Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Aktualitet

Shqipëria nuk do të kthehet në duart e një grupi pushteti të kalbur dhe të diskretituar

Rama flet për "La Repubblica": Qeveria e fortë, Basha do të shmangë përgjegjësinë e humbjes

Albania News Nga Albania News
6 Mars 2019
Në Aktualitet, Intervista
Edi Rama Reppublica Intervista

Kryeministri Edi Rama duket se ka “pushtuar” mediat italiane. Pas intervistës në “Rai Uno”, kreu i qeverisë ka dhënë një tjetër intervistë, këtë herë për prestigjiozen “La Repubblica. Rama ka folur për protestat e opozitës.

Rama është shprehur mjaft i sigurt dhe i qetë për mbështetjen që ka nga populli, duke theksuar se qeveria është e fortë.

Z.kryeministër, opozita ka akuzuar qeverinë tuaj për korrupsion dhe paaftësi. Por cili është qëllimi i protestuesve?

Shqipëria është në procesin e modernizimit, ka ende probleme me korrupsionin. Për ta luftuar atë, nevojiten institucione solide, një sistem gjyqësor i besueshëm dhe shërbime të qëndrueshme. Qeveria ka nisur një ofensivë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo që dëshiron opozita është e vështirë të shpjegohet. Opozita nuk ka shanse të fitojë në zgjedhjet lokale në qershor: lidershipi do të donte të shmangte përgjegjësinë për humbjen.

Shkurtimisht, a ekziston një krizë institucionale në horizont?

Ne fituam zgjedhjet me një shumicë absolute, pasi u treguam të hapur ndaj opozitës duke i dhënë asaj përgjegjësinë e disa ministrive për periudhën e zgjedhjeve, përfshirë edhe drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pavarësisht maxhorancës që kishim. Marrëveshja ishte që në fund fituesit do të qeverisnin dhe humbësit do të shkonin në opozitë pa e bërë Shqipërinë subjekt të propagandës së brendshme politike në median ndërkombëtare. Në vend të kësaj, protestat filluan menjëherë, por qeveria është e fortë, sondazhet e kanë konfirmuar këtë .

A besoni se ka edhe një referencë për reformën në drejtësi në irritimin e Partisë Demokratike?

Procesi i reformimit të sistemit tonë gjyqësor është konsideruar si një model për të gjithë rajonin. Ne kemi trashëguar një sistem të dobët, tani jemi duke verifikuar integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe pothuajse 60 prej tyre janë larguar nga detyra .

Por, pse ky irritim duhet të luajë një rol në protesta?

Protestat e këtyre ditëve nuk janë reagim i njerëzve, por sulme të lidhura me një grup pushtetarësh të dëbuar prej më shumë se pesë vjet më parë.

Si i gjykoni zërat që flasin për një rol të vendeve të tjera në protesta?

Ne nuk kemi fakte konkrete, por shumë të dhëna: Televizioni rus ka transmetuar drejtpërsëdrejti protestat, por nuk ka asgjë për t’u befasuar. Moska ndjek interesat e saj dhe Shqipëria brenda Bashkimit Europian nuk ndodhet në mesin e tyre .

Në Tiranë thuhet se ju jeni me fat, që përballeni me një opozitë të skualifikuar, e cila ka kërcënuar fizikisht ju dhe ministrin e Brendshëm … Çfarë mendoni?

Në mënyrë cinike, dikush mund të thoshte po. Por, shumicat e forta që nuk nxiten nga opozita në fushën e ideve, rrezikojnë të vetëpengohen . Rreziku është që të transformohesh nga një qeveri në një grup pushtetarësh

Edi Rama interviste per La Repubblica
Edi Rama interviste per La Repubblica: “Shqipëria nuk do të kthehet në duart e një grupi pushteti të kalbur dhe të diskretituar”

Përktheu Gazeta Shqip, nderkohe klikoni ketu per te lexuar intervisten ne italisht nga La Repubblica

Argumenta të trajtuar: Edi RamaLa Repubblica
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikuj të ngjashëm

EDI RAMA MEDICI
Aktualitet

Leksion për Evropën e pasur nga Shqipëria e vogël

Nga Albania News
29 Mars 2020
CzWKlVTWvhLaads 800x450 NoPad
Diaspora shqiptare

Peticion i Diasporës Shqiptare drejtuar Kryeministrit Edi Rama

Nga Albania News
12 Mars 2019
Opinion

Pse m’u duk Ornela Vorpsi si “Asia Argento shqiptare”

Nga Adela Kolea
15 Prill 2018
Politikë

Edi Rama: Ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël dhe efikase

Nga Albania News
19 Shkurt 2018
La Repubblica, Midis arkeologjisë dhe bunkerëve, hijeshia dhe kontradiktat e Shqipërisë
Turizëm

La Repubblica: Midis arkeologjisë dhe bunkerëve, hijeshia dhe kontradiktat e Shqipërisë

Nga Albania News
14 Shtator 2017

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithnjë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

PuntoInterrogativo

La sofferenza della letteratura albanese in Italia e la distribuzione delle responsabilità

Mangiare Albania

Se vi dicessi che si mangia meglio in Albania che in Italia?!

Albania Letteraria

Ron Kubati

Le tre appartenenze, (albanese, italiana e statunitense) e la loro intrinseca convivenza

Vincenc Prennushi

L’Amore divino e l’incrollabile connubio tra Patria e Fede

Librat më të fundit

La villa con due porte

La villa con due porte

Vera Bekteshi
28 Tetor 2021
Besa Muci Editore
9788836292066
I villaggi del dio Rodon

I villaggi del dio Rodon

Luigi Za
2 Shtator 2021
Besa Muci Editore
9788836291793
Lo yàtaghan

Lo yàtaghan

Anthony J. Latiffi
22 Shkurt 2022
Besa Muci Editore
9788836291526
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}