Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Histori

20 mars 1554: Ditë e shënuar për shkrimin shqip

Gjon Buzuku ulet në tryezën e punës e nis të shkruajë "Mesharin"

Nga Adela Kolea
20 Mars 2018
Në Histori, Kulturë, Letërsi

Më 20 Mars 1554 – Prifti katolik shqiptar dom Gjon Buzuku nis të shkruajë ‘Mesharin’ e tij, që deri më sot njihet si vepra e parë e këtij lloji dhe njëkohësisht si i pari krijim letërsie i botuar në gjuhën shqipe.

Gjon Buzuku fillon të shkruajë librin “Meshari”, siç cilëson ai vetë në pasthënie pikërisht më 20 mars 1554 dhe e përfundoi më 5 janar 1555. Në këtë vit duket se ka përfunduar edhe shtypja e librit.

Nga pasthënia e librit

“E u’ maa due tëh enbaronj vepërënë teme, Tinë Zot tueh përqyem. Endëh vjetët MDLIV njëhzet dit endëh mars zuna enfiill e enbarova endëh vjetët MDLV, endëh kallënduor V dit. E seh për fat nëh keshë kun enbëh endonjë vend fëjyem(16), u duoh tuk të jetëh fajtëh, aih qi tëh jetë maa hi ditëshim seh u’, atah fajh e lus tah trajtonjëh(17) endë e mirë. Përseh nukë çuditëm seh në paça fëjyem, këjo tueh klenëh maa e para vepërë e fort e fështirëh për tëh vepëruom enbëh gluhët tanëh. Përseh mund mund e qëllonjinë(18), se fajh të mos banjinë; përseh përherë ëndajh tah nukë mundëh jeshëh u’ tueh enbajtunëh njëh klishëh enbëh të dyy anët mëh duhë meh shërbyem. E tash u jam enfalëh gjithëveh, e lutëni Tinëh Zonëh endeh për muoh.”

“…Në vitin 1554 më njëzet mars e fillova dhe e mbarova në vitin 1555, në janar 5 ditë. E në se, për fat, do të kem gabuar kund më ndonjë vend, unë dua, ku të jetë gabimi, ai që të jetë më i ditur se unë, atë gabim e lus ta ndreqë. Sepse nuk çuditem në paça gabuar, duke qenë kjo vepër e parë e fort e vështirë për t’u punuar në gjuhën tonë”,- shkruan Buzuku.

Meshari nga Gjon Buzuku 2

Shënim

“Pasthënia …” është nxjerrë nga fotokopja e origjinalit,që ruhet në Bibliotekën Kombëtare, Tiranë. Origjinali gjindet në bibliotekën e Vatikanit, Romë, me këtë shënim katalogu: R.G. Liturgia III, 194.
Kjo pasthënie është i vetmi dokument (deri me tani) që na udhëzon se kush qe autori i librit dhe kur u përkthye e u botua ky libër.

Profesor Emil Lafe, redaktor i përgjithshëm i “Fjalorit enciklopedik shqiptar” (FESH, 3 Vëllime, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, 2008-2009), shkruan:

“Ka një radhë shenjash e rrethanash që të shtyjnë të supozosh se Buzuku, kur u ul në tryezën e punës më 20 mars 1554, nuk e filloi duke shpikur ai vetë alfabetin që do të përdorte e duke stërvitur dorën për të shkruar shqip, po duke vënë në zbatim ato shprehi që tashmë i kishte fituar nga mjedisi e i kishte zhvilluar vetë. Tregues gjuhësorë dhe historiko-kulturorë flasin në të mirë të kësaj hipoteze.

Kështu, E. Çabej, studiuesi më i thelluar i Buzukut, shprehet se: “kush ka lexuar këtë tekst disa herë me radhë, besojmë se do të ketë përshtypjen që gjuha e përdorur në të nuk është një arë fare e papunuar më parë.”

Ai bashkohet me tezën e arbëreshit Gaetano Petrotta se në Shqipëri do të ketë pasur para sh. XVI një traditë ortografike dhe mbase edhe një gjuhë të përbashkët, së paku në shkrimet e përdorimit praktik.

Edhe duke e shikuar këtë çështje nga ana e historisë së vendit, me një vështrim të gjithanshëm të gjendjes kulturore në Shqipërinë mesjetare, – shton Çabej, – teza e Petrottës do të dilte më fort e përforcuar sesa e kundërshtuar, sepse shkalla e kulturës së popullit shqiptar në atë kohë nuk ka qenë ndryshe nga ajo e vendeve përreth, sidomos e atyre të brigjeve të Adriatikut.”

Argumenta të trajtuar: Gjuha shqipeLiber Shqip
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Statua di Enver Hoxha

Da piccino nella svolta dell’Albania

3 Shkurt 2023
Richiamare Bene Valbona Jakova

Il richiamo alla vita nelle poesie di Valbona Jakova

1 Shkurt 2023

Librat më të fundit

Giorgio Castriota Scanderbeg

Giorgio Castriota Scanderbeg

Qershor 2021
Youcanprint
9791220342483
Conversazioni con Madre Teresa

Conversazioni con Madre Teresa

Mars 2021
Lush Gjergji
Edizioni Dottrinari
9788895983776
La finestra del tempo delle rose

La finestra del tempo delle rose

Gusht 2021
Gjergj Jozef Kola
B09CGTQH7H
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}