• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

The Aliçka Problem: “Periudhat e çuditshme te jetës tonë duhet të zgjasin përgjithmonë”

Nga Alfred Bushi
8 Nëntor 2013
Në Kulturë, Muzikë
0
Julia Alicka
ShpërndaCicëro

Në kujtesën kolektive vitet ‘70 etiketohen si një nga dekadat më të rëndësishme të historisë së ndryshimit dhe emancipimit si politk ashtu dhe kulturor të njerëzimit. Janë vitet e kurorëzimit të fermentimit kulturor që nxiten levizjet e fundviteve ‘60.

Ndër to mund të përmendim emancipimin e metejshem të të drejtave të grave dhe zezakëve, protestat kundër luftës në Vietnam dhe përfundimi i saj, ngritjen e çështjeve ambientale, skandalin e WaterGate, Revolucionin Iranian, pushtimin e Afganistanit nga B.

Sovietik, vdekjen e F. Franco-s. Ndërsa në Shqipëri Komunizmi shtonte dozat e izolimit pas prishjes me sovietikët dhe lidhjes me Kinën.

Për sa i përket artit, muzikës në veçanti, gjërat janë më të nderlikuara për shkak të eksperimentimeve të ndryshme që bëhen me ritmin, tingujt dhe vargjet. Rock ‘n’ Roll shkurtohet dhe bëhet Rock. Nga Rock shndërrohet akoma duke u bërë herë më i sjellshëm e herë më i ashpër: hard rock, progeressive rock apo heavy metal. Ndër emrat më domethënës të kësaj risie përmendim Pink Floyd, Deep Purple, Led Zeppelin, Genesis, Uriah Heep, Queen, The Who, Judas Priest. Kemi po ashtu lindjen e rrymave të ndryshme të lindura nga ngjizjet ritmiko-melodike si funk, disco music, jamaican reggae dhe jazz-rock.

Nga protopunk-u i viteve ‘60 shfaqet punk rock-u me emra si Ramones, Blondie, Patie Smith, Sex Pistols, The Clash etj. Në këto vite vdesin, nga i njëjti shkak, në moshën 27-vjeçare, Hendrix, Japlin, Morrison dhe pak më i vjetër E.

Presley. Dylan nxjerr këngën jetëgjatë Knocking on Heavens Door dhe në fund të viteve ‘70 kemi rilindjen e tij shpirtërore me krishtërimin pasi u është kthyer teksteve të testamentit të ri dhe personazheve biblike. Tjetër ngjarje e rëndësishme është dalja e albumit më domethënës të Pink Floyd, Dark Side of the Moon.

Më 1979 del albumi i nëntë i F. de Andre titulluar “Rimini”, shenjuar nga zhgënjimet politike të atyre viteve dhe nga trajtimi i historive të personazheve të përhershëm të jetës dhe artit të tij si njerëzit e margjinalizuar, prostitutat dhe të droguarit. Veçori tjetër e këtij albumi është futja për herë të parë e dy pjesëve instrumentale. El Topo është një film i Alejandro Jodorowsky që del po në këto vite. I cilësuar nga kritika si një Cult film dhe i karakterizuar nga ndodhi të çuditshme me personazhe po aq të çuditshme, El Topo në tërësinë e tij është një film mbi kërkimin e kuptimit të jetës.

Me siguri po mendoni se ç’lidhje ka gjithë kjo parathënie me The Alikça Problem.

Lexoni vazhdimin e këtij artikulli në blogun kolektiv Tirana Calling

Ndiqni The Aliçka Problem në faqen e tyre zyrtare Facebook

Ky artikull është publikuar dhe në italisht nën titullin The Aliçka Problem: “I periodi strani della nostra vita dovrebbero durare per sempre” 
Gjithashtu e gjeni dhe në anglisht nën titullin The Aliçka Problem: “Strange periods of our lives should last forever”

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

ShpërndaCicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Pse Kosova nuk është Serbi?

Shqiptarët në Hungari: klementinasit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Më të lexuarat

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Intervistë me Alban Skënderaj në prag të koncertit në Firence

Valbona e Bukur

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version