Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Diaspora shqiptare

Përtej remitancave, eksplorimi i diasporës shqiptare nën shembullin e Connect Ireland

Eksplorimi i diasporës shqiptare si potencial për zhvillimin social dhe ekonomik duke u bazuar në mundësitë qe ka ky komunitet. Një vizitë në Irlandë për të mësuar nga më të mirët

Albania News
29 Tetor 2018
Në Diaspora shqiptare
Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë

Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë

Më shumë se gjysma e shqiptarëve, sipas të dhënave të Censusit, janë emigrantë. 1.4 mln shqiptarë punojnë dhe jetojnë në vendet fqinje Itali dhe Greqi.

Ia kanë dalë të mbajnë familjet, si dhe të dërgojnë të ardhura për të afërmit, të ngrenë biznese si dhe të shkëlqejnë në skenat botërore të artit dhe kulturës duke lartësuar kombësinë e tyre shqiptare.

Vetëm në Itali, 31 mijë shqiptarë kanë hapur biznes, kundrejt 4300 bizneseve italiane që ushtrojnë aktivitetin e tyre aktualisht në Shqipëri.

200 mijë shqiptarë kanë një pasaportë italiane, dhe kanë të drejta të barabarta me shtetasit italian, por janë tërisht të lidhur me vendin e tyre.

“Connect Albania” do të jetë një platformë që do të ngrihet si pjesë e programit “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”, së bashku me ngritjen e një fondi specifik për bizneset e reja për migrantët e brezit të dytë që dëshirojnë të hapin bizneset e tyre në Shqipëri.

Connect Albania, merr në konsideratë platformat dhe fondet e njohura ndërkombëtare dhe të njohura ndërkombëtarisht, ndër të cilat Connect Irlanda si një ndër më të suksesshmet. Ideja “Connect” bazohet në rolin qendror të agjentëve të zhvillimit, në rastin tonë të diasporës shqiptare në Itali, duke vënë në kontakt, duke shoqëruar dhe ndjekur një investim të huaj të drejtpërdrejtë nga Italia në Shqipëri.

Agjentët e zhvillimit me shume gjasa jane sipërmarrësit shqiptarë në Itali dhe / ose punonjësit shqiptarë në zgjerimin e ndërmarrjeve italiane. Mekanizmi Connect i shpërblen agjentët e zhvillimit me një bonus në rastet kur investimi ka ndodhur në mënyrë efektive dhe ka gjeneruar punësim në tokën mëmë.

Shqipëria dhe Irlanda kanë shumë ngjashmëri kur bëhet fjalë për ndikimin e migracionit. Për një shtet prej vetëm katër milionë e gjysmë milionë banorësh besohet se ka deri në 80 milionë njerëz në mbarë botën qe pretentojne prejardhjen irlandeze.

Kushtetuta e Irlandës: Shtetasit brenda dhe jashtë vendit janë nje komunitet

Pse Angazhimi me Diasporën është kaq i rëndësishëm për Irlandën? Arsyeja e parë dhe kryesore për t’u angazhuar me diasporën e tyre është e thjeshtë – për shkak se Kushtetuta e tyre e kërkon këtë gjë.

Kushtetuta në fakt deklaron se irlandezët në vend dhe irlandezët jashtë vendit janë një komunitet. Nga kjo lindin përgjegjësitë dhe mundësitë e komunitetit.

Irlanda sot përfiton shumë nga diaspora e saj që është rritur në më shumë se 200 vjet. Energjia dhe arritjet e anëtarëve të diasporës së saj kanë ndërtuar shtrirjen dhe reputacionin e Irlandës në botë. Ata e kanë arritur këtë duke mobilizuar njerëz të rinj dhe duke ndërtuar ura lidhese me Irlandën.

Në vitet e fundit programi Connect Ireland ka qene shumë i suksesshem në nxitjen e ekonomisë dhe Shqipëria shpreson të përsërise këtë qasje të suksesshme.

Kushtetuta e Shqipërisë për shqiptarët kudo që ndodhen

Neni 8

  • Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.
  • Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.
  • Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.

Programi “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”, i cili ka nisur zbatimin ne mars te ketij viti, lidhet ngushtë me atë çfarë parashikon Kushtetura e Shqipërisë.

Në fakt, meqë Programi zbatuar nga IOM Albania synon të kontribuojë në rritjen e angazhimit të Diasporës Shqiptare në zhvillimin socio-ekonomik të vendit, Irlanda konsiderohet një shembull i përkryer për përfshirjen e diasporës në zhvillimin e ekonomisë Irlandeze përmes një risije inovative si mekanizmi  “Connect Ireland”.

Per ta njohur me nga afer kete mekanizem IOM Albania ka organizuar një vizitë në Irlandë me perfaqesues te Institucioneve shqiptare për t’u takuar me palët përgjegjëse, për të mësuar nga përvoja e tyre dhe për të identifikuar mënyrën më të mirë për arritjen e objektivave të Programit.

Diaspora shqiptare mund të luajë një rol shumë të madh në atdhe. Vende si Irlanda janë zhvilluar me atë që diaspora ka dhënë, jo vetëm remitanca, por mbi të gjitha me atë që diaspora di të bëjë.

Lexo më shumë për Programin

Ky artikull është i disponueshëm dhe në italisht

https://www.facebook.com/IOMAlbania/posts/2211193095786117

Argumenta të trajtuar: Connect AlbaniaConnect IrelandDiaspora ShqiptareIOM Albania
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Lucia Esposito 1

Intervista a Lucia Esposito. «Ho voluto rendere Ershela immortale, eterna»

5 Maj 2025
Nertila

Nertila Ljarja: “L’uomo che non doveva mai morire, un libro per comprendere meglio l’Albania”

30 Prill 2025

Librat më të fundit

Braçe

Braçe

Nëntor 2023
Greta Agasi
Gruppo Albatros Il Filo
9788830687035
Grande Padre. Viaggio nella memoria dell’Albania

Grande Padre. Viaggio nella memoria dell’Albania

Shtator 2022
Christian Elia
Milieu
9791280682253
Raccontami i miei sogni

Raccontami i miei sogni

Janar 2024
Angela Valenti Durazzo
Egnatia
9788898782307
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali