• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Emigracion

Më 27 Prill fillon aplikimi për pasaportat shqiptare në Romë

Nga Redazione
24 Prill 2011
Në Emigracion
0
ShpërndaCicëro

Pas shumë lajmërimesh dhe një pritje prej shumicës së emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali, më në fund bëhet realitet mundësia e aplikimit për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti pranë konsullatës shqiptare në Romë.

Proçesi do të fillojë të funksionojë rregullisht duke nisur nga dita e mërkurë 27 prill. Çdo gjë do të jetë e njëjtë me proçedurat që ndiqen në Shqipëri.

Për pasaportë biometrike mund të aplikojnë të gjithë nënshtetasit shqiptarë, duke nisur që nga të porsalindurit 0 vjeç e në vazhdim. Ndërsa aplikimin për kartë identiteti mund ta bëjnë vetëm nënshtetasit nga 16 vjeç e lartë. Për të bërë të mundur pasjisjen me pasaportë, nënshtetasi shqiptarë duhet të paraqesi dokumentat e mëposhtëme:•Pasaportë (e vjetër)•Leje për drejtim automjeti (e reja) •Letërnjoftim elektronik (nëse keni) •Dokument tjeter i vlefshëm me fotografi (permesso di soggiorno, kartë identiteti italiane, patentë italiane). Të gjithë të miturit nën moshën 16 vjeç, duhet të jenë të shoqëruar nga një prind gjatë aplikimit, ose në mungesë të prindit, nga kujdestari ligjor ose të një përfaqësuesi ligjor të pajisur me prokurë noteriale. Shërbimi i ofruar nga konsullata shqiptare në Romë do të ketë kostot e mëposhtëme:•Kartë identiteti – 10 € (dhjetë euro)•Pasaportë biometrike – 108 € ( njëqind e tetë euro). Pagesa duhet të kryhet pranë një filiali çfarëdo, në të gjithë qytetet italiane, të bankës Intesa San Paolo, në llogarinë me IBAN: IT 57 O 0030 6905 1431 0000 0003 283 (sqarim: Opas numrit 57 është gërma O si ora dhe jo numri zero). Në fushën ku ju kërkohet “causale” e pagesës, duhet të shkruani emrin e personit për të cilin kërkohet pasaporta. Gjithë proçesi i aplikimit dhe pajisjes me pasaportë do të kryhet pranë zyrës konsullore të ambasadës shqiptare në Romë, në Via Asmara 5, nga e hëna deri të premten, nga ora 9 deri në orën 15. Nënshtetasi që aplikon për pasaportë apo kartë identiteti, duhet të kryejë pagesën në bankë, të pajiset me të gjithë dokumentacionin që i kërkohet si në listën e mësipërme, dhe vetëm atëhere të paraqitet në konsullatë për të filluar aplikimin. Ambasada shqiptare për çfarëdolloj informacioni ka vënë në dispozicion numrin 0039 347 0581 383, që është në funksion nga e hëna deri të premten, nga ora 9 deri në orën 15.

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Argumenta të trajtuar: Ambasada RomëPasaporta BiometrikePasaporta ShqiptareRomë
Shpërnda2CicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Pse Kosova nuk është Serbi?

Shqiptarët në Hungari: klementinasit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Më të lexuarat

Intervistë me Alban Skënderaj në prag të koncertit në Firence

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Valbona e Bukur

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version