Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Emigracion

100 vjetori i Pavarësisë në Modena

Albania News
30 Nëntor 2012
Në Emigracion

Edhe në Modena, në qytetin e lindjes te tenorit të madh L. Pavaroti, u festua 100 vjetori i Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë, përvjetori i krijimit të Shtetit te Parë Shqiptar.Me iniciativën e shoqatës “Agorà dei mondi”, në mbrëmje të 28 Nëntorit, në një nga sallat e Restorant “Venere” u mblodhën mjaft shqiptarë e të huaj, për të festuar këtë ngjarje të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar.

Merrnin pjesë intelektualë, imprenditorë shqiptarë e italianë si: Nesim, Kastriot Mauro me familjet e tyre, njerëz të thjeshtë, të rinj e fëmijë. Nderoi me pjesmarrjen e tij edhe Grid Thoma, docent, recercator i konfirmuar në Universitetin Publik të Camerinos.

Në takim u fol për kontributin e madh të Rilindasve shqiptarë, të cilët kudo që ishin punuan e luftuan për të ruajtur e zhvilluar gjuhën, kulturën e traditat shqiptare. Në saje të punës së palodhur të tyre gjuha dhe kultura shqipe, edhe pse pranë dy gjuhëve dhe civilizimeve më të shquara, si atij romak e grek mundi të jetojë e përparojë.

Pastaj u fol për figurën e shquar poliedrike të Ismail Qemalit dhe kronologjinë e ngjarjeve që paraprinë 28 Nëntorin e 1912-ës. Hapi i parë, u tha në takim, u bë më 5 nëntor 1912, në hotelin luksoz “Continental” të Bukureshtit, ku u organizua kuvendi kombëtar me përfaqësues nga gjithë kolonitë shqiptare. Në krye të një delegacioni kishte mbërritur nga Stambolli, Ismail Qemali. U përgatit Hymni i Flamurit me fjalët nga Asdreni si dhe u vendos të shpalosej pas 445 vjetësh Flamuri i Skënderbeut.

Emocionet ishin të papërshkrueshme kur të gjithë më këmbë e dorën në gjoks kënduan Hymnin e Flamurit. Më pas u recituan poezi dhe u kënduan këngë popullore. Vallet e bukura shqiptare u kërcyen edhe nga fëmijët e lindur në Modena. Origjinalitetin dhe bukurinë valleve ia shtuan edhe kostumet popullore që kishin veshur Monda me vajzën e saj, Ludovika.

Festa midis brindesve dhe fotove të shumta vazhdoi deri në orët e vona të mbrëmjes, duke u ndarë me premtimin që fëmijët mos harrojnë të mësojnë gjuhën e të parëve të tyre, gjuhën e ëmbël e të bukur shqipe.

Nga shoqata, “Agorà dei Mondi”

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Manfred Bushi

Due Albanie in un canto nel libro di Manfred Bushi

16 Qershor 2025
Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025

Librat më të fundit

L’anima che parla

L’anima che parla

Dhjetor 2022
Teuta Sulaj
Youcanprint
9791221448504
Poesia dal Kossovo

Poesia dal Kossovo

Shtator 2022
AA.VV.
Besa Muci
9788836292738
Lo yàtaghan

Lo yàtaghan

Shkurt 2022
Artur Nuraj
Besa Muci
9788836291526
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali