimit”. Gjer më sot nuk dihet ende se kush e ka krijuar këtë tekst, i njohur edhe në shekullin e XIV; me disa rregullime dhe ndryshime të vogla, ai shoqëron themelimin e komuniteteve të ndryshme në zonën ballkanike ose më qartë të asaj zone të cilën kritika e kohëve të fundit, sipas studimeve të Francesco Leoncini-t, e konsideron si Europën qëndrore, duke riinterpretuar kështu edhe vendndodhjen gjeopolitike të Shqipërisë.

Në rastin e Privilegjit që shoqëron Statutet e Shkodrës nuk flitet për popujt sllave, të cilët as nuk citohen, por për popujt ilir sepse të tillë quheshin në shekullin e XVI banuesit e Shqipërisë nga mërgimtarët në Venedik: varianti në kodin venedikas është shumë domethënës.

Ky tekst ka pasur një qarkullim të gjerë, siç dëshmojnë kopjet e ndryshme të ruajtura në dorëshkrimet e Bibliotekës Marciane në Venecia, dhe rikthen mitin e krijuar ndër shekuj të Aleksandrit të Madh.

Nuk duhet harruar, përsa i përket pretendimive specifike mbi origjinën e tyre nga ana e shqiptarëve të mërguar në Venedik, edhe figura e veçantë e dajës së Aleksandrit: Aleksandri I i ashtuquajtur Molosi që, siç dihet, ishte edhe mbreti i Epirit dhe ikonografia e tij është lidhur së fundmi nga studiuesja Maddalena Bassani me statujën e vendosur në vitin 1606 në Bucintoro-n venecian që paraqet Skënderbeun.

Për të mos folur më tej për Olimpian, e ëma e Aleksandrit, me origjinë nga Epiri.

Ndërsa Giorgio Merula, humanist venecian, përcaktonte në vitin 1474 në shkrimin e tij “Bellum Scodrense” se: “Osmanët kishin pushtuar Maqedoninë, e cila nga “më të rinjtë” quhej Shqipëri”.

Pra Privilegji i Aleksandrit të Madh nuk është një tekst origjinal, ndoshta, në këtë rast, është “rishikuar” nga ndonjë punishte shkrimi në Padova në fillim të shekullit të XV ku ende vazhdonte ndikimi i Annio da Viterbo, i cili vite më parë kishte riprodhuar ex novo shumë dokumenta që më pas shpërndaheshin si të ishin origjinal.

Në Padova jetonte asokohe edhe Pietro Angeli, i mërguar nga Drivasti, i cili u përpoq të ringjallte kujtimin historik të vendit të tij. Dokumenti kontribuonte në krijimin e një “mit-historie” e cila paraqiste shqiptarët të lidhur me Aleksandrin e Madh përmes një testamenti ( siç dëshmon qartë edhe Maddalena Bassano). Gjithsesi, Privilegji është një dëshmi shumë e çmuar për historinë e Shqipërisë, sepse hap një dritare specifike mbi problemin e ndërlikuar të origjinës së popullit shqiptar.

Në vitin 1532 Marin Sanudo shkruante në Ditaret e tij (Diarii), siç na kujton Stefano Trovato:
“E gjithë Shqipëria do të marrë një ditë emrin që mbante në kohën e Aleksandrit”.
Dhe në shekullin e XIX Niccolò Tommaseo duke iu referuar Aleksandrit të Madh shkruante: “Nga Maqedonia, vendi i popujve ilir, doli shqiponja e fortë që me krahët e saj të rrufeshme e shtriu fluturimin gjer në Indi”.

Molosi, Olimpia, Aleksandri i Madh; Iliria, Epiri, Molosia, Shqipëria ;
Një skenar ballkanik i ndërlikuar ndër shekuj nga ndërhyrje dhe pretendime të llojeve të ndryshme.

Shënim bibliografik:
Ata që janë të interesuar të thellojnë argumentin, janë të ftuar të konsultojnë:
-“Statutet e Shkodrës të gjysmës së parë të shekullit të XIV me shtesa deri në 1469”, nën përkujdesjen e Lucia Nadin, me ese hyrëse nga Gian Battista Pellegrini, Oliver J. Schmitt, Gherardo Ortalli: të përkthyera në shqip nga Pëllumb Xhufi, Romë, Viella, 2002. Edicioni II, Tiranë, Wisdom University, Onufri, 2010.
-Lucia Nadin “ Mërgimet dhe integracioni. Rasti i shqiptarëve në Venecia (1479-1552), Romë, Bulzoni, 2008, përkthyer në shqip nga Pëllumb Xhufi, Tiranë, Shtepia Botuese “55”, 2008
– Stefano Trovato, “Miti i Aleksandrit të Madh mes sllavëve dhe shqiptarëve”, në AA. VV., “Ura dhe kufinj. Dita ndër-dishiplinore e studimeve, Venecia 20 tetor 2004, nën përkujdesjen e Andrea Bonifacio, Venecia, botimet EditGraf, 2005.
-Maddalena Bassani “Skënderbeu në Venecia. Sygjerime klasike në krijimin e një miti”, nga “Hulumtimi dhe rima. Shkrime për Lorenzo Braccesi-n” redaktuar nga Flavio Raviola, Maddalena Bassani, Andrea Debiasi, Elena Pastorio, Roma, L’Erma di Bretschneider, f. 123-139.

Shkruar nga Lucia Nadin. Publikuar në italisht në Albania News më datë 4 janar 2014. Titulli origjinal “Qualche precisazione sul Privilegio di Alessandro Magno, che precede gli Statuti di Scutari” .
Përkthyer në shqip nga Daniela Vathi

Argumenta të trajtuar: Shkodra
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Statua di Enver Hoxha

Da piccino nella svolta dell’Albania

3 Shkurt 2023
Richiamare Bene Valbona Jakova

Il richiamo alla vita nelle poesie di Valbona Jakova

1 Shkurt 2023

Librat më të fundit

Sognando le stelle dello sport

Sognando le stelle dello sport

Janar 2021
Agim Gruda
9798697047583
Amata terra mia

Amata terra mia

Janar 2023
Klaudio Findiku
9798484045860
L’alba del difensore degli uomini

L’alba del difensore degli uomini

Janar 2022
Alessandro Romano
9798798194698
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}