Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Emigracion

Kur imitimi nuk përfaqëson më një strategji mbijetese

Nga Vincenzo Romania
14 Nëntor 2013
Në Emigracion, Opinion

Në 2004 kam shkruar një libër, marrë nga teza e doktoraturës me titull: “Të hiqesh si italian. Strategji imitimi social të emigrantëve shqiptarë”.

Thelbi i tezës ishte se mimetizimi apo imitimi social është një proçes universal, të cilin e vënë në akt të gjithë ata përfaqësues të grupeve të diskriminuara, në kontekste të caktuara të jetës së përditshme, për të shmangur një kufizim të ndjeshëm në lidhje me qasjen ndaj burimeve lokale në dispozicion.

E gjithë kjo i shtyen njerëzit, shpesh jo të mbledhur në grupe, që të fshehin identitetin e tyre dhe, në bazë të kompetencave të secilit, të përformojnë rolin e vendasit ose të pjesëtarëve të grupeve dominuese në përgjithësi.

Duke rishikuar këtë teori pas pothuajse 10 vjetësh dhe duke pasur parasysh rritjen dhe përparimin e pranisë shqiptare në Itali, arrij të kuptoj nevojën për një konkluzion kohësor, njësoj si shumë teori të tjera mbi fazat e emigrimit dhe integrimit, (nga Portes e gjer tek Castells): kjo situatë është më e shpeshtë, në një grup të caktuar etnik, jo vetëm kur ekzistojnë kushte ne favor të socializimit, por sidomos gjatë fazave të para të emigrimit, pra kur individët janë më të shpërndarë dhe nuk është ende rrënjëzuar ende një identitet si grup emigrant.

Janë tre elementë që më shtyjnë të pohoj se në rastin e shqiptarëve të Italisë, në veçanti, mimetizimi social nuk përfaqëson më një strategji mbijetese për pjesën më të madhe të tyre:

  • Krijimi i një mjeti informimi dhe diskutimi online (albanianews.it )
  • Krijimi i një rrjeti shoqatash shqiptare, në Toscana dhe Emilia
  • Pjesëmarrja politike gjithnjë e në rritje

Një rast i afërt dhe shumë domethënës vjen nga Asti, ku shqiptarët dolën në rrugë, me flamujt e tyre, për të kërkuar të drejtën e shenjtë për një pjesëmarrje më të gjerë në jetën politike. Ata flamuj, që deri para njëzet vjetësh ngjallnin frikë, tashmë ekspozohen hapur bashkë me krenarinë e shenjtë nacionaliste që ka karakterizuar gjithmonë kulturën shqiptare.

Shqiptarët nuk kanë arritur ende një forcë të tillë sa të kenë një ndikim të fortë në debatin politik Italian, si për shembull latino-t apo italo-amerikanët në Shtetet e Bashkuara. Por janë në udhën e duhur për t’u shndërruar në përfaqësues politik të të gjithë emigrantëve.

Ata gëzojnë sot për sot një nga nivelet më të larta të integrimit në krahasim me komunitetet e tjera të huaja në Itali. Të dhënat mund të krahasohen qoftë nga ana ekonomike, në bazë të numrit të firmave me pronarë shqiptarë, qoftë nga martesat e përziera me qytetarë italian dhe nga numri i studentëve shqiptarë në universitetet dhe shkollat italiane.

Gjithashtu, duhet vënë në dukje fakti se tashmë racizmi populist italian i kohëve të fundit ka vënë në shënjestër popullata të tjera ( si për shembull rumenët apo popullsitë nomade). Por, edhe për ata, në një tjetër mënyre ndoshta, cikli i stigmatizimit /tolerancës do të përparojë.

Ky artikull është publikuar më parë në blogun personal të sociologut Vincenzo Romania, pedagog në Universitetin e Padovas. Titulli origjinal: “Quando il mimetismo non rappresenta più una strategia di sopravvivenza”
Përkthyer nga Daniela Vathi

Argumenta të trajtuar: AstiShoqata Shqiptare
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Selmani

Intervista a Shpëtim Selmani. “Nessuna pace con il mio passato”

5 Qershor 2023
IMG 1732 (1)

Intervista a Fatos Kongoli. “Non sono più un buon lettore”

30 Maj 2023

Librat më të fundit

Amata terra mia

Amata terra mia

Janar 2023
Klaudio Findiku
9798484045860
Poezi arbëreshe

Poezi arbëreshe

Shkurt 2021
Mario Calivà
Besa Muci
9788849712247
Anna impara a usare il water

Anna impara a usare il water

Nëntor 2021
Clavis
9788862585101
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}