Dje u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta, piktori Albert Stermolli, autor i shumë punimeve figurative me temë dhe frymezim nga arti bizantin. Punimet e këtij autori u prezantuan për herë të parë në një ekspozitë në Asti, në muajin Nëntor të vitit të shkuar.Dallohej per punen skrupoloze ne kerkim te se vertetes dhe te se pathenes ne historine e lashte te Shqiperise. Studionte format ekspresive te artit bizantin dhe me to u dha jete veprave te tij ne nje forme te re shprehese, ku tradicionalja dhe bashkekohorja te shtyjne te reflektosh mbi te shkuaren por edhe mbi te sotmen.
“U nda nga jeta nje rapsod modern i artit figurativ, i cili pyeste e kerkonte me seriozitet pergjigje te thella e bindese per te shkuaren e per rrenjet e vendit te origjines. Duke bere kete, ai nuk anashkaloi per asnje moment dilemat e medha te se sotmes. Nuk mund te mos ndaleshe te reflektosh perpara vepres se Albert Stermollit” – thote Pier Ugo Regoli.
Ceremonia e varrimit behet te shtunen ne oren 14.30 me nisje nga Frazione Sessanta 36, Asti.
Me poshte intervista dhene ne italisht kryeredaktorit te Albania News, Blenti Shehaj, ne muajin nentor 2011. Kuroi perkthimin, bashkepuntorja e Albania News Piemonte, Dorina Lulaj
“Dikotomia Bizantine” është vetëm art fetar, apo ka dhe dukuri të tjera të përfaqësuara në të?
Përdor shprehjen “Dikotomi Bizantine” për të bërë sa më të kuptueshme një pjesë të shumëllojshmërisë së fytyrave që përbëjnë artin dhe mendimin bizantin.
Sot quhet Shqipëri ajo pjesë e copëtuar dhe e mbetur si një nga trashëgimtaret e grupit të etnive të prejardhura nga Pellazgët,dhe më pas Ilirët, të cilët ishin të përbërë nga Dardanët, Arbërit, Maqedonët dhe Epirjotët, që janë pjesë përbërëse të një gjuhe e kulture që ka zhvilluar një filozofi të veçantë e cila ka qenë qëllimisht e lënë në harresë, për një sër arsyesh komplekse, që nuk është rasti të trajtohen në këtë intervistë.
Çfarë i ka frymëzuar më shumë veprat e tua dhe nga e merrni shtysën për fillim e një kuadri?
Veprat e mia piqen në bazë të përvojës dhe trashëgimisë time kulturale,në praktikë përfaqësojnë përplasjen mes të qënurit burrë, djali i..,burri i..,babai i..,miku i,..dhe të menduarit që nënvizon qënien time si artist.
Po shpjegohem më mirë: unë besoj se njeriu,që dëshiron të jetë pjesë e shoqërisë civile, duhet të jetë i bindur ndaj rregullave të saj, kurse të qënit “artist” do të thotë të jeshë tërsisht i lirë, ashtu si thotë, Nietzsche “përtej të mirës dhe të keqes”.
Artisti duhet të jetë rapsodi modern që tregon rrugën që çon në qiej të rinj dhe toka të reja. Për të qënë i tillë,brënda vetes duhet të lind një përplasje e dhunshme mes racionales, logjikës dhe pjesës kreative.
Kjo përplasje shkakton brenda vetes një vuajtje shkatërruese, të padurueshme, sepse ajo asgjeson të gjitha format preekzistuese të strukturës, të cilat shkaktojnë vdekjen e brendshme të njeriut.
Këtu shkrep shkëndija që ndez shpirtin dhe që bën të lind artistin,i cili kështu bën të mundur lindjen e veprës së tij.
Gjithashtu krijimi i një vepre është krejtësisht e ngjashme me gjendjen e një lehonë, vuajtje që rriten gradualisht për të arritur kulmin. Më pas, nëpërmjet mirënjohjes nga të tjerët për punën e kryer, ndërhyn lumturia pajtuese.
Çfarë është arti bizantin për Albert Stërmollin?
Trashëgimia e një të kaluare që ka tmerruar për ndërlikimet e saj, një lloj” kufome e mumifikuar “, që mbart nv vetvete një njohuri të harruar nga koha dhe njerëzit, një mumje që e sjellë në jetë mund të na çojë të kuptojmë se sa i madh mund të jetë njeriu, në të mirë e në të keqe.
Në mesazhin e tij ai na kujton, ndër të tjera, numerologjinë e pitagorës, ku treshi është simbol unifikues i mbledhjes, dhe dyshi është simbol i ndarjes në dy pjesë,i dikotomisë, i dialektikës, por jo domosdoshmërisht i shkatërrimit.
Sa ndikon kultura shqiptare në gjithë këtë?
Trashëgimia që na vjen nga kohët e lashta,nëpërmjet të gjitha grupeve etnike të përmendura më lart,ka një filozofi që qëndron në bazën e kulturës perëndimore dhe evropiane në përgjithësi.
Nëpërmjet hulumtimeve të mia kam arritur të ndjek, sikur të ishte filli i Arianës antike, mendimin e tyre të fshehur nga
interesat e njerëzve, në të kaluarën dhe, sidomos, sot.
Cilat janë përvojat tuaja artistike, para kësaj ekspozite?
Në vitin e largët 1969, në moshën dymbëdhjetvjeçare, për herë të parë, me ndrojtje, guxova të hap, derën gjysëm të hapur të studios të artit figurativ të një artisi të madh Shqiptar.
Mbeta i ngazëllyer nga pamja dhe atmosfera që mbretëronte pas asaj derë. Që nga ai çast kalova tetë vite të paharrueshëm, brenda asaj bote “magjepsëse”.
Nën drejtimin e mendimit dhe duarve me përvojë të këti mjeshtri të madh, unë sëbashku me tre studentë të tjerë, realizuam, një projekt të tijën të titulluar “satira në skulpturë”, e përbërë nga njëqind e pesëdhjetë vepra.
Ato vite studimi intensiv dhe të gjallëruara nga puna praktike, kanë prekur e shënuar në thellësi formimin tim, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në mendjen time.
Më vonë, pas mbarimit të studimeve, kam punuar për gjashtëmbëdhjetë vjet në të vetmen, KinoStudio “Shqipëria e Re”, që egziston ne Shqipëri, ku në një vit arritëm të realizonim dyzet e pesë dokumentarë, trembëdhjetë filma artistik dhe gjashtëmbëdhjetë filma vizatimor.
Kam punuar për krijimin e shumë veprave duke bashkëpunuar me regjizorët, skenaristët, aktorët më të mirë të vendit tim.
Në vitin 1991 emigrova në Greqi, në Kalambaka, ku gjenden të ashtëquajturat “Meteora”, në majat e të cilave gjenden disa manastire. Brenda këtyre manastireve është shkolla e “ikonografisë”, në të cilin unë kam studiuar teknikën dhe mendimin që kryeson aty, art i jashtëzakonshë që shpreh koncepte filozofike nëpëmjet një simbologjie komplekse, ku dhe vet personazhet që e përfaqësojnë janë simbole.
Nëpërmjet këtij studimi kam qenë në gjendje të depërtojë në sekretet e historisë, duke rizbuluar, kështu kulturën dhe historinë e vendit tim, duke praktikuar teknikën, duke punuar në laboratorë të ndryshëm, dhe duke krijuar vepra të reja.
Kam një kujtim të gjallë të Kalambakës, si të vendeve po ashtu edhe të njerëzve të mrekullueshëm të cilët kanë një vënd të veçantë në zemrën time.
Pastaj erdhët në Itali…
Në mars të vitit 1995, më në fund arrita në Itali, në Asti, vendi ku fillova të reflektoj mbi përvojën time të brëndshme të përbërë nga të gjitha përvojat e fituara deri më tani në atë që unë quaj, Jetë, jo një përsëritje e rëndomtë ditësh, muajsh e vitesh,por një jetë që më pasuron me përvoja dhe njohuri të reja, nga dita në ditë.
Si shprehej një plak i urtë: nuk duhet të jeshë një udhëtar që kur nisesh mezi pret orën për të arritur, por një shtegëtar i cili në udhëtimin e tij bën që çdo takim dhe çdo ngjarje,të jetë një përvojë e brendshme që e rrit më shumë duke e çuar më pranë dritës, diturisë, në të kuptuarit e botës në të cilën je zhytur dhe në arsyet e saj më të fshehta.
E gjithë kjo më bëri të kuptoj rrugën që duhet të ndjek për ti dhënë kuptim punës sime e cila nuk shërben vetëm për të zbukuruar muret apo sallonet, unë duhet ti f
las njeriut për Njeriun, jo për t’i dhënë qartësira të rreme, por për të krjuar dyshime që ti bëj ata të reflektojnë dhe ti çojë në kërkim të vetvetes.
A mund të na tregoni diçka në lidhje me teknikë e përdorur?
Ikonografia bizantine është një teknikë shumë e veçantë: para së gjithash nuk është një art që përpiqet të japë përshtypjen e tredimensionalitetit. Sepse është dhe duhet të mbetet një art simbolik, pa mundësinë e të ndryshuarit në diçka tjetër, ajo është një mjet për të reflektuar dhe medituar.
Vetëm pasi e ke pëfituar këtë teknikë kupton arsyen dhe rëndësinë e saj, në fillim të magjeps, të skllavëron, sepse zbulon se është mënyra më e mirë e komunikimit joverbal, dhe aty kupton kufirin e të kuptuarit tënd dhe që duhet të shkosh më tej në rrugëtimin drejt dijes.
Mund të jetohet falë artit në Itali?
Deri tani nuk e kam krijuar këtë mundësi.
Si e pajtoni jetën si artist me atë të familjare, me detyrat e përditshme / ose punën?
Siç e përmenda më parë, për mua është e rëndësishme të qënit burrë, njeri, me këtë dua të them që si njeri duhet të përmbushë detyrën time duke u pëpjekur ta përmbush atë plotësisht, si në aspektin sentimental dhe në atë praktik, ndërsa si artist jam shpirt i lirë dhe i paformë.
Ajo që është e sigurt është konflikti midis këtyre dy pjesëve të kundërta me njëra-tjetrën, për mua, shumë e dhimbshme, por sigurisht shumë e dobishme, për shkak se filozofia, në ndryshim me çfarë ndodh në këtë epokë, nuk është të flasësh, por të jesh.
Rezultati i këtij konflikti materializohet në veprat e mia, dhe ndarja e tyre me të gjithë është shpërblimi më i drejtë për shpirtin e artistit.
Cfarë të bën më shumë përshtypje në artin “bizantin”, dhe në të gjithë atë periudhë?
Këmbëngulja në teknikë, këmbëngulja dhe hovi drejt pastërtisë shpirtërore, vendosmëria e padiskutueshme në përhapjen e mesazhit.
Shqipëria dhe Bizanti… një binom plotë me njolla të errëta, histori jo të plota, padrejtësi historike por edhe një periudhë ende për t’u studiuar. Si e sheh Alberti gjithë këtë?
Shoh një histori të shkruar përgjysëm, duhet të rishkruhet duke plotësuar pjesët që mungojnë, sepse historia jonë nuk është vetëm e jona, por është edhe baza e historisë evropiane, pikërisht për këtë veçanti karakteristike të saj: që është”dikotomia”.
Si është e organizuar dita juaj?
Dita i përkushtuar “tjetrit”, por nata është imja.
Cilat janë lidhjet tuaja me vendin e “origjinës”?
Zemrën e kam ne vendin tim: Shqiperi, trupin dhe mendjen absolutisht në Itali, shpirti është përtej reve.