• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet

Zanate të lashta në ditët e sotme në Shqipërinë e veriut

Një fototregim nga Valery Poshtarov, Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa

Home Aleanca
ShpërndaCicëro

Familja Syla jeton në fshatin malor Blerim, në veri të Shqipërisë. Në jetën e tyre të përditshme ndjekin ritmet e lashta të mbarështimit të dhive dhe ushtrimin e zanateve të tjera antike, të cilat janë gurëthemeli i ekonomisë familjare. Foto nga Valery Poshtarov.

“Dy vëllezër, gratë dhe fëmijët, së bashku me prindërit e tyre të moshuar – kjo është familja patriarkale Syla, një familje tipike bujqësore në veri të Shqipërisë. Anëtarët e saj ndajnë një çati, por mbi të gjitha – një mënyrë jetese. E gjithë familja merr pjesë në punën e fermës familjare në fshatin malor Blerim, në veri të Shqipërisë. Rruga që të çon në fshat është aq e pandrequr saqë, sidomos gjatë dimrit, familja Syla mbetet e izoluar me muaj të tërë. Suzana, gruaja e Shkëlzenit (vëllai i madh i familjes), ka studiuar për infermieri dhe shpesh në dimër i ndihmon gratë të lindin larg mjekëve dhe spitaleve. Fytyrat, të shënuara nga lodhja, tregojnë një të vërtetë të thellë, shkruar nga era e ashpër malore”, Valery Poshtarov

Vebije Syla
Vebije është nëna e vëllezërve Syla. Puna e saj në fermën familjare është të përkujdeset për shpendët.
Mjelja e mëngjesit ne fshatin Blerim
Pas mëngjesit, e gjithë familja, përfshirë edhe vogëlushët, zhvendoset në hambar për të mjelë dhitë. Fëmijët i ndjekin prindërit si hije dhe ndihmojnë sa më shumë që të munden.
Alketa Syla
Alketa, gruaja vëllait të vogël e familjes Syla. Mjelja herët në mëngjes kujton një lutje të heshtur.
Shkelzen Syla
Shkëlzeni merr frymë para se të vazhdojë mjeljen një nga një dhive
Agron Syla
Agroni është më i madhi i vëllezërve Syla. Pas mjeljes së dhive, ndez zjarrin në një haësirë të murit të jashtëm për të ngrohur qumështin e freskët.
Agroni në dritare
Agroni vëzhgon kopenë nga dritarja e stallës pasi kecat janë nxjerrë jashtë për të marrë gji nga nënat e tyre
Pëergatitja e djathit
Pak më vonë, Alketa tashmë është në punë duke përgatitur djathin. Mbesa e saj Orkidea e ndjek hap pas hapiduke u përpjekur të mësojë përmendësh sekretet e recetës së familjes.
Bletet ne fshatin Blerim
Shkëlzeni i trajton bletët e tij me të njëjtën qasje dashamirëse që ka për të gjitha krijesat e gjalla që e rrethojnë.
Kullotja e dhive
Pasdite vonë, Shkëlzeni largohet me qenin e tij besnik për të çuar dhitë që të kullosin.

 

 

Dege lisi
Ndërkohë, vëllai dhe kunata e tij mbledhin degë lisi nga pylli i afërt për të ushqyer dhitë në ditët me mot të keq, kur dalja në kullotë bëhet e pamundur.
Orkidea
Vajza e tyre e madhe, Orkidea, i ndjek ata kudo, ndërkohë që Alketa kujdeset për fëmijët më të vegjël.

Fëmijë të vegjël 1

Fëmijë të vegjël 2

Mbremje ne familjen Syla
Fundi i ditës e gjen familjen Syla të lodhur, por të lumtur: “shpirti i qumështit” i shoqëroi edhe sot.

Ky fotoalbum është realizuar në kontekstin e projektit trevjeçar “Aleanca për Zhvillimin dhe Vlerësimin e Bujqësisë Familjare në Shqipërinë e Veriut”, nisur më 4 korrik në Pukë, që promovohet nga dy OJQ italiane – Reggio Terzo Mondo (RTM ) dhe Cooperazione per lo sviluppo paesi emergenti (COSPE ) – me mbështetjen e Agjensisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS).

Shiko dosjen dedikuar Shqipërisë Veriore

Ky fotoalbum është i disponueshëm dhe në italisht

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Shpërnda5CicëroShpërnda

Të ngjashëm

Shqiperia Veriut Djath

“Shija e Veriut”, një udhëtim në traditat shqiptare të përpunimit të djathit

Nga Redazione
31 Janar 2020
0

Në veri të Shqipërisë, duke ndjekur përvojën e Parmigiano Reggiano, një grup OJQ-sh italiane është aktivizuar për të rregulluar prodhimin...

Ermira në ballkonin e bujtinës së saj në Koman - Ivo Danchev

Shqipëria e Veriut: bujtina, gra dhe emancipim

Nga Redazione
10 Dhjetor 2019
0

Në Koman, në Shqipërinë e veriut, Ermira drejton një bujtinë të vogël. Me gra të tjera, ka krijuar një grup...

Agrofest Puka

Puka AgroFest, gjithçka me bujqësi

Nga Redazione
14 Tetor 2019
0

Më datë 5 tetor 100 prodhues bujqësorë dhe blegtorë nga veriu i Shqipërisë u takuan në Puka Agrofest. Intervistë me...

Pamje nga Hamzi, Shqipëri

Beteja për mbijetesë

Nga Redazione
16 Shtator 2019
0

Në malet e veriut të Shqipërisë, tufat ngjiten në shpatet e pjerrëta që rrahen nga era e thatë. Janë kullotat...

Diskutime mbi këtë artikull

Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version