U mbushën plot 15 vjet që grupi muzikor Fanfara Tirana mbetet i vetmi produkt muzikor i nivelit te lartë që Shqipëria eksporton.
Fanfara Tirana
Pjesëmarrës në festivalet nderkombetare ku performanca do te ishte nje enderr per cdo artist, si Roskilde, Sziget, WOMAD, WOMEX e dhjetera te tjere si Festivali me i madh i leteratures ne bote ne Jaipur (Indi) apo turneu 2 javor ne Kine, festivaler me te medha ne Marok, Spanje, Gjermani, Hollande, Belgjike apo cdo vend ne Europe a me gjere qe ju shkon nder mend.
Kete te shtune, mbas performances te 1 Majit 2016 me kantautorin italian Max Gazzè ku dhuruan qeleshet e bardha publikut te Romes, do te shfaqen serish si te ftuar ne emisionin me te rendesishem te sezonit te televizionit shteteror RaiUno.

Uno, Due, Tre … Fiorella
eshte emisioni i jashtezakonshem me dy te shtuna (16 dhe 23 shtator) qe hap sezonin dimeror ne kanalin me te rendesishem te Rai-t nen drejtimin e nje prej ikonave muzikore italiane te muzikes kantautorale, Fiorella Mannoia .
“Djemte” e Fanfara Tirana do te shpalosin fustanellat e tyre te bardha dhe do te shoqerojne Fiorellen dhe Max-in ne performancen e tyre live. Hera e pare ne historine e Rai-t ku performon nje LIVE një band shqiptar
Viti 2018 per Fanfara Tirana do te jete plot surpriza. Dy albume te reja nga te cilet volumi i dyte i Kabatronics me anglezet Transglobal Underground dhe bashkepunimi me gjeniun shqiptar te muzikes, kompozitorin, pianistin, kitaristin Robert Bisha .
Nderkohe mund ti shihni live ne Varshave ne 28 shtator ne Cross Culture Festival, apo ne Budapest ne Ritmo Festival ne 8 tetor si dhe ne Kaba 2.0 Festiv.al ne Korçë qe do të njoftohet së shpejti.
Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News
Diskutime mbi këtë artikull