Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Koret raciste greke, Kadare anullon vizitën në Greqi

Albania News Nga Albania News
16 Prill 2010
Në Kulturë

Thirrjet raciste antishqiptare të ushtarëve grekë gjatë paradës së 25 marsit në Athinë kanë bërë që shkrimtari i njohur Ismail Kadare të anulojë vizotën e tij në shtetin fqinj.

Vetë shkrimtari Ismail Kadare ka konfirmuar në linjë telefonike për News24, se vetëm 5 ditë pas skandalit me forcat speciale greke, ka marrë vendimin për të mos marrë pjesë në një konferencë që zhvillohej në Athinë, ku ishte i ftuar nderi.

Me 30 mars ai ka njoftuar autoritetet greke për mospjesëmarrjen e tij në këtë konference, ku ishte i ftuar nderi, por nuk do të referonte gjatë saj. “Nuk mund të isha protagonist në një aktivitet, në një vend ku lëshoheshin thirrje antishqiptare dhe fyhej vendi im dhe qytetarët e tij”- ka thënë për News24, shkrimtari Ismail Kadare, disa herë kandidat për cmimin Nobel.

Përmes një letre ai ka informuar autoritetet greke dhe ka anuluar në këtë mënyrë pjesëmarrjen në aktivitet.“Unë kam vendosur të anuloj vizitën time në Athinë, për shkak të ngjarjeve të 25 Marsit 2010 në Athinë, ku forcat ushtarake të Greqisë në paradën zyrtare me rastin e Festës Kombëtare Greke, hodhën parulla antishqiptare.

Këto thirrje u karakterizuan nga doza racizmi kundër shqiptarëve ndaj unë vendos të anuloj vizitën sime në vendin tuaj. Ju e dini shumë mirë, që kam admirim për letërsinë greke dhe për kulturën greke, por unë besoj se brenda një klime të tillë, e cila është larg çdo gjurme të qytetërimit, vizita ime do të ishte e papërshtatshme” theksohet në letrën e shkrimtarit të madh drejtuar autoriteteve greke.

Thirrjet antishqiptare në paradën e zhvilluar në ditën e pavaresië së Greqisë, shkaktuan reagimin e shoqërisë civile dhe qytetarëve në Shqipëri të cilët zhvilluan protesta kundër thirrjeve antishqiptare të ushtrisë greke.

Argumenta të trajtuar: GreqiIsmail KadareNews 24
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikuj të ngjashëm

Emigracion

Heqja e apostilit me Greqinë, çfarë përfitojnë emigrantët?

Nga Albania News
28 Shkurt 2018
Aktualitet

Letër e hapur për incidentin në Çamëri

Nga Sonila Alushi
28 Korrik 2015
Ekonomia Shqiptare
Ekonomi

Emigracioni: Më pak mbështetje për ekonominë shqiptare

Nga Albania News
19 Dhjetor 2013
Gëzim Alpion
Intervista

Zgjedhja e Presidentit në një vend pa udhëheqje

Nga Albania News
8 Shkurt 2012
Emigracion

Albanian Live TV

Nga Albania News
16 Maj 2011

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithnjë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Tocci

Il Sindaco arbëresh di Civita, tra battaglie linguistiche e pendenze giudiziarie

Elena Pagani Albania Bergamo

Invitare, Ospitare, Accogliere

Albania Letteraria

Flama Tom Kuka Enkel Demi

La risoluzione dell’errore, oltre il vizio famelico e il nodo del peccato

Anila Dahriu Il Canto Della Fanciulla

Il vortice dell’amore come cura del sé

Librat më të fundit

Metamorfosi di una capitale

Metamorfosi di una capitale

Ylljet Aliçka
20 Prill 2021
Castelvecchi Editore
9788832902785
L’insediamento albanese di Pianiano

L’insediamento albanese di Pianiano

Italo Sarro
25 Nëntor 2021
Besa Muci Editore
9788836290864
Frederik Rreshpja. La notte del delirio

Frederik Rreshpja. La notte del delirio

Petrit Palushi
30 Nëntor 2021
A&B Editrice e Botime Fenix
9788877285164
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}