Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Ekonomi

Nis aktivitetin kompania italiane Mabiel në sektorin automotiv

Arsyet: heqja e TVSH së makinerive dhe pajisjeve, imazhi i mirë i përmirësuar i Shqipërisë, dëshira për të mësuar

Albania News
23 Shkurt 2018
Në Ekonomi

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë një vizitë në kompaninë italiane Mabiel, pjesë e grupit Martinetto, e cila ka filluar rishtazi aktivitetin e saj në Shqipëri në industrinë automotive, një sektor me zhvillim të rëndësishëm në tre vitet e fundit në vend.

“Këtu jemi në një fabrikë të re, të ndërtuar nga grupi Martinetto, të cilët prodhojnë produkte specifike për industrinë automotive. Kanë vetëm dy muaj që kanë filluar. Siç e shikoni, industria është pothuajse e gjitha robotike, pra nuk është nga ato industri ku punësohen me qindra e me mijëra, por është nga ato industri që kanë vlerë të shtuar serioze për ekonominë shqiptare”

Kompania, e cila erdhi për herë të parë në Shqipëri në gusht 2017, filloi aktivitetin brenda një kohe shumë të shkurtër, në muajin dhjetor. Produkti eksportohet në të gjithë vendet e botës, në Europë, Azi e Amerikë.

“Kompania është një nga dy prodhuesit e këtyre produkteve specifike në botë. Janë fijet metalike të guarnicioneve të makinave dhe sigurisht që janë vetëm për eksport, për eksport në Japoni, për eksport në Australi, për eksport në Amerikë, madje përfitojnë edhe nga marrëveshja e tregtisë së lirë që ne kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo dhe diku tjetër në Europë. Unë besoj që, ajo që qeveria “Rama 1” kishte në axhendën e vet, në mandatin e parë, dhe tani po e shtyn me forcë, industrializimi i lehtë i vendit, stili Italian sigurisht, pra kompani të vogla dhe të mesme që prodhojnë produkte specifike për eksport, është duke ndodhur. Sigurisht është rrugë e gjatë, por është duke ndodhur” – tha Ministri Ahmetaj në një prononcim për mediat.

Administratori i kompanisë, Claudio Paganini, tha se ka gjetur mbështetje shumë të madhe për fillimin në një kohë shumë të shkurtër të biznesit të tij në Shqipëri.

“Jemi shumë të lumtur që ndodhemi këtu. Kjo është një fushë strategjike për ne, jemi këtu me këtë produkt, që është një produkt për makinat. Bëjmë 95 % eksport dhe jemi të sigurt se do të jetë një sukses. Jemi vërtet të kënaqur që jemi këtu sepse përveç të tjerash kemi gjetur një ent, si AIDA, mbështetja e së cilës ishte shumë e rëndësishme për ne, sepse nuk njihnim vendin, nuk njihim askënd, pra ishte një ndihmesë e madhe. Kjo ishte për ne vërtet e rëndësishme, kështu që faleminderit” – tha Paganini.

I pyetur se sa kanë ndikuar lehtësitë e ofruara nga qeveria për ardhjen në Shqipëri të kompanisë italainë, Ministri Ahmetaj tha:

“Grupi Italian përmendi disa nga lehtësitë. Patjetër është lehtësia që ne kemi krijuar me heqjen e TVSH së makinerive dhe pajisjeve, është imazhi i mirë i përmirësuar i Shqipërisë, është dëshira për të mësuar. Më thane që nuk kanë ardhur këtu për koston e lirë të fuqisë punëtore, përkundrazi. Janë këtu për arsye të tjera, që nga ambientit i të bërit biznes, që nga afërsia me tregjet, që nga sistemi tatimor, që nga lehtësia e futjes së makinerive dhe pajisjeve, etj. Realisht ndihem shumë i kënaqur që pashë diçka të kësaj natyre specifike që rrit gamën e eksporteve shqiptare” – u shpreh Ahmetaj.

Mabiel me qendër në Torino, është një nga dy kompanitë në botë për prodhimin e pjesëve specifike të guarniconeve të makinave, konkretisht shirita me fije metalike dhe sintetike që vendosen si skelete në pjesën e brendshme të profileve të gominave të makinës dhe kabinës elektrike.

Pas vendimit për internacionalizim në tregje të reja, grupi vendosi hapjen e kompanisë së dytë, Mabiel International me qendër në Vorë.

Ky artikull është i disponueshëm dhe në italisht

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Manfred Bushi

Due Albanie in un canto nel libro di Manfred Bushi

16 Qershor 2025
Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025

Librat më të fundit

Streghe

Streghe

Tetor 2023
Virgjil Muçi
Besa Muci
9788836290567
La ragazza dal mantello verde

La ragazza dal mantello verde

Gusht 2022
Leonor Mayer
Kimerik
9791254661154
Il potere e l’arte: Mezzo secolo di musica in Albania (1945-1995)

Il potere e l’arte: Mezzo secolo di musica in Albania (1945-1995)

Prill 2022
Spiro Kalemi
Edup - Edizioni dell'Università Popolare
9788884213426
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali