Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Emigracion

Shqipëri-Itali: në Tiranë paraqitet programi për angazhimin e Diasporës

Angazhimi i Diasporës shqiptare për zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë

Albania News
2 Mars 2018
Në Emigracion, Itali
https://www.facebook.com/albnews/videos/10156147045088850/

Me mbi 1.4 milion shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, kryesisht në Itali e Greqi dhe me prani në te gjithë botën, diaspora shqiptare përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme por gjerësisht të pashfrytëzuar për Shqipërinë.

Sfida e së tashmes është që të krijohet një mjedis që nxit angazhimin e diasporës për të ofruar talentin, praktikat dhe përvojat më të mira për të zhvilluar Shqipërinë.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (ONM) – agjencia e OKB për migracionin – lajmëroi sot nisjen e një programi që synon të trajtojë pikërisht këtë sfidë: të rrisë angazhimin e diasporës shqiptare për zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë.

Ky program financohet nga Kooperacioni Italian, nën angazhimin politik të Ministrisë për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë dhe përfshirjes operacionale të Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim. Programi zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Angazhimi i Diaspores shqiptare

Ky program tre vjeçar do të mbështesë Qeverinë e Shqipërisë për të zbatuar një qasje gjithëpërfshirëse për angazhimin e diasporës. Programi do të fokusohet në diasporën shqiptare në Itali me një prani prej rreth 500 mijë personash. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e shpalljes së programit, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, vendosi theksin në rolin e rëndësishëm që diaspora mund të luajë: “Migrantët zotërojnë dije dhe talente. Këto janë vlera themelore për bashkëpunim. Të dy vendet tona mund të përfitojnë nga angazhimi i disaporës” – tha ai.

Në të njëjtën linjë, Ministri i Shetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cilësoi bashkëatdhetarët që jetojnë jashtë vendit si një pasuri për Shqipërinë. “Shqiptarët jashtë vendit janë një pasuri thuajse e pashfrytëzuar e kombit shqiptar. Prandaj ky projekt është i rëndësishëm, pasi do të na mundësojë një qasje më të efektshme ndaj potencialit të pakufishëm të diasporës sonë” tha ai.

Pandeli Majko gjate prezantimit_opt

Kreu i Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim në Tiranë, Nino Merola, vuri theksin në cilësitë e veçanta të programit: “Ky është një program inovativ që do të shndërrohet në një model për zhvillimin social dhe ekonomik në të gjitha nivelet. Ai mund të sjellë një ndikim të ndjeshëm në komunitete, si në zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, ashtu edhe në sektorin agro-ushqimor, për të përmendur vetëm dy shembuj të mundësive që projekti sjell” tha ai.

Drejtuesja e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Tiranë, Alma Jani, tha se programi do të nxisë diasporën për të transferuar dijet e tyre në funksion të zhvillimit të vendit.

“Aftësitë dhe dijet e disaporës do të hartëzohen dhe profilizohen dhe më tej do të harmonizohen me nevojat përkatëse vendore si dhe me strategjitë dhe planet kombëtare të veprimit” tha ajo duke shtuar se pjesë e programit do të jetë dhe hartimi dhe zbatimi i një skeme projektesh afatshkurtra (fellowships) të shënjestruar tek disapora.

Programi është ndërtuar për të patur në fokus mbështetjen e investimeve si dhe ngritjen e bizneseve të reja nga pjestarë të diasporës. Gjatë programit është menduar krijimi i një platforme për nxitjen e investimeve e quajtur “Connect Albania”, si dhe ngritja e një fondi specifik për bizneset e reja për migrantët e brezit të dytë që dëshirojnë të ngrejnë bizneset e tyre në Shqipëri.

Argumenta të trajtuar: Connect AlbaniaDiaspora ShqiptareEmigracioni ShqiptarItaliPandeli MajkoShqipëri
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Lucia Esposito 1

Intervista a Lucia Esposito. «Ho voluto rendere Ershela immortale, eterna»

5 Maj 2025
Nertila

Nertila Ljarja: “L’uomo che non doveva mai morire, un libro per comprendere meglio l’Albania”

30 Prill 2025

Librat më të fundit

Binario est

Binario est

Janar 2022
Marco Carlone
Bottega Errante
9791280219305
La maledizione delle sacerdotesse d’Illiria

La maledizione delle sacerdotesse d’Illiria

Mars 2022
Mira Meksi
Besa Muci
9788836292516
Vivere sull’isola

Vivere sull’isola

Gusht 2022
Ben Blushi
Besa Muci
9788836293063
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali