Coronavirus, a rrezikojmë sanksione nga mosrespektimi i afatqëndrimit në Itali?

Ka shumë bashkëatdhetarë që duan të dinë nëse rrezikojnë sanksione nga mosrespektimi i afatqëndrimit në Itali prej 90 ditësh në 180. Ju përgjigjet Av. Arjol Kondi

Italia

Zhvillimet e ditëve të fundit kanë nxjerrë në pah disa problematika. Ka shumë bashkëatdhetarë që duan të dinë nëse rrezikojnë sanksione nga mosrespektimi i afatqëndrimit në Itali prej 90 ditësh në 180, të parashikuar nga normativa aktuale për lëvizjen pa viza të qytetarëve shqiptarë në zonën Schengen.

Për sa i përket legjislacionit italian, mosrespektimi i afateve te daljes nga territori kombëtar, disiplinohet nga art. 13, d. lgs. 286/98. Kjo dispozitë notmative parashikon që Prefekti territorialisht kompetent në momentin e identifikimit të personit, aplikon masën e përjashtimit nga territori Italian ndaj të huajit që, ndër të tjera, qëndron në territorin shtetëror pas skadimit të këtij afati.

Normativa, parashikon, gjithashtu, që ky mosrespektim i afateve nuk duhet të varet nga forca madhore, domethënë, që mposhtin vullnetin e individit. Si rrjedhojë, në kushte normale, personi që nuk respekton afatet e 90 ditëve qëndrim në territor Schengen çdo 180, e nuk largohet në mënyrë vullnetare, rrezikon masën e përjashtimit (espulsione). Kjo masë administrative regjistrohet ne Sistemin Informativ Schengen e, si rrjedhojë, personi i sinjalizuar nuk do të ketë mundësinë të udhetojë drejtë territoreve europiane për periudhen e masës së përjashtimit që shkon nga 3 në 5 vjetë.

Sidoqoftë, aktualisht për ti bere balle urgjencës së COVID-19 (coronavirus), nëpërmjet disa dektreteve të kryeministrisë, janë marrë shumë masa shtrënguese që kufizojnë edhe lirinë e individëve të lëvizin lirshëm. Është ndaluar qarkullimi i personave jashtë komunave ku ndodhen e mosrespektimi i këtyre dispozitave sanksionohet penalisht me arrest deri në 3 muaj. Gjithashtu, për sa u përket bashkëkombasve tanë, duhet patur parasysh se aktualisht janë nderprerë edhe lidhjet e vektorëve të trasportit si ajror edhe detar që bën praktikisht të pamundur rikthimin në mëmëdhe.

Për sa më sipër, duke patur parasysh edhe urdhërin nga autoritetet për të shmangur lëvizjet që nuk janë absolutisht të domosdoshme, mund të themi se një person të cilit i ka skaduar afati 90 ditorësh i qëndrimit në territorin Schengen, në rrethanat aktuale nuk rrezikon masën e përjashtimit (espulsione) sepse bëhet fjalë për rrethanë që varet nga forcë madhore.

Av. Arjol Kondi

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version