Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Arbëria

Shoqata “Vorea” dhe bota arbëreshe në Frasnita – Frascineto, Kozenca, Kalabri

Albania News Nga Albania News
2 Maj 2016
Në Arbëria

Frascineto, në Kozenca të Kalabrisë, Itali – e quajtur në arbëresh, Frasnita – është një komunë prej  2208 banorësh.
Në Frasnita, në vitin 2014, është krijuar një shoqatë kulturore dhe turistike nga këta arbëreshë, e quajtur “Vorea”.

Përse ky emërtim?
Merr emrin e erës së Veriut – Borea  (Vorea) – që fryn në atë lokalitet dhe, ashtu si flladi i erës që shpërndan freski dhe ripërtëritje të ndjesive pozitive, me të njëjtin qëllim është krijuar  edhe shoqata: për ruajtjen, promovimin, shpërndarjen e mundësimin e  njohjes  kudo të gjuhës arbëreshe, të traditave, të riteve të tyre përkatëse fetare, të kulturës, muzikës,  letërsisë, përrallave, legjendave  tona të lashta e të përbashkëta, të kuzhinës dhe gatimeve tradicionale gjithashtu.

Në këtë shoqatë, me presidente, profesoreshën, e cila është edhe dekoruar nga Presidenti Nishani me titullin “Mjeshtër i Madh”,me  motivacionin:
“Nëpërmjet këtij vlerësimi shprehet mirënjohja për të gjitha mësueset arbëreshe, këto misionare të vërteta të gjuhës dhe kulturës shqipe, të cilat bëjnë gjithçka për të ruajtur traditat dhe vlerat më të mira të trashëguara nga të parët përgjatë rrjedhave të shekujve”, janë të shumta veprimtaritë kulturore të organizuara dhe së fundmi, një rëndësi e veçantë po i kushtohet kursit të teatrit në arbëresh.
Po përgatiten dhe po vihen në skenë me shumë mjeshtëri e përkushtim, pjesë të letërsisë sonë të përbashkët, komedi, përralla, gojëdhëna, mite  apo legjenda.

Për Albania News, Presidentja e Shoqatës  “Vorea”, zonja Lucia Martino, u shpreh:

“Në vijim të aplikimit të ligjit 482, ”Norma mbi ruajtjen e pakicave kombëtare gjuhësore historike”,  në shkollën time “Instituti  E.

Koliqi” në Frascineto ( Frasnita), u vendos t’u propozohej nxënësve të shkollës 8-vjeçare, një veprimtari teatrale në gjuhën arbëreshe.
Un
ë u pajisa me njohuritë e duhura në këtë aspekt, për të realizuar një laborator teatral, kështu që, deri në vitin 2007, nxënësit e mi kanë zhvilluar të tilla veprimtari  dhe kanë përfunduar vitin shkollor me shfaqje, njëra më e mirëpritur se tjetra.

Lucia Martino dhe Bujar Nishani
Zonja Lucia Martino dhe Presidenti Nishani, nga i cili eshte edhe dekoruar per veprimtarine e saj

Pas daljes sime në pension në vitin 2007, ngrita një grup teatral për të rritur dhe, në 2014, me lindjen e shoqatës” Vorea”, lindi një kurs i mirëfilltë teatri në gjuhë arbëreshe, i cili sheh të përfshirë në të, përveç meje, edhe eksperten  Flavia D’Agostino për gjuhën dhe, Imma Guarasci për recitimin dhe regjinë.

Kjo veprimtari ka sjellë përfshirjen e shumë personave ( të rritur, të rinj e fëmijë) dhe gjithashtu, të territorit,  me shprehje gjuhësore, pamje dhe tradita nga bota arbëreshe, me synimin për t’iu shmangur humnerës së harresës gjuhësore, e cila ka parë shpesh shumë gjuhë të lashta të përfundojnë  në një mospërdorim të thellë apo  të gjenden të përjashtuara  ndaj veprimtarive të ndryshme kërkimore.

Shoqata jonë lind pikërisht me synimin për të ofruar ndihmesën e saj mbi ruajtjen,  vlerësimin dhe përhapjen e karakteristikave tipike të territorit të Frascinetos, dhe në veçanti, të atyre të përkatësisë ndaj kulturës së pakicës kombëtare arbëreshe, që janë: gjuha, këngët dhe muzika, feja bizantino – greke, traditat popullore, kuzhina dhe çdo aspekt tjetër identiteti, që mund të cilësohet si i denjë për t’i kushtuar vëmendjen e duhur e që meriton. “

Po veçojmë njërën prej legjendave veçanërisht, e shfaqur  me sukses kohët e fundit nga grupi teatral i shoqatës,  atë të njohur si “Besa e Kostandinit”, apo “Kostandini e Doruntina”, në arbëresh,  “Kostondini e Garentina”.

Siç ia njohim përmbajtjen të gjithë, një nënë kishte dymbëdhjetë djem e një vajzë. Djali i vogël, Kostandini i kishte dhënë fjalën nënës, që ndonëse motra e tyre do të martohej larg, sa herë që ajo të ndiente nevojën e një përqafimi me vajzën e saj, Kostandini do ta kishte mundësuar këtë e do ta kishte sjellë motrën pranë nënës së tyre. Ndodh që të gjithë djemtë e asaj nëne bien në luftë, dhe Kostandini, ndonëse kishte vdekur, sfidon vetë vdekjen, ringjallet aq sa për të shkuar e për të marrë motrën, për ta çuar tek nëna e tyre që kishte mall për vajzën.

Ai  i “besës” është boshti rreth të cilit vërtiten shumë mite e legjenda shqiptare, një dukuri karakteristike e jona, dhe kjo legjendë, është nga më të njohurat pikërisht për këtë arsye. Prej këtu, në gjuhën arbëreshe përcjell emocione të veçanta.

Argumenta të trajtuar: Besa e Kostandinit
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikuj të ngjashëm

Kulturë

Besa e Kostandinit

Nga Vojsava Zagali
16 Shkurt 2018

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithnjë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Tocci

Il Sindaco arbëresh di Civita, tra battaglie linguistiche e pendenze giudiziarie

Elena Pagani Albania Bergamo

Invitare, Ospitare, Accogliere

Albania Letteraria

Flama Tom Kuka Enkel Demi

La risoluzione dell’errore, oltre il vizio famelico e il nodo del peccato

Anila Dahriu Il Canto Della Fanciulla

Il vortice dell’amore come cura del sé

Librat më të fundit

Percorsi del Sacro. Icone dai musei albanesi

Percorsi del Sacro. Icone dai musei albanesi

Autori italiani
31 Dhjetor 2020
Mondadori Electa
9788843582921
Gli avvenimenti in Albania dopo l’8 settembre 1943

Gli avvenimenti in Albania dopo l’8 settembre 1943

Domenico Palanza
29 Qershor 2021
Youcanprint
9791220346184
La strada verso la luna

La strada verso la luna

Carmelina Fusca
30 Korrik 2021
Gruppo Albatros Il Filo
9788830646339
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}