Në gjurmët e rivierës shqiptare

“Discovering Albanian Riviera”, aktiviteti i organizuar nga AEGEE Tirana 10 ditët e para të gushtit të ardhshëm, është një mundësi e veçantë për të rinjtë europianë të shijojnë bregdetin shqiptar duke shpenzuar pak. Afati i aplikimit mbyllet në datë 15 maj.

AEGEE Tirana është në fillimet e saj me organizimin e programmi “Universiteti i Verës”. Por filozofia është e njëjtë me atë të degëve të tjera europiane AEGEE që e organizojnë çdo vit: kulturë, zbavitje dhe shpenzime minimale për të vizituar një vend tjetër në shoqërinë e të rinjve te tjere me kultura te ndryshme. Gjate 10 ditëve të programit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë plazhet fantastike, monumentet historike dhe pub-et më cool të bregdetit. Një udhëtim i pazakontë
duke pasur parasysh edhe shpenzimet: 135 euro per ushqimin dhe akomodimin. Intervistuam Erald Agën, President i AEGEE Tirana për të mësuar dicka më shumë.

Pse keni zgjedhur si qytet pritës Vlorën dhe jo Durrësin apo Tiranën?
Kemi zgjedhur Vloren per disa arsye. Ndër qytetet bregdetare është i vetmi që ndodhet ndërmjet dy deteve, Adriatik dhe Jon, dhe gushti është muaji ideal për ta vizituar. Ndërkohë, Vlora ofron peisazhe mahnitëse dhe është shumë lehtë për të promovuar “turismin blu” në Shqiperi. Plazhet afër Vlorës, si Dhërmiu, Himara, Jalta, Orikumi, Radhima e Vilat jane shumë të njohura në Shqipëri dhe të preferuara nga turistët. Për më tepër rruga nga Vlora në Sarandë duhet bërë absolutisht. Pra po flasim per Rivieren, qe ofron një panoramë unike mbi detin dhe malet që ndodhen afër.

Pse studentet europiane duhet te vizitojne Shqiperine?
Tashmë, besoj se keni vizituar gati të gjitha vendet europiane me AEGEE. Keni shijuar te gjitha ndryshimet arkitekturore, kulturore dhe bregdetare europiane dhe shume krenarisht mund ti thoni miqve tuaj që keni vizituar gjithë Europën përveç njerit shtet: Shqiperisë, që me natyrën e saj të mrekullueshme dhe të mahnitshme, plot me plazhe fantastike dhe të virgjëra, me male të larta dhe të thepisura, ideale për ngjitje dhe alpinizëm, me liqene te bukura, dhe me shume qytete të
cilat mbartin histori mijëra vjecare me vete. Dhe pikerisht Vlora është një nga ato qytete, të cilën këto studentë duhet të vizitojnë këtë verë.

Çfarë aktivitetesh janë parashikuar?
Përveç detit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë më shumë në lidhje me historinë, kulturën dhe traditat e shqiptarëve. Gjithashtu do të kenë mundësinë të paraqesin diçka për vendin e tyre. Është e qartë se do të ketë më shumë aktivitete tërheqëse për të rinjtë.

Mjaftojnë 135 euro për ushqimin dhe akomodimin për një periudhë dhjetëditore?
“Sigurisht që 135 euro nuk mjaftojnë në Vlorë gjatë gushtit, por qëllimi i këtij aktiviteti nuk është akomodimi i pjesëmarrësve në hotele me pesë yje. Pra akomodimi dhe ushqimi do jenë mirë mjaftueshëm në krahasim me Universitet Verore që këta studentë janë mësuar të shijojnë në qytete të ndryshme europiane ku AEGEE ka pikat e saj të kontaktit. Ndërsa, përsa i përket financimit jemi munduar që me kontaktet tona të përfitojmë zbritje për të ulur kostot.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version