Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Diaspora shqiptare

Connect Albania, një eksperiencë në Irlandë për të mësuar nga më të mirët

"ConnectAlbania" është një platformë që synon mbështetjen e diasporës shqiptare për të rritur investimet në Shqipëri, bazuar në shembullin e suksesshëm të "ConnectIreland"

Albania News
27 Dhjetor 2018
Në Diaspora shqiptare

Connect Albania është një mënyrë inovative për të krijuar vende të reja pune në Shqipëri duke shfrytëzuar fuqinë e diasporës për të investuar në Shqiperi. 

Mekanizmi “Connect” funksionin duke shpërblyer agjentët e zhvillimit (ndërmjetësin) në rast se këta kanë kontribuar në hapjen e një ndërmarrjeje të suksesshme sipas kritereve përkatës, përfshirë këtu krijimin e vendevë të reja të punës në Sqipëri. Sipërmarresit që duan të investojnë në Shqiperi do të përfitojnë nga një procedure standarde e zhvilluar nëpërmjet programit, që i’u mundëson ndjekjen e të gjitha fazave të investimit.

Cila është arsyeja e prezencës së Martin Sheen në këtë video?

Përgjigjia është e thjeshtë. Irlanda është një nga shembujt më të mirë të vendeve që kanë parë diasporën e tyre si një burim social dhe ekonomik. Diaspora irlandeze, e shpërndarë në të gjithë botën, ka qenë historikisht e madhe në numër dhe, pikërisht për këtë arsye, shteti i Irlandës u frymëzua për të shfrytëzuar këtë potencial si një burim i drejtpërdrejtë zhvillimi për të gjithë kombin.

Prej kësaj lindi edhe ideja e “Connect Albania” – si pjesë e programit që zbatohet nga IOM në partneritet me qeverinë “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” – që frymëzohet nga Connect Ireland , platforma me të njejtin emër që ka korrur aq shumë sukses me diasporën irlandeze.

Takimi në Irlandë

IOM Albania (Organizata Ndërkombëtare për Migracionin – Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migracionin) organizoi përgjatë muajit nëntor 2018 një vizitë studimore në Irlandë për partnerët kryesorë institucionalë shqiptarë të përfshirë në programin ‘Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë’.

Pjesmarrës në vizitë ishin Ministri i Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko; Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Zj. Sonila Qato; Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë Zj. Albana Shkurta; Kryetar i nënkomisionit Parlamentar për Diasporën dhe Migracionin, Z. Adnor Shameti; Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Diasporës Z. Dritan Delija; Drejtore e Liçensimit, Rregullimit dhe Mbikëqyrjes së Sektorit të Sistemeve të Pagesave, Banka e Shqipërisë Zj. Valentina Semi; Këshilltare pranë Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Zj. Anna Shkreli; Përfaqësues i zyrës rajonale të IOM në Vienë, Z. Michael Newson, Menaxhere e Programit të IOM Albania për Diasporën Zj. Manoela Lussi dhe Koordinatore e Programit, Zj. Argita Totozani.

Dublin connect albania

Një vizitë studimore në Irlandë organizuar nga IOM Albania
Një vizitë studimore në Irlandë organizuar nga IOM Albania
Një vizitë studimore në Irlandë organizuar nga IOM Albania

Gjatë tre ditëve të vizitës, delegacioni shqiptar i përbërë nga përfaqësues të lartë të institucioneve shqiptare që udhëheqin angazhimin e diasporës vizituan institucionet homologe irlandeze dhe u familiarizuan me mekanizmat dhe arritjet e Irlandës në angazhimin e diasporës. Një takim i veçantë u realizua mes Ministrit shqiptar të Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko dhe homologut irlandez Z. Ciarán Cannon.

Pandeli Majko, Ciarán Cannon

Politika irlandeze mbi diasporën bazohet në pesë shtylla: mbështetja, lidhja, lehtësimi, njohja dhe evolucioni. Kjo politikë ka rezultuar e sukseshme në zhvillimin e ekonomisë së vendit me mbështetjen e Qeverisë dhe angazhimin e agjencive të ndryshme, që mundësojnë zhvillimin e ndjenjës së komunitetit global irlandez.

Vlen për t’u përmendur The Global Irish Network: një rrjet global irlandezësh i përhapur në 40 shtete të botës dhe që vënë në dispozicion të vendit të tyre përvojën e tyre të çmuar ndërkombëtare në procesin e zhvillimit ekonomik të Irlandës.

 

Galwegians Abroad

Eksperienca e fituar nga kjo vizitë u konsiderua me interes madhor nga ana e delegacionit shqiptar, i cili, nëpërmjet zbatimit të këtij programi do të forcojë kapacitetet e veta për të realizuar me sukses përfshirjen e diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit.

Konkretisht, projekti konsiston në:

  • Rritjen e kapaciteteve institucionale: ofrimin e ndihmës teknike dhe mjeteve të ndryshme për të mbështetur institucionet për diasporën në adoptimin e një qasje globale të finalizuar në përfshirjen e diasporës në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit
  • Krijimin e nje hartëzimi të shqiptarëve në Itali, Francë dhe Belgjikë
  • Krijimin e mekanizmave të fellowship (angazhime studimore): mundësim të praktikave të punës dhe të praktikave formuese të Anëtarëve të Diasporës shqiptare në Itali apo në Shqipëri
  • Krijimin e platformës Connect Albania: ofrimi i nje mjeti për të mbështetur të gjitha ndërmarrjet që dëshirojnë të investojnë në Shqipëri dhe të ofrojnë mundësi për anëtarët e Diasporës shqiptare të bëhen agentë të zhvillimit

Rruga për të ndjekur u shtjellua më shumë nga një prej emrave më të njohur të projektit irlandez të angazhimit të diasporës, Z. Kingsley Aikins, në takimin me delegacionin shqiptar. Fjalimi i përfaqësuesit irlandez përcolli eksperiencën e jashtëzakonshme dhe me shumë sukses të Connect Ireland duke u përqendruar kryesisht në rëndësinë e diasporës për vende si Irlanda dhe Shqipëria dhe mbi rolin themelor të qeverisë në përfshirjen e emigrantëve për investime në vendin e tyre të origjinës.

Modeli i “Connect Ireland”

Platforma irlandeze ka lindur mbas kolapsit ekonomik të vendit në 2008-ën, me objektivin për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që synonin zgjerimin ndërkombëtar si për të krijuar një bankë të dhënash mbi diasporën ne botë, ashtu edhe per të lehtësuar të huajt që do të dëshironin të investonin në Irlandë.

Iniciativa ka kontribuar pozitivisht në ekonominë e vendit, falë një fushate të gjerë marketingu që ka parë si “testimonial” disa irlandezë të profilit të lartë – si aktorë të suksesshëm dhe artistë – të cilët kanë mbështetur iniciativën duke reklamuar Irlandën si vend ku mund te investohet.

I rëndësishëm ka qenë edhe roli i qeverisë që jo vetëm ka mbështetur iniciativën nëpërmjet takimesh, eventesh, forumesh etj., por edhe ka inkurajuar  “connector”-ët (ndërmjetësit), domethënë ata të cilët kanë mundesuar investimin nga jashtë në Irlandë: për çdo vend pune të krijuar në vend, çdo “connector” ka marrë një shumë prej 1500 euro – e aplikueshme deri në një maksimum prej 100 vende pune të krijuara.

Turizmi në këtë kontekst

Sektori turistik është sigurisht një nga fushat që tërheq më shumë diasporën. Jo rastësisht, në Irlandë, autoriteti kombëtar për zhvillimin turistik kryen një rol themelor duke mbështetur Irlandën si një destinacion turistik cilësor.

Autoriteti i turizmit ka bashkëpunim të ngushtë me agjenci të tjera shtetërore dhe organizma përfaqësues – në nivel lokal dhe kombëtar – dhe sjell një seri mbështetjesh praktike në ndërmarrje për të ndihmuar firmat turistike të tregtojnë dhe ofrojnë më mirë produktet dhe shërbimet e tyre. Gjithashtu faqja e tyre web përmban informacione turistike shumë specifike, me detaje mbi strehimin dhe informacione mbi aktivitete, vende terheqese  dhe evente.

Ky është një shembull prej se cilit Shqipëria duhet të mësojë, duke sponsorizuar dhe promovuar mrekullitë e saj turistike, nga Veriu ne Jug, të cilat nuk janë tërësisht të njohura në nivelin europian. Një shembull është ishulli i Sazanit, ish bazë ushtarake detare që për vite të tëra ka mbetur jashtë guidave turistike megjithëse është një perlë e pabesueshme e natyrës.

Turizëm, diasporë, Shqipëri: një strategji që mund të jetë shumë produktive në nivel ekonomik dhe social. Si gjithë Programi zbatuar nga IOM Albania.

Por mbetet akoma shumë për të bërë, sidomos nga pikëpamja e marketingut: cili ose cilët do jenë Martin Sheen-ët shqiptarë që do të kontribuojnë në promovimin e këtij Programi?

Ky artikull është i disponueshëm dhe në italisht me titull “Connect Albania, un’esperienza in Irlanda per apprendere dai migliori”

Angazhimi i Diasporës Shqiptare, dy fjalë për Programin

Make Home A Better Place Albanian DiasporaProgrami “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” është i financuar nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim ( AICS ), dhe e mbështetur politikisht nga Ministria për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë ( MAECI ).

Programi zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin – Agjencia e Kombëve të Bashkuara për Migracionin ( IOM ) në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Diasporën Shqiptare, Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë/AIDA dhe AICS.

Synimi i këtij programi është të ndihmojë në angazhimin e Diasporës Shqiptare në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë. Shko te faqja e Programit

Argumenta të trajtuar: Connect AlbaniaConnect IrelandDiaspora ShqiptareIOM AlbaniaPandeli Majko
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Lucia Esposito 1

Intervista a Lucia Esposito. «Ho voluto rendere Ershela immortale, eterna»

5 Maj 2025
Nertila

Nertila Ljarja: “L’uomo che non doveva mai morire, un libro per comprendere meglio l’Albania”

30 Prill 2025

Librat më të fundit

La ragazza dal mantello verde

La ragazza dal mantello verde

Gusht 2022
Leonor Mayer
Kimerik
9791254661154
Libera

Libera

Maj 2022
Lea Ypi
Feltrinelli
9788807898105
Sulle strade dell’inferno. La mia vita nel carcere di Spaç

Sulle strade dell’inferno. La mia vita nel carcere di Spaç

Mars 2022
Visar Zhiti
Besa Muci
9788836292370
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali