• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Aktualitet

Këshilli Koordinues i Diasporës: Shoqata e avokatëve shqiptarë në Itali propozon Darien Levanin

27 Shkurt 2019
0
Logo Per Kandidatet
ShpërndaCicëro

Në datë 28 shkurt do zhvillohet në Tiranë Samiti i dytë i diasporës. Risia e këtij viti, është krijimi i Këshillit Koordinues të Diasporës. Bëhet fjalë për një këshill prej 15 vetash, të emëruar nga Qeveria shqiptare, të cilët kanë fuqi konsultive, e do paraqesin iniciativa e sugjerime të ndryshme.

Lista e plotë kandidatëve mund të konsultohet në fund të artikullit.

Për sa i përket Italisë, lista është formuar nga shoqatat shqiptare e nga trupi diplomatik, dhe është pritur me favor duke qenë se bëhet fjalë për persona që kanë dhënë një kontribut të vyer.

Shoqata e avokatëve shqiptarë në Itali, me një komunikatë për shtyp, ka sugjeruar emrin e Av. Darien Levani për këtë këshill. Më poshtë komunikata e plotë.

Shoqata e avokatëve shqiptarë në Itali vëzhgon me interes samitin e diasporës si një mënyrë për të ndërtuar a rindertuar lidhjet mes atdheut e shqiptarëve që jetojnë jashtë tij.

Në këtë kuadër, edhe krijimi i këshillit koordinues të diasporës, duket një mënyrë e mirë për të pasur një rrjet zyrtar personash që, me ambasadat e përtej ambasadave, krijojnë një lidhje direkt mes qytetarëve e Shtetit shqiptar.

Nëse do te funksionojë do e tregojë vetëm koha e faktet, por është për tu mbështetur ideja e krijimit të një grupi që shkon përtej istitucioneve. Megjithëse është thjesht një organ konsultiv anëtarët e të cilit emërohen nga Qeveria shqiptare, këshilli mund të japi një kontribut të vyer.

Duke parë emrat e kandidatëve nga Italia, duhet nënvizuar që ka shumë figura që e meritojnë të emërohen. Veçojmë njërin prej tyre, me dëshirën për t’i sugjeruar emërimin qeverisë shqiptare.

Bëhet fjalë për kolegun Darien Levani: shkrimtar dhe avokat i njohur, Darieni është edhe bashkëthemelues i gazetës Albania News dhe i shoqatës sonë. Një person që nëpër vite ka dhënë një kontribut që shpresojmë, mund të vazhdojë edhe më tej, kësaj here edhe me një rol zyrtar.

Urojmë, si përfundim, që kjo nismë e ky sugjerim të jetë vetëm pikënisja e një këshilli të vërtetë të diasporës që bën punë konkrete e ku secili, pa interesa personale, punon realisht për një synim të përbashkët: për Shqipërinë, për shqiptarët.

Këshilli Koordinues i Diasporës, propozimet zyrtare për kandidatët

Këshilli Koordinues i Diasporës ka tashmë listën me kandidatët zyrtarë që do të jenë pjesë e tij, listë kjo e propozuar nga ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme dhe publikuar në faqen e Agjencisë Kombëtare të Diasporës

Nisur nga rrethanat e mbajtjes së Samitit të Dytë të Diasporës në datat 28 shkurt – 2 mars 2019 si dhe për të pasur një konsultim më të gjerë për këtë çështje në mbledhjen e Komitetit Shtetëror me propozim të Ministrit të Shtetit për Diasporën u gjykua që vendimmarrja të merret pas komunikimit dhe vlerësimit me pjesëmarrësit e Samitit për këtë çështje.

Kandidaturat, të përzgjedhura sipas procedurave ligjore dhe të propozuara nga ambasadat e akredituara jashtë vendit, do të përzgjidhen në një fazë të dytë, pas komunikimit dhe vlerësimit të pjesëmarrësve të Samitit.

Në link-un e mëposhtëm mund të lexoni të plotë listën me kandidaturat:

Këshilli Koordinues i Diasporës

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Shpërnda7CicëroShpërnda

Të ngjashëm

Mjekët Shqiptarë Në Itali, Impakti Në Publik Dhe Politikën Italiane

Mjekët shqiptarë në Itali, impakti në publik dhe politikën italiane

Nga Redazione
31 Mars 2020
0

Në lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2 ishte Gerarta Ballo, nga albanianews.it, tregoi se si u prit...

EDI RAMA MEDICI

Leksion për Evropën e pasur nga Shqipëria e vogël

Nga Redazione
29 Mars 2020
0

Lufta kundër Coronavirus nuk ka kombësi dhe nuk mund t’u lërë vend llogaritjeve egoiste. Kryeministri shqiptar Edi Rama

Luigi Soreca

Sot është një ditë historike për Shqipërinë

Nga Redazione
24 Mars 2020
0

Sot është një ditë historike për Shqipërinë. Shtetet anëtare kanë marrë vendimin unanim për të hapur negociatat e pranimit. Dëshiroj...

Aeroporti I Vlores 4

Aeroporti i Vlorës, qeveria shqiptare prezanton projektin e ri

Nga Redazione
17 Shtator 2019
0

Qeveria shqiptare prezantoi dje, 16 shtator, projektin për aeroportin e ri që do të ndërtohet në zonën e Vlorës.

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Pse Kosova nuk është Serbi?

Shqiptarët në Hungari: klementinasit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Më të lexuarat

Intervistë me Alban Skënderaj në prag të koncertit në Firence

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Valbona e Bukur

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version