Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Aktualitet

Belle Air pezullon fluturimet

Nga Albania News
24 Nëntor 2013
Në Aktualitet

Kompania Belle Air ka vendosur që të pezullojë fluturimet e saj. Shkak për këtë është bërë kriza ekonomike, si dhe fakti që llogaritë e kësaj kompanie janë bllokuar prej 18 ditësh.

“Pas tetë vjet operimesh të susksesshme nga Shqipëria drejt destinacioneve evropiane dhe anasjelltas, kompania Belle Air është detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet e saj.

Të ndodhur përballë një situate tejet të vështirë e kemi të pamundur për të vazhduar fluturimet. Arsyet që na çuan në këtë pezullimim janë situata e përgjithshme ekonomike, rënia e fuqisë blerëse, reçesioni në tregjet kryesore ku operojmë, si dhe bllokimi prej më se 18 ditësh i të gjitha llogarive bankare të kompanisë Belle Air”, thuhet në një deklaratë të kompanisë Belle Air.

Në deklaratë thuhet se udhëtarët që kanë blerë biletë në këtë kompanië, do të kompensohen.

“Me ndihmën e kompanisë ajrore italiane Blue Panorama, u ofrojmë mundësinë e mbrojtjes nëpërmjet blerjes së biletës me një çmim tarife mbrojtje të gjithë pasagjerëve me bileta Belle Air, duke filluar nga 25.11.2013 nën markën Loë Cost Blu Express të kompanisë Blue Panorama Airlines nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, ofertë që varet nga sasia e vendeve të mbetura në shitje dhe destinacioni i përzgjedhur. Për të vazhduar procedurat Ju lutemi telefononi në +355 42 390 111.

Të gjithë pasagjerët qe kanë prerë bileta nëpermjet kartës së kreditit dhe që kërkojnë rimbursimin e biletave, duhet të kontaktojnë me bankat që kanë lëshuar këto karta krediti dhe të paraqesin kërkesën së bashku me referencat e biletës.

Per të vazhduar proçedura të tjera rimbursimesh Ju lutem kontaktoni në 355 42 390 390.

Të gjithë klientët Belle Air dhe kushdo që dëshiron të blejë një biletë nga Tirana drejt Bergamos (Orio Al Serio), Bolonjës, Milano Malpensa, Romë Fiumicino, Pizës, Venecias dhe Veronës dhe anasjelltas, mund të telefonojnë në qendrën e kontaktit Blue Express të Blue Panoroma Airlines +39 06 959 86666 ose të vizitojnë faqet web: www.blu-express.com, www.blue-panorama.com”, thuhet në deklaratë.

Kompania ndërkohë premton se do të rikonstruktohet, me qëllim rikthimin në treg.

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Albania News

Invasione Turistica Albania

L’invasione turistica dell’Albania

Elena Pagani Albania 4

Quando i TG (italiani) approdano in Albania

Albania Letteraria

IMG 2431

Visar Zhiti: “A Roma, il miracolo della gioventù”

26 Shtator 2023
3b31720e 66e7 4441 Bb42 E4a506442193

“La poesia è libertà”. Visar Zhiti con Berk e Albania Letteraria

19 Shtator 2023

Librat më të fundit

Liriche

Liriche

Nëntor 2021
Frederik Rreshpja
A&B Editrice e Botime Fenix
9788877285164
L’amore è un apostrofo nero tra le parole distinti e distanti

L’amore è un apostrofo nero tra le parole distinti e distanti

Dhjetor 2021
Marjola Saliu
Pav Edizioni
9791259732026
Guida Albania: Itinerari, curiosità e attività in famiglia

Guida Albania: Itinerari, curiosità e attività in famiglia

Qershor 2022
Alban Ndoka
9798837455803
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}