• Kush jemi
  • Kontakt
  • Galeria
  • Turismo.AL
Albanian SQ English EN Italian IT
12 Dhjetor 2019
Albania News
  • Home
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Emigracion

Emigracioni në BE, në 2 muaj janë kthyer 3 mijë shqiptarë në kufi

Emigracioni në BE, në 2 muaj janë kthyer 3 mijë shqiptarë në kufi

Në 2 muajt e parë të 2018-së në kufi janë kthyer nga policia mbi 3 mijë persona. Për periudhën dymujore 1 janar - 28 shkurt, policia thotë se janë kthyer në kufia 246 minorenë

RedazioneNgaRedazione
04 Mars 2018
0
22
shpërndarje
ShpërndaCicëro

Prej tremujorit të fundit të 2017-ës në doganat shqiptare dhe kryesisht në aeroportin e Rinasit është vënë re një ashpërsim i kontrolleve nga policia dhe rregulla më të forta për të ruajtur standardet e lëvizjes së lirë në zonën Schengen.

Masat e marra nga qeveria shqiptare, si garanci për shtetet evropiane që kanë shprehur edhe shqetësim për numrin e lartë të azilkërkuesve dhe aktivitetin kriminal në rritje, kanë dhënë rezultatet e tyre.

Kështu, në 2 muajt e parë të 2018-së në kufi janë kthyer nga policia mbi 3 mijë persona. Për periudhën dymujore 1 janar – 28 shkurt, policia thotë se janë kthyer në kufi 246 minorenë.

“Nga Policia Kufitare janë intensifikuar operacionet e rikthimit të shtetasve shqiptarë, në bashkëpunim me FRONTEX dhe me vendet e destinacionit për periudhën 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë kryer 156 operacione me 1044 shtetas të kthyer, nga këto 7 operacione janë zhvilluar me kërkesën e Policisë Kufitare shqiptare në bashkëpunim me FRONTEX, si dhe 149 operacione nga vendet e destinacionit në bashkëpunim me FRONTEX”, thuhet në njoftim.

Për periudhën 1 Janar – 28 Shkurt 2018 janë trajtuar 31 kërkesa dhe janë riatdhesuar 21 të mitur. Të gjitha rastet e riatdhesimit të të miturve të pashoqëruar janë trajtuar në bashkëpunim me shërbimin social shtetëror.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kohore, janë ndaluar 311 shtetas shqiptar për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vëmendje i është kushtuar edhe forcimit të kapaciteteve profesionale të shërbimeve kufitare për identifikimin e dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, duke zhvilluar trajnime të specializuara dhe të avancuara.

Në këtë drejtim gjatë periudhës 1 Janar – 28 Shkurt 2018, janë proceduar 45 shtetas me dokumente udhëtimi të falsifikuara.

Po për periudhën 1 Janar 2018 – 28 Shkurt 2018, janë referuar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore 9 raste për veprën penale “Braktisjen e të miturve” në ngarkim të prindërve ose kujdestarëve që kanë braktisur fëmijët.

Ky artikull është i disponueshëm dhe në italisht

Argumenta të trajtuar: Aeroporti i TiranesBashkimi EuropianEmigracioni Shqiptar

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Shpërnda22CicëroShpërnda

Të ngjashëm

Emigracioni Ilegal
Emigracion

Rritet numri i emigrantëve ilegalë shqiptarë në Itali

Nga Redazione
13 Gusht 2019
Pasaportë italiane
Emigracion

Rreziku i sigurisë në Europë: Vendbanimi dhe shtetësia, BE jep alarmin

Nga Redazione
24 Janar 2019
Çmimet e “çmendura” të biletave të avionëve këtë verë
Aktualitet

Çmimet e “çmendura” të biletave të avionëve këtë verë

Nga Redazione
24 Korrik 2018
Tautogram me “E”: Ermal, Eugent, Eleni, Eurovizion, Evropë e Emigracion
Emigracion

Tautogram me “E”: Ermal, Eugent, Eleni, Eurovizion, Evropë e Emigracion

Nga Adela Kolea
12 Maj 2018
Ambasada italiane: Aspirata e shqiptarëve për në BE, legjitime
Aktualitet

Ambasada italiane: Aspirata e shqiptarëve për në BE, legjitime

Nga Redazione
17 Prill 2018

Diskutime mbi këtë artikull

Artikujt më të fundit

Ermira në ballkonin e bujtinës së saj në Koman - Ivo Danchev
Aleanca

Shqipëria e Veriut: bujtina, gra dhe emancipim

Nga Redazione
10 Dhjetor 2019
20191127 173826
Letërsi

Nji trung – Kosova & Shqipnia

Nga Redazione
27 Nëntor 2019
Vlora Demiri
Intervista

Nëpërmjet artit udhëtoj në kohë

Nga Sabina Darova
24 Nëntor 2019
Alvin Berisha
Lajme

Komunikatë për shtyp nga familja e Alvinit

Nga Redazione
19 Tetor 2019
Alvin Berisha
Lajme

Familja e Alvinit: “Na ndihmoni të sjellim djalin në shtëpi”

Nga Redazione
18 Tetor 2019
Albania News

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Lajme

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë

Kulturë

  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë

Rrjeti ynë

  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Kosova Oggi!

Kush Jemi

  • Kush jemi
  • Kontakt
  • A.News Italisht
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • A.News Italisht
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Home
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
    • Traditë
  • Opinion
  • Intervista
  • Letërsi
    • Libra
  • Emigracion
  • Aktualitet
  • Itali

Albania News / Zëri i diasporës shqiptare në Itali

Shto Albania News në Home

Shto
Albania News përdor cookies për t'ju ofruar përvojën më të mirë në faqen tonë. Mund të gjeni më shumë informacione rreth cookies që po përdorim duke vizituar faqen tonë Informacione rreth privatësisë.