Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Aktualitet

Çmimet e “çmendura” të biletave të avionëve këtë verë

Kërkesë shumë e lartë për të udhëtuar me avion në gusht, mbi 200 euro për një drejtim për emigrantët shqiptarë

Albania News Nga Albania News
24 Korrik 2018
Në Aktualitet

Të udhëtosh me avion këtë verë nga Tirana drejt destinacioneve europiane apo anasjelltas duhet të mendohesh mirë. Çmimet e biletave janë shtrenjtuar ndjeshëm nga të gjitha destinacionet kryesore të shqiptarëve, si nga Italia, Londra, Gjermania etj, duke rritur kostot sidomos për emigrantët që duan të vijnë në Shqipëri (biletat për të ardhur në Rinas janë 50-70% më të shtrenja sesa për të udhëtuar nga Rinasi).

Nga Londra për në Tiranë, dhe kthim, me Wizz Air, vajtje-ardhje për një person, bileta në total arrin 400 paund për vajtje në 7 gusht (179 paund) dhe kthim në 14 (220.1 paund), ndërsa me Lufthansa, British Airways dhe Austrian Airlines çmimet janë të paarritshme, sepse i kalojnë 600 paund (vajtje-ardhje). Për krahasim, në të njëjtat data, një bileta vajtje-ardhje me Wizz Air nga Londra në Shkup e gjen me 250 paund. Në drejtimet e kundërta, pra nga Tirana në Londër dhe anasjelltas, bileta vajtje-ardhje me Wizz Air kushton 300 euro dhe nga Shkupi në Londër, tre herë më pak, 101 euro. (të njëjtat çmime janë pak a shumë edhe nëse janë prenotuar biletat që në qershor apo pak më herët).

Një familje mesatare me 4 persona, që vjen nga Anglia do të duhet të shpenzojë vetëm për bileta të paktën 1200 paund, shumë që është e konsiderueshme, teksa emigrantët gjithnjë ankohen se kudo në Europë ata mund të fluturojnë me bileta të lira, 50-60 euro një drejtim ose vajtje-ardhje, përmes operatorëve low cost.

Nëse do të nisesh nga Milano për në Tiranë, me Blue Panorama, apo me Alba Wings për të njëjtat data (7 dhe 14 gusht), bileta nga Milano në Tiranë kushton 210 euro dhe ajo e kthimit në 14 gusht 135 euro, pra në total 345 euro. Në drejtimin e kundër, pra nga Tiranë në Milano, çmimi vatje -ardhje zbret në 190 euro, për shkak se kërkesa më e madhe në atë periudhë është nga emigrantët që duan të vijnë të kalojnë pushimet dhe të takojnë të afërmit në atdhe.

Nga Roma në Tiranë, me AlItalia, deri në 7 gusht e gjen biletën vetëm vajtje me 208 euro, më pas rritet në 260 euro. Kthimi në 17 gusht varion nga 193 euro në 326 euro, pra minimumi i biletës vajtje-ardhje është 401 euro. (nga Tirana në Romë dhe anasjelltas, më e lira është 190 euro vajtje dhe ardhje).

Nga qytetet gjermane në Tiranë, biletat janë tepër të shtrenjta. Me Adria Airways, nga Munihu në Tiranë dhe anasjelltas, në gusht bileta i kalon 400 euro.

Kërkesë shumë e lartë për të udhëtuar me avion në gusht

Burime nga Autoriteti i Aviacionit Civil pohuan për Monitor se gjithmonë në sezonin e verës, çmimet e biletave janë më të shtrenjta dhe kjo është një tendencë botërore. Por këtë gusht është konstatuar një kërkesë shumë e lartë për të udhëtuar me avion përmes Rinasit, ndërkohë që nga ana tjetër kompanitë ajrore nuk po shtojnë avionë, pasi ka kosto të larta marrja e avionëve me qira, çka është shoqëruar me çmime më të shtrenjta. Autoriteti tha se jep menjëherë lejen nëse kërkohet të shtohet një linjë, ndërsa shtimi i avionëve është në dorën e vetë shoqërive ajrore.

Shtimi i kërkesës nuk është ndikuar nga turistët, teksa ata vijnë kryesisht me charter, por janë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë (emigrantët), që po zgjedhin gjithnjë e më shumë të udhëtojnë me avion, si një alternativë më e shpejtë udhëtimi, sesa psh me traget.

Të dhënat e fundit të INSTAT, mbi lëvizjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj bënë të ditur se në 6 muajt e parë të vitit , daljet e shtetasve gjithsej përmes ajrit ishin 630.6 mijë, me një rritje prej 11.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për të njëjtën periudhë, daljet me det ranë me 8% dhe ato me tokë u rritën me 9.9%.

Vetëm në qershor, daljet përmes ajrit u rritën me 23.5%, në raport e qershorin 2017.

Monopoli i fluturimeve në Rinas është një tjetër faktor që mban çmime të shtrenjta, për shkak të taksave të larta aeroportuale. Tirana International Airport, që menaxhon me koncesion aeroportin e vetëm në vend, deklaroi për vitin 2017 fitime prej rreth 21 milionë eurosh, me një normë fitimi prej 47%, duke e renditur atë ndër kompanitë më fitimprurëse në vend.

Nisur nga fitimet e larta, qeveria ka hapur së fundmi një tender për të audituar ecurinë e koncesionit për më shumë se një dekadë, saktësisht nga 2004 deri në vitin 2017. Auditimi synon të skanojë ecurinë e zbatimit të kontratës së nënshkruar mes shtetit shqiptar dhe koncesionarit duke pasur parasysh treguesit kyçë si investimet, detyrimet, normën e fititmit dhe rikthimit të kapitalit si dhe dhe sa është espektuar përqindja e dakordësuar në planin fillestar të biznesit. Të gjithë bilancet vit pas viti do të shihen me kujdes dhe nëse kompania ka realizuar me korrektesë të gjithë parametrat. Nëse gjithçka rezulton në rregull ky pritet të jetë veç një kontroll rutinë mbi një koncesion ndërkohë që nëse të dhënat kanë devijime duket se insitucionet shqiptare duan që ta përdorin si “presion” mbi kompaninë për t’i imponuar asaj ulje të tarifave që e bëjnë atë një nga aeroportet më të shtrenjta jo vetëm në rajon.

Burimi: Revista ekonomike Monitor

 

Argumenta të trajtuar: Aeroporti i TiranesEmigrant Shqiptar
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikuj të ngjashëm

Ekonomi

Sa para dërgojnë në atdhe emigrantët shqiptarë në Itali!

Nga Albania News
20 Korrik 2018
Emigracion

Emigracioni në BE, në 2 muaj janë kthyer 3 mijë shqiptarë në kufi

Nga Albania News
4 Mars 2018
Emigracion

Heqja e apostilit me Greqinë, çfarë përfitojnë emigrantët?

Nga Albania News
28 Shkurt 2018
Emigracion

Lehtësirat fiskale për emigrantët që kthehen. Qeveria tërhiqet nga premtimet e saj

Nga Albania News
22 Shkurt 2011
Emigracion

Ministri i Arsimit shqiptar: Shqipja jashtë kufijve, si gjuhë e dytë

Nga Albania News
1 Tetor 2010

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithnjë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Elena Pagani Albania Bergamo

Invitare, Ospitare, Accogliere

Firenze Galleria Artista Albanese Armando Xhomo 1

A Firenze, un ponte di colori nella galleria dell’artista albanese Armando Xhomo

Albania Letteraria

Flama Tom Kuka Enkel Demi

La risoluzione dell’errore, oltre il vizio famelico e il nodo del peccato

Anila Dahriu Il Canto Della Fanciulla

Il vortice dell’amore come cura del sé

Librat më të fundit

Stanotte non dormo: e altre poesie

Stanotte non dormo: e altre poesie

Lumturi Plaku
12 Tetor 2021
Self publishing
9798495321953
Tra gli albanesi d’Italia. Studi sugli arbëreshë

Tra gli albanesi d’Italia. Studi sugli arbëreshë

Eqrem Çabej
27 Prill 2021
Besa Muci Editore
9788836290383
I Castriota Scanderbeg d’Albania

I Castriota Scanderbeg d’Albania

Alessandro Castriota Scanderbeg
1 Dhjetor 2021
‎Grifo (Cavallino)
9788869943102
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}