• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Aktualitet

Për kë do të votonin shqiptarët e Italisë në zgjedhjet e qershorit? Sondazh

Nga Redazione
19 Qershor 2013
Në Aktualitet
0
ShpërndaCicëro

 Gazeta online Albania News*, ka kryer nje sondazh mbi zgjedhjet politike ne Shqiperi.

Ne keto dite te ethshme, ku sondazhet jane shnderruar ne mainstreamin e jetes politike shqiptare dhe te shoqerise civile, risia qe percjell kjo iniciative, eshte fakti qe te kontaktuarit jane emigrante shqiptare, pra individ qe deri me sot, kurre me pare jane kontaktuar nga ndonje agjensi sondazhesh, ndonese gezojne te drejten e votes si te gjithe qytetaret shqiptare. Te intervistuarit pra i perkasin asaj shtrese, qe perveç agjensive nderkombetare dhe kombetare te statistikave, edhe politika shqiptare, ka perjashtuar per te disaten here, nga mundesia per te gezuar kete te drejte te tyre themelore Sondazhi është organizuar me 150 persona, kryesisht emigrante qe jetojne ne Italine veriore, të pyetur përmes plotesimit te nje formulari, te cilin pasi e kane plotesuar individualisht, u eshte kerkuar ta hedhin formualrin ne nje kuti te posacme, e konceptuar per te garantuar dhe tuteluar anonimitetin e te anketuarve dhe per te ndikuar sa me pak ne perzgjedhjen e preferencave te tyre. Periudha ne te cilin eshte bere ky sondazh, perkon me ditet e para te ketij muaji zgjedhor.( 2-5 qershor 2013). Ne pyetjet e para te ketij formualri, te intervistuarve u eshte kerkuar te specifikojne grup moshen te ciles u perkasin, dhe zonen e tyre te prejardhjes nga Shqiperia.

Ndarja e te intervistuarve sipas grupmoshes

18-30 vjec22.08%
31-45 vjec40,26%
45-60 vjec31,17%
61+ vjec4%
Nuk tregon2,4 %

Prejardhja e te intervistuarve

Shqiperi veriore18,9%
Shqiperi e mesme33,15%
Shqiperi jugore29,3%
Nuk tregon/Nuk specifikon18,65%

Me pas te intervistuarve u eshte kerkuar te vleresojne, se sa te rregullt jane ne ecurine e zhvillimeve te politikes shqiptare. Mbi 70% e tyre, e konsideron vetveten nje ndjekes shume te rregullt te kronikes politike ne vendin ame, ndersa pjesa tjeter eshte shprehur se e ndjek ne menyre sporadike, ose aspak ate. Pyetjes se sa te ndjeshme e konsiderojne qeverine shqiptare, ndaj problematikave te emigranteve, 92, 4 % e tyre eshte pergjigjur “pak” ose “aspak”. Ndersa pjesa tjeter eshte shprehur se, ndonese ka hapesire per permiresim, jane te kenaqur me ndjeshmerine e qeverise, ndaj problematikave te tyre. Ne vazhdim, te anketuarve u eshte kerkuar te specifikojne liderin e tyre politik te preferuar. Rezultatet si me poshte:

Lideri politik I preferuar

Sali Berisha17,9 %
Edi Rama29,55%
Ilir Meta8,8 %
Bamir Topi10,1%
Kreshnik Spahiu7,6%
Tjeter9 %
Nuk ka/ Nuk tregon17,05%

Me tej, u eshte kerkuar te perkufizojne konkretisht opinionin e tyre mbi  tre lideret kryesor politik ne vend: Berisha, Rama, Meta. Mbi 55% e te intervistuarve shprehen nje opinion negativ ose shume negativ mbi kryeministrin aktual, Berisha, 20 % vleresuan pozitivisht ose shume pozitivisht profilin e tij, ndersa 23 % u shpreh indiferent. Thuajse 43% e te intervistuarve shprehen nje opinion negativ ose shume negativ mbi kreun e opozites, Rama. 33% vleresuan pozitivisht ose shume pozitivisht profiling e tij, ndersa pjesa tjeter ( 23, 5%) u shpreh indiferente. Gati 54 % e te intervistuarve shprehen nje opinion negative ose shume negative mbi ish kryeministrin Meta. 17% vleresuan pozitivisht ose shume pozitivisht profilin e tij, ndersa afro 30 % u shpreh indiferente. Ne fund, perpara preferences se tyre politike, te intervistuarve u kerkua te specifikonin cilen reforme politike do te konisderonin prioritare per qeverine e re. Mbi 35 % shprehen deshiren per nje reforme shendetsore, 33% kerkuan reforme ne drejtesi, 20 % vleresuan primare nje reforme ne sistemin arsimor, ndersa pjesa tjeter shprehu shqetesimin per ndonje reforme tjeter. Te pyetur, se ciles parti do ti shkonte preference e tyre politke, te intervistuarit shprehen

Preferenca politike

PD17,5%
PS28,6%
LSI9,1 %
AK13 %
FRD7,8 %
PDIU2,5%
PBDNJ1,5%
Parti te vogla te djathta2%
Parti te vogla te majta1,9 %
Nuk tregon/Nuk do te votonte16,1%

Ne konkluzion, koalicioni i majte merr 41,1 % te preferencave, koalicioni i djathte merr 22 %. Ndersa dy partite qe kane zgjedhur te garojne te vetme kane: AK 13% te votive, ndersa FRD 7,8 % te tyre.  Pjesa e mbetur preferon mos shprehet, ose nuk do ti ishte drejtuar kutise se votimit edhe ne se do ti jepej mundesia te votonte.
*Sondazhi per Albania News u realizua nga Marion Gajda dhe Tedi Goga

Marion Gajda
I diplomuar per Shkenca Politike dhe institucione europjane ne Universitetin e Parmes. Bashkepunon me gazeten “Ponte di Mezzo”. Ka publikuar artikuj te ndryshem per te perditshmet kombetare shqiptare. Bashkepunon me revistat shkencore Trendet dhe Rruzull

Tedi Goda
Lindur me 1985, i diplomuar ne Trade marketing dhe Shkencat e Strategjive Ekonomike ne Universitetin e Parmes.

Prej kohesh i angazhuar ne kerkime tregu dhe evidentimin e preferencave te konsumatoreve nepermjet sondazheve dhe hulumtimeve te tregut

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Argumenta të trajtuar: Zgjedhje 2013
ShpërndaCicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Më të lexuarat

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Gruaja Shqiptare

Besa e Kostandinit

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version