Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Aktualitet

Po ty, të kujtohet mësuesja e klasës së parë?

Më kalendarin e UNESCO-s, 5 Tetori është Dita Botërore përkushtuar mësuesve, datë e përcaktuar që prej vitit 1993

Adela Kolea Nga Adela Kolea
5 Tetor 2017
Në Aktualitet

Sot, më 5 Tetor, festohet dita Botërore e Mësuesit. Në nivel kombëtar, në Shqipëri, si festë të mësuesit ne kemi 7 Marsin, në të njëjtën kohë, çdo shtet mund të festojë për këtë në çfarëdo date, sipas traditës apo historisë së tij.

Por në kalendarin e UNESCO-s, 5 Tetori është Dita Botërore përkushtuar mësuesve, datë e përcaktuar që prej vitit 1993.

Dita Botërore e Mësuesit 2014 fton qeveritë ndërkombëtare, organizata të ndryshme apo qytetarët e thjeshtë që të përhapin mesazhin: ”Të investosh për mësuesit, është themeltare”.

Mësuesit e aftë dhe edukuesit, janë tejet të rëndësishëm për të kuptuar, frymëzuar, informuar, edukuar, drejtuar, për të nxitur formimin intelektual, shoqëror e emocional të brezit të ri, për një shoqëri më të mirë, formimi i së cilës fillon me përgatitjen e individit.

“E di se me kë jam takuar e kam pirë një kafe sot?” – më pati thënë një shoqe fëmijërie para pak kohësh, në një nga bisedat tona telefonike, në ato që bashkojnë zërat e mendimettanëpër njëra – tjetrën, ngaShqipëria, në Itali në këtë rast.
“Me kë?” – e pata pyetur..
“Me mësuesen tonë të klasës së parë, Neza Qoku, mendo..!” – m’u përgjigj ajo..

Për pak nuk po u besoja veshëve: jo sepse kjo, është një dukuri aq pak e arritshme apo e parealizueshme, por gjithsesi, thjesht për hapësirën kohore që na ndan nga disa persona të veçantë të lidhur me fëmijërinë tonë – përveç largësive gjeografike për ne që jetojmë tashmë prej një jete jashtë Shqipërise e që kthehet në një element shtesë për ndërlikim të këtyre dukurive – fjalët e shoqes sime të vjetër, më tingëlluan të veçanta, ndryshe nga ato të bisedave tona të zakonshme e shkaktuan tek unë, nuk mundem ta mohoj, një sens ‘zilie’..

Nuk mund të kishin një efekt të zakonshëm tek unë ato fjalë, sepse ishin të lidhura me rikthimin drejt meje në kujtesë, të një personi kaq të veçantë, siç është mësuesja e klasës së parë!..

Sfidoj këdo që më thote se, mësuesen e klasës së parë, nuk e mban mend! Vështirë, shumë vështirë mendoj, për gjithkënd. Epra, ishte ajo grua aq e përgatitur profesionalisht- sotështë në moshë të thyer – aq e pasur me veti njerëzore, aq fisnike, aq e dashur, e kujdesshme, një nënë e dytë për të gjithë ne, që na mësoi të shkruajmë e të lexojmë.

Por, kujdes: jo thjesht njohjen e ngurtë të gërmave, tingujve, zanoreve apo bashkëtingëlloreve. Jo thjesht sesi të lexojmë apo krijojmë, sesi të interpretojmë një mendim, sitë numërojmë e të zgjidhim një problem, por mësimdhënia saj ishte e lidhur për ne, me mësimin e vetë jetës, që në hapat e parë të ndërgjegjësimit nga ana jonë për këtë të fundit.

Ajo ishte një mësuese për jetën! Lidhur me tërësinë: komunikim, mësim, shkrim, lexim aposjellje. Të ishte, nga ana tjetër, edhe brezi i viteve ’80, në rastin tonë përkatës, kaq i veçantë në Shqipëri?
Ndoshta po. Ndoshta sepse, ishte brezi që përjetoi fuqishëm kalimin nga një sistem në tjetrin për atë vend, e kjo nuk ishte pak.

Gjithsesi, aftësitë e mësuesve e profesorëve shqiptarë të atyre viteve, niveli i mësimdhënies në Shqipëri – sistemi arsimor përgjithësisht, përveç të konsideruarit fortësisht sishtyllë e shoqërisë -mendoj se mbeten në kujtesën, në zemrën, në respektin e stimën e mijëra shqiptarëve.

Shpresoj dhe uroj që edhe mësuesit e sotëm të kujtohen në largësi kohore, nga ish-nxënësit e tyre, me të njëjtin intensitet dashurie, mirënjohjeje e respekti, si ai që kultivojmë ne, për tanët.
Që, kur dikush të të pyesë, si nxënës apo student, për mësuesin apo profesorin tënd, t’i përgjigjesh me krenari:

”Po, unë kam pasur fatin të jem njeri prej nxënësve të atij Profesori apo të asaj Mësueseje!”..

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikuj të ngjashëm

Ermal Meta Libro
Libra

“Nesër e përgjithnjë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Nga Adela Kolea
10 Prill 2022
Fatto Quotidiano Fabio Mini
Itali

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Nga Albania News
4 Prill 2022
Pse Kosova Nuk është Serbi?
Histori

Pse Kosova nuk është Serbi?

Nga Albania News
24 Shkurt 2021
Hungari
Diaspora shqiptare

Shqiptarët në Hungari: klementinasit

Nga Gino Luka
23 Shkurt 2021
Jozef Gjura Film
Intervista

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nga Adela Kolea
4 Shtator 2020

Artikujt më të fundit

Moikom Zeqo

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada Shqiptare Rome Sherbime Konsullore

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Albania News

Elena Pagani Albania Bergamo

Invitare, Ospitare, Accogliere

Firenze Galleria Artista Albanese Armando Xhomo 1

A Firenze, un ponte di colori nella galleria dell’artista albanese Armando Xhomo

Albania Letteraria

Flama Tom Kuka Enkel Demi

La risoluzione dell’errore, oltre il vizio famelico e il nodo del peccato

Anila Dahriu Il Canto Della Fanciulla

Il vortice dell’amore come cura del sé

Librat më të fundit

Lin Delija. Le ferite dell’anima e gli universi delle attese

Lin Delija. Le ferite dell’anima e gli universi delle attese

Angela Scilimati
10 Shkurt 2021
Lithos
9791280197030
Poesie che cadono dal cielo

Poesie che cadono dal cielo

Riccardo Attardo
23 Nëntor 2021
Gruppo Albatros Il Filo
9788830647510
Liriche

Liriche

Frederik Rreshpja
30 Nëntor 2021
A&B Editrice e Botime Fenix
9788877285164
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}