Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Arbëria

Carmine Abate: “Deri në moshën 6 vjeç flisja vetëm arbëresh”

Nga Albania News
31 Tetor 2013
Në Arbëria

“Shkrimtari i madh italian me origjinë arbëreshe, Carmine Abatë, gjatë prezantimin të librit të tij ,“Il bacio del panë – Puthja e bukës”, në Parma më 27 tetor 2013, mbas pyetjes së bërë nga një shqiptar në sallë se a ka lidhje përshkrimi aq i hollësishëm i rëndësisë së bukës që përshkruhen në romanin e tij që është shumë i ngjashëm me përshkrimin dhe rëndësinë që i japin shqiptarët bukës, ai u përgjigj si më poshtë:

“Deri në 6 vjeç unë kam folur vetëm gjuhën e nënës, gjuhën shqipe, arbëreshen. Italishten e kam mësuar në shkollë.”

(Përktheu nga italishtja,  Morena Sherifi)

Edhe kur shkruaj siç është ky rasti i  një vendi Kalabrez të shpikur që quhet “Spilanc” në libër si tek  ky edhe tek “Collina del vento”  është vendi im. Nuk doja të vendosja fjalë Arbëresh edhe të tregoja për të shumtën herë këtë minorancë sepse do të ishtë vetëm një fjalë arbëresh, edhe libri do kishtë marrë një dimension tjetër do ishte dyfish. Unë jam një shkrimtar italian por me gjuhën mëmë arbëresh. Unë deri në moshën 6 vjeç flisja vetëm arbëresh, ndërsa të rinjtë e sotëm mësojnë italishten bashkë me arbëreshen  që në kopësht por unë sikurse nuk kam shkuar në kopësht, italishtën e mësova në shkollë.

Vetëm shkollimi im ishtë në italisht kurse zakonet (puthja e bukes edhe kryqi sipër që vendosej nga feja por ishtë edhe një menyre sesi ishte mbledhur buka ) ishin në arbëresh. Unë mund të flisja edhe për Ameriken por botën time do e mbaja brenda, është një gjë që i ndodh të gjithë shkrimtarëve që botën e tyre të origjinës e mbajnë brenda.

Unë kam jetuar gjatë jashtë  vendit në Gjermani ndërsa tani në Trentino në nje fare pike duhet të jemë i sinqertë isha në krize. Isha në krize sepse nuk dija ku të jetoja, nuk dija se çfare emri ti jepja kulturës sime të origjinës nuk e dija deri në çfarë pike të hapesha me kulturat e tjera ose ti kushtoja  rëndësi asaj të origjinës.

Mbase është një krize që e përjetojnë të gjithë ata njerëz që janë të detyruar të braktisin tokën e tyre, jo ata që nisen me dëshirën dhe vullnetin e tyre, unë jam një nga ato të detyruarit. Të detyruar nga çfare?! Nga mungesa e punës. E tillë ishte për babain tim njësoj ishte edhe për gjyshin tim. Babai im emigroi në Gjermani  e France  ndërsa gjyshi im në Amerikë. E tillë ishte edhe për mua që kisha nje diplomë në valixhe  nuk gjeta punë edhe u detyrova të nisesha.

Për një kohë shumë të gjatë jetova edhe përjetova nën lëkuren time të gjithë rrugëtimin e gjatë dhe të dhimbëshëm që përjetojnë ata persona që nisen, por në një moment ndryshoi çdo gjë. Ndodhi rreth 15 vitë më parë, gjeta edhe një formulë që më bëri të ndryshoj çdo gjë. Kuptova që emigrimi është në sytë e të tjerëve domethënë nuk je ti që ndihesh ndryshe janë të tjeret që të shohin në njefarë mënyre ndryshe. Edhe në atë moment transformova dhimbjen e nisjes (sepse kur nisesh ,kur je i detyruar të nisesh ke këtë dhimbje brenda ,një inat ndoshta edhe pse i padrejtë ndaj tokës tënde që s’të dhà punë e  pasuri).

Ndodhi kur unë jepja mësim në Gjermani fëmijëve të emigrantëve nga  të gjithë anët e Italisë. Ndjeva nje “klik” në kokën time edhe u dritësova.

Nëse për gjermanët unë isha thjeshtë një i huaj, për të huajt e tjerë që jetonin në Gjermani isha nje italian, për italianët isha një Meridional (jugor) ose “terrone”, për meridionalet ose terronët unë isha nje kalabrez, për kalabrezet isha një arbëresh ose më mirë “gegu”,  kurse kur kthehesha në vendin tim arbëresh isha një gjerman, sot jam një trentino,  atëherë unë pyeta vetën po unë kush jam? Edhe pikërisht këtu zgjidha çdo gjë..unë jam thjesht Carmine Abate një person që është sinteza e të gjithë këtyre  përkufizimeve.

Fillova të logjikoja nuk thashë unë jam italian ose gjerman sepse jetoj në Gjermani por unë jam italian ,gjerman,arberesh ,kalabrez ,meridionale edhe trentino. Jam të gjitha këto gjëra të vendosura bashkë.

Nëse unë s’do kisha filluar të jetoja në këtë mënyrë të shkruaja në këtë mënyrë nuk do kisha shkruar kurrë për shembull (Kodra e eres ) ose (Puthja e bukës). Këto janë libra të shkruar nga njerëz (kanë një zë  narrativ  për shembull tek “Kodra e erës” është një profesor kalabrez që jeton në Trentino, çfarë imagjinate!!!) që nuk e kanë më problem të qenurit emigrant, nuk qahet më, nuk jeton më me nostalgjinë, atë nostalgji  që emigrantët tradicional e kthenin në një kafaz sepse kishin këmbet në veri edhe koken në jug.

Babai im ka jetuar kështu për shume vite. Zëri narrativ i librit “Puthja e bukës” është një person që jeton me një këmbë në veri edhe me tjetrën në jug. Nga ky moment unë krijova një thënie për të cilen  jam krenar që me ka ndryshuar shume gjera.”Të jetosh duke shtuar “, domethënë nuk duhet të zgjedhësh me detyrim midis veriut apo jugut ,midis gjuhës së zemrës dhe gjuhës së bukës, por të marrësh më të mirën e të gjithë këtyre gjërave.

Këtu i përgjigjem edhe pyetjes që shumë veta të bëjnë kur jeton jashtë  vendit tënd, ku të pëlqen më shumë në Gjermani apo në Itali? Në Trentino apo në Kalabri? Babai im  donte të degjonte gjithmonë që unë në Trentino ndihesha  keq, që nuk jetoja mirë në Trentino.

Në libër është raporti midis babait dhe djalit ku djali thotë unë ndihem mirë në Trentino por ndihem mire edhe në Kalabri edhe këtu qëndron pika. Kjo domethënë  të jetosh duke shtuar. Kjo pyetja ku të pëlqën të jetosh më duket si ato pytjet që i bëhen një fëmije të vogël kë don më shumë mamin apo babin? Një fëmije ekspert e din shumë mirë që don si mamin edhe babin ja çdo të thotë të jetosh duke shtuar, të duash si veriun edhe jugun

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Fabrizio Gatti

La storia di un bambino albanese nella periferia di Milano

25 Janar 2023
Gentiana Minga

Tempi che sono…la recensione del libro di Gentiana Minga

24 Janar 2023

Librat më të fundit

Il punto

Il punto

Qershor 2021
Klejda Hoxha
Youcanprint
9791220341547
Non si picchia, Anna!

Non si picchia, Anna!

Nëntor 2021
Clavis
9788862585187
Percorsi del Sacro. Icone dai musei albanesi

Percorsi del Sacro. Icone dai musei albanesi

Dhjetor 2020
Mondadori Electa
9788843582921
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}